• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

7 leje ndërtimi në bregdet/ Prokuroria nis hetimet për kryebashkiakun e Kavajës dhe dy vartësit e tij

by Java News
28/05/2019 08:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dhënia e 7 lejeve ndërtimore në bregdetin e Kavajës, ka bërë që prokuroria e këtij qyteti të nisë hetimet për kryetarin e Bashkisë së Kavajës, Isa Sakja dhe dy vartësit e tij Dëshira Qaton dhe Dritan Kazazin. Tre zyrtarët prej dy javësh po verifikohen për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, pasi Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, ka arritur të konstatojë parregullshmëri në 7 leje ndërtimore.

Lajmi për nisjen e veprimeve hetimore konfirmohet nga prokuroria e Kavajës, e cila nëpërmjet një shkrese, i është drejtuar bashkisë së qytetit që të verë në dispozicion të gjithë praktikën e lejeve të ndërtimit që janë miratuar nga kryebashkiaku Isa Sakja dhe dy vartësit e tij Dëshira Qato me detyrë Drejtore e Drejtorisë së Kontrollit, Zhvillimit Urbanistik dhe Pronave dhe Dritan Kazazi me detyrë Kryeinspektori i IMT-së në Bashkinë Kavajë. “Momentalisht çështja është në fazën e mbledhjes së dokumentacionit dhe pasi të kryhet administrimi i letrave, atëherë do procedohet me marrjen në pyetje të personave që po verifikohen”-tha një burim pranë prokurorisë së Kavajës.

Indicie për këtë hetim të nisur nga prokuroria e Kavajës është bërë një kallëzim penal i datës 15 prill 2019 nga drejtoresha e IKMT-së Dallëndyshe Bici, inspektorët e të cilës në terren kanë konstatuar nisjen e punimeve në zonën e bregdetit. Këto punime kanë nisur me qëllim ndërtimin e hoteleve shumëkatëshe në bregdetin e Kavajës, por ka dyshime të forta se mund t’i ndryshohet destinacioni godinës, duke e kthyer në pallat. Kjo pasi sipas kallëzimit të Dallëndyshe Bicit, këto ndërtime duhet të monitorohen hap pas hapin, me qëllim verifikimin e zbatimit të lejës së ndërtimit të miratuar nga bashkia Kavajë.

Lejet e ndërtimit të miratuara nga kryetari i bashkisë Kavajë, Isa Sakja për periudhën shtator 2015 deri në 2019. “Aktualisht deri më tani nga ana e bashkisë Kavajë nuk është dhënë informacion i kërkuar, duke anashkaluar marrjen e masave dhe parandalimin e paligjshmërisë”-thuhet në kallëzimin penal të IKMT-së.

Njëherësh zyrtarët e këtij institucioni pretendojnë se nga ana e IMT-së Bashkia Kavajë, nuk janë marrë masat e nevojshme, për të marë vendime konkrete për 11 procedura, ku janë konstatuar ndërtime pa lejë në territorin që mbulon bashkia e Kavajës. Pritet që në muajt në vijim prokuroria e Kavajës të dalë me një përfundim konkret lidhur me këtë çështje që tashmë ka nisur për verifikimin e 7 lejeve ndërtimore në bregdetin e Kavajës.

Vetë Sakja e quan këtë një sulm politik të kryeministrit Edi Rama.

“Edi Rama konkretizoi me letra sulmin e tij verbal të ndërmarrë ndaj meje pak javë më parë. Në hall, ngaqë të gjithë sondazhet që bëri në Kavajë, me disa kandidatë të tij, i dalin që të gjithë humbës përballë meje, zgjodhi rrugën e përdhosjes së emrit tim dhe kërcënimin për burg. Është sulm tipik i tij,fillimisht bën akuzën verbalisht, pastaj formulon akt-akuzën. Nuk jam opozitari i parë i sulmuar prej tij, por nëse Edi Rama vazhdon të jetë në krye të qeverisë nuk do jem as i fundit.Të dashur miq,Ju përshëndes duke ju siguruar se të gjithë skenarët komunisto-puçistë, nga futja e armëve në kishë e deri tek linçimi publik i kundërshtarëve politikë, i kam të njohur nga historia, ndaj nuk më impresionojnë e as më frikësojnë dot. Keni patur mundësi që të më njihni përgjatë me pak se dy vite në drejtim të Bashkisë Kavajë, se për nga natyra jam optimist.

