Tensionet rikthehen në Kumanovë, kurse shkak kësaj radhe është qëllimi i kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti të vizitojë këtë qytet, thonë për “Lajm”, banorë shqiptarë të Kumanovës.
Pas analizave të bëra, organet e BDI-së kanë konstatuar se Ahmeti duhet sa më shpejtë të vizitojë Kumanovën, sepse tani kur po afrohen zgjedhjet, çdo vonesë e mëtutjeshme do të reflektohet negativisht në fushatën e tij personale dhe atë të BDI-së.
Mirëpo pas konfliktit të Kumanovës që ndodhi më 9 dhe 10 maj, si dhe pas incidentit në degën partiake, kur u vra pretendenti kryesor për kryetar dege Xhemail Rexhepi-Komandant Shqiponja, nuk ekziston disponim për pritjen e Ahmetit, as tek shqiptarët e Kumanovës, por as te simpatizantët e BDI-së.









