• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Tensione në një strehimore refugjatësh afër kufirit Greqi-Shqipëri

by Aalison Pearse Stevens
22/03/2016 13:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mjetet greke të informimit njoftuan për tensione mbrëmjen e së hënës jashtë mjediseve të një strehimoreje në zonën e Dolianës afër kufirit me Shqipërinë ku janë vendosur rreth 200 refugjatë.

Tensionet erdhën pas njoftimit të autoriteteve greke se do të vendosin në këtë qendër edhe 200 refugjatë të tjerë. Grupe banorësh kanë reaguar ndaj autoriteteve vendore duke pohuar se nuk do të lejojnë hyrjen në qendër të autobuzëve të rinj me refugjatë. Sipas tyre qendra nuk ka kapacitet dhe nuk dëshirojnë ngritjen e çadrave me refugjatë në zonën e tyre.

Mjediset e Konviktit të nxënësve të Dolianës ndodhen në zonën e Kallpaqit, rreth 14 kilometër larg pikës së Kakavijës, në kufi me Shqipërinë.

Një tjetër incident ishte shënuar më herët në kampin e refugjatëve në zonën e ish- aeroportit ushtarak të Janinës ku ndodhen 1200 refugjatë.

Prefekti i Janinës Aleksandros Kahrimanis u sulmua verbalisht nga një grup prej 50 njerëzish që synuan ta pengonin në portën hyrëse të Kampit.

Sipas mediave lokale greke, grupe anarkistësh thyen në këtë zonë zyrat e Partisë në pushtet SYRIZA dhe Policia greke shoqëroi 18 persona lidhur me këto tensione.

Prurjet e refugjatëve në zonë e Janinës erdhën duke u rritur dy tre ditët e fundit.

Sipas burimeve greke numri i përgjithshëm i refugjatëve në 4 qendra të ngritura në këtë zonë është deri tani rreth 2.000. Një pjesë jo të vogël të tyre e zënë gratë dhe fëmijët.

Next Post

Djali sirian: Keqardhje për Brukselin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Afera Partizani, Beqiri: Berisha rrezikon deri në 10 vite burg! SPAK ka lënë në harresë ‘21 janarin’ dhe ‘Gërdecin’

GJKKO rrëzoi kërkesën e Malltezit për pasuritë, Beqiri: Familja Berisha, më e korruptuara në Europë dhe Afrikë

April 7, 2026
Zinxhirë njerëzish përqark centraleve, zbulohet plani i iranianëve pas kërcënimit të frikshëm të Trump

Zinxhirë njerëzish përqark centraleve, zbulohet plani i iranianëve pas kërcënimit të frikshëm të Trump

April 7, 2026
Izraeli godet ura dhe hekurudha në Iran, mediat iraniane: Kanalet diplomatike midis Teheranit dhe Uashingtonit nuk janë mbyllur

Izraeli godet ura dhe hekurudha në Iran, mediat iraniane: Kanalet diplomatike midis Teheranit dhe Uashingtonit nuk janë mbyllur

April 7, 2026
“Papunësia 8.3 përqind”/ Ibrahimaj: Rroga mesatare 87 mijë lekë, pagat rritje vit pas viti

“Papunësia 8.3 përqind”/ Ibrahimaj: Rroga mesatare 87 mijë lekë, pagat rritje vit pas viti

April 7, 2026
Raporti: Si Orban ndihmoi Putin me çdo mjet dhe mënyrë

Raporti: Si Orban ndihmoi Putin me çdo mjet dhe mënyrë

April 7, 2026
VIDEO/ Makina në 220 km/h, momente para aksidentit fatal në aksin Fier-Vlorë

VIDEO/ Makina në 220 km/h, momente para aksidentit fatal në aksin Fier-Vlorë

April 7, 2026
Kina: Mjetet ushtarake nuk sjellin paqe

Kina: Mjetet ushtarake nuk sjellin paqe

April 7, 2026
Gjykata e Posaçme dënon me 11 vite burg biznesmenin Rezart Taçi

Gjykata e Posaçme dënon me 11 vite burg biznesmenin Rezart Taçi

April 7, 2026
“Duam naftë pa taksa”, fermerët dhe blegtorët protestojnë te Ministria e Bujqësisë

“Duam naftë pa taksa”, fermerët dhe blegtorët protestojnë te Ministria e Bujqësisë

April 7, 2026
Joni Keta në krye të BKH-së, Gjykata Administrative rrëzon pretendimet se emërimi i tij ishte i jashtëligjshëm

Joni Keta në krye të BKH-së, Gjykata Administrative rrëzon pretendimet se emërimi i tij ishte i jashtëligjshëm

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In