Unë besoj se në këtë vend ka ende gra e burra që nuk janë vegla qorre të tij, edhe pse që të gjithë jemi nën presion dhe kërcënim. Unë besoj tek gratë e burrat që e duan Shqipërinë me të njëjtin pasion që unë e dua atë, e luftojnë për një të ardhme të Shqipërisë me demokraci të vërtetë të fjalës, mendimit, besimit e veprimit. Unë do të vazhdoj të përmbush misionin tim të drejtimit të Bashkisë Kavajë me të njëjtën dashuri, pasion e përkushtim, siç kam bërë deri tani”, ka reaguar para pak kohe Isa Sakja, pasi u bë publik lajmi për kallzimin nga IKMT./shqiptarja.com

g.kosovari

Next Post
Kryeministri grek, propozon 7 korrikun për zgjedhje të parakohshme

Kryeministri grek, propozon 7 korrikun për zgjedhje të parakohshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama mbledh Asamblenë, në diskutim emrat për bashkitë dhe ndryshimet në qeveri

Rama mbledh Asamblenë, në diskutim emrat për bashkitë dhe ndryshimet në qeveri

November 14, 2026
A do të kandidojë për Shkodrën? Karakaçi: Mbështes Benet Becin për një mandat të dytë

A do të kandidojë për Shkodrën? Karakaçi: Mbështes Benet Becin për një mandat të dytë

November 13, 2026
Gjenerata Z ngrihet kundër Merz, mbi 150 mijë të rinj regjistrohen për protesta në të gjithë Gjermaninë. Letër të hapur kancelarit

Takimi Trump-Putin në Kinë, Merz paralajmëron SHBA-në: Mos na lini jashtë bisedimeve

November 13, 2026
Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

LAJMI I FUNDIT: SHBA mbyll qiejt, qindra aeroporte ndërpresin fluturimet “për arsye sigurie”

November 13, 2026
Gara për Tiranën, Tabaku: Kandidati i opozitës duhet të ketë përvojë politike dhe menaxhuese

Gara për Tiranën, Tabaku: Kandidati i opozitës duhet të ketë përvojë politike dhe menaxhuese

November 13, 2026
Alarm për katastrofë ekologjike në Gjirin Persik, ndotja mund të zgjasë me dekada

Alarm për katastrofë ekologjike në Gjirin Persik, ndotja mund të zgjasë me dekada

November 13, 2026
BE-ja përcakton ekipin për negociatat e paqes në Ukrainë, pesë fuqitë europiane në tryezë

BE-ja përcakton ekipin për negociatat e paqes në Ukrainë, pesë fuqitë europiane në tryezë

November 13, 2026
Shqipëria drejt BE-së, Kallas: Po bëhen hapa përpara në procesin e zgjerimit

Shqipëria drejt BE-së, Kallas: Po bëhen hapa përpara në procesin e zgjerimit

November 13, 2026
VIDEOLAJM/ Një sprovë e suksesshme në pikturë e skulptorit Vladimir Llakaj

VIDEOLAJM/ Një sprovë e suksesshme në pikturë e skulptorit Vladimir Llakaj

November 13, 2026
“Të gjetëm!”, Elton Tozaj rrëfen sulmin në Greqi: Më goditën me leva dhe doreza hekuri

“Të gjetëm!”, Elton Tozaj rrëfen sulmin në Greqi: Më goditën me leva dhe doreza hekuri

November 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In