• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Tensione në Adriatik! Flota ruse në pozicion sulmi në brigjet italiane për të bllokuar aeroplanmbajtësen amerikane

by A R
16/08/2022 12:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Flota ruse gati të përplaset me NATO-n në Adriatik. Gjithçka ka ndodhur në ujërat italiane, përgjatë brigjeve përballë Abruzzo-s dhe Pulias.

Ngjarja e paprecedentë u zbulua nga prestigjiozja italiane “La Repubblicca”, e cila rindërtoi lëvizjet e anijeve ruse dhe kundër lëvizjet e NATO-s, gjatë disa ditëve me tension shumë të lartë në det të hapur.

Më konkretisht, më 22 korrik flota ruse bllokoi rrugën hyrëse dhe dalëse për në Adriatik. Një lëvizje e guximshme, e bërë për të penguar lëvizjen e aeroplanmbajtëses amerikane “Truman”.

Sipas skemës së rikonstruktuar nga La Repubblicca, e cila citon konfirmime nga burime zyrtare, anija ruse “Ammiraglio Tributs” ka lundruar deri në Adriatik për të arritur në brigjet e Abruzzos.

Më në jug, në Salento është vendosur kryqëzori “Varyag” ndërsa anija spiune “Vasily Tatishchev” po kërkonte komunikime në radio në zonë.

Artikulli i “La Republicca”

Është një sfidë e fshehtë, dhe ndonjëherë tejet e pamatur. Flota ruse dhe ajo e NATO-s përballen me njëra-tjetrën në Mesdhe, duke qenë shpeshherë në distanca shumë të afërta me njëra-tjetrën. Vetëm 3 javë më parë, anijet e Moskës kryen një operacion shumë të guximshëm. Ato u pozicionuan për të bllokuar Detin Adriatik, me synim pengimin e lëvizjes së aeroplanmbajtëses amerikane “Truman”.

Një lëvizje shumë strategjike, pasi ky është deti më afër fushëbetejave të Ukrainës, dhe nga i cili raketat dhe aeroplanët mund të ndërhyjnë teorikisht më shpejt në vijën e parë të frontit.

Më 22 korrik, anija luftëtare “Ammiraglio Tributs” kaloi kanalin e Otrantos dhe u ngjit më në veri. Ai u zhvendos nga Gargano dhe u vendos para brigjeve të Abruzzo, të tejpopulluara nga njerëzit për shkak të pushimeve verore. Por nuk ishte vetëm. Nga pas e ndiqte kryqëzori rus “Varyag”, me bateritë e tij të raketave me rreze të gjatë veprimi.

Ky i dyti qëndroi përballë qytetit-port italian të Salentos, duke mbajtur nën vëzhgim rrugë-kalimin kyç për në Adriatik. Së bashku me të ishte edhe një luftanije e tretë, “Vasