• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tensione në veri të Kosovës/ Arrestohen dhjetëra policë serbë, me urdhër të Vuçiç ushtria në gatishmëri për luftë

by Java News
28/05/2019 08:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një aksion të gjerë është zhvilluar në orët e para të mëngjesit të sotëm nga Policia e Kosovës.

Nga ky aksion i policisë janë prangosur dhjetëra zyrtarë të policisë të nacionalitetit serb.

Deri më tani numri i të arrestuarve ka kaluar mbi 30. Të gjithë këta dyshohet se janë të përfshirë në krim të organizuar dhe vepra të tjera penale.

Operacioni është zhvilluar në 4 komunat me shumicë serbe, teksa Policia e Kosovës është vënë në kërkim të të dyshuarve për vrasjen e një polici, të identifikuar si Enver Zymberi, si dhe ish-politikanit serb, Oliver Ivanoviç.

Ndërhyrja po zhvillohet nga Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Inspektoriatin Policor të Kosovës, nën asistimin e njësive të tjera përkatëse, në zbatim të një urdhri të lëshuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës. Në mesin e të arrestuarve ka edhe policë të Kosovës (nga fshatrat e jugut të Mitrovicës). Mirëpo, dominojnë policët e nacionalitetit serb.

Sipas telegaf, operacioni ka nisur pak pas orës 05:00 të mëngjesit të së martës.

Ndërhyrjes së mëngjesit të sotëm i ka paraprirë një hetim disamujor i IPK-së dhe Policisë së Kosovës, udhëhequr nga Prokuroria Speciale e Kosovës, që ka rezultuar me dyshime të bazuara të përfshirjes së disa zyrtarëve të policisë dhe qytetarëve në vepra penale.

Ata dyshohen për “pjesëmarrje ose organizim të grupit kriminal”, “kontrabandë mallrash”, “shpërdorim të pozitës zyrtare”, “dhënie ryshfeti”, “tregti e ndaluar” etj..

Alarmi që përdoret nga serbët e veriut e që simbolizon tubim të menjëhershëm është aktivizuar rreth orës 06:00, por deri më tani nuk vërehen qytetarë të jenë mbledhur.

Alarmi u dëgjua edhe një orë më pas.

Ndërkohë pas aksionit të policisë së Kosovës e cila ka arrestuar në Veri disa policë serbë të lidhur me krimin e organizuar, duket se situata eshte tensionuar.

Kreu i shtetit serb ka urdhëruar ushtrinë dhe policinë e Serbisë që të vihen në gjendje gatishmërie, raporton Express.

Edhe pse bëhet fjalë vetëm për arrestime në mediat serbe po njoftojnë se policia serbe apo ROSU siç i referohen ata ka ” hyrë në Veri” duke e dramatizuar situatën.

Është interesante se një aksion të tillë të policisë Vuçiç ka kohë që e ka paralajmëruar.

g.kosovari

Next Post
7 leje ndërtimi në bregdet/ Prokuroria nis hetimet për kryebashkiakun e Kavajës dhe dy vartësit e tij

7 leje ndërtimi në bregdet/ Prokuroria nis hetimet për kryebashkiakun e Kavajës dhe dy vartësit e tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama i kalon Blendi Gonxhes varësinë e Drejtorisë së Arkivave/ Ja vendimi i qeverisë

Rama i kalon Blendi Gonxhes varësinë e Drejtorisë së Arkivave/ Ja vendimi i qeverisë

April 1, 2026
Vengu mbi përplasjet në PS: Detaje periferike, Shqipëria ka çështje shumë më jetike! Hatërmbetjet janë një luks që nuk e kemi

Vengu mbi përplasjet në PS: Detaje periferike, Shqipëria ka çështje shumë më jetike! Hatërmbetjet janë një luks që nuk e kemi

April 1, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Po na ndihmojnë fotovoltaikët me naftën?

April 1, 2026
“Pse talleni me një popull që me zor të ka pritur?!”, Daut Gumeni kritikon SPAK: Prishtshmëritë s’po përmbushen

“Pse talleni me një popull që me zor të ka pritur?!”, Daut Gumeni kritikon SPAK: Prishtshmëritë s’po përmbushen

April 1, 2026
Nga shpallja e zonave me përparësi zhvillimi tek mbështetja sociale/ Zbardhen vendimet e sotme të qeverisë

Nga shpallja e zonave me përparësi zhvillimi tek mbështetja sociale/ Zbardhen vendimet e sotme të qeverisë

April 1, 2026
Tjetër ndryshim në Qeveri! Lirohet nga detyra zv.ministri i Mbrojtjes, ja kush e zëvendëson (EMRI)

Tjetër ndryshim në Qeveri! Lirohet nga detyra zv.ministri i Mbrojtjes, ja kush e zëvendëson (EMRI)

April 1, 2026
Gjyqi për Hashim Thaçin dhe 4 ish-krerët e UÇK-së në Hagë, seanca shtyhet më 14 prill

Gjyqi për Hashim Thaçin dhe 4 ish-krerët e UÇK-së në Hagë, seanca shtyhet më 14 prill

April 1, 2026
‘S’do jetë e lehtë’/ De Biasi “spiunon” Shqipërinë në Itali: Tifozët dhe mesi i fushës ndihmojnë kuqezinjtë…!

“Gati t’i rikthehem aventurës sime me Shqipërinë”, Gianni De Biasi do që të jetë sërish trajner i kombëtares shqiptare

April 1, 2026
Tremujori i dytë nis me një tjetër goditje për Euron, kursi me Lekun arrin rekord të ri

Tremujori i dytë nis me një tjetër goditje për Euron, kursi me Lekun arrin rekord të ri

April 1, 2026
Ambasada e SHBA: Regjistrohuni në programin STEP për udhëtimet jashtë vendit

“Grupet e lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë SHBA dhe Shqipërinë”, ambasada amerikane jep alarmin

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In