Momente tensioni janë regjistruar edhe para Kuvendit, teksa protestuesit e PD janë përplasur me forcat e policisë që janë vendosur në këto ambiente.
Protestuesit e PD nisën tubimin e tyre para Kryeministrisë, nga ku u larguan pas hedhjes së ujit me presion dhe gazit lotsjellës.
Qytetarët i kanë vënë flakën edhe koshave të plehrave.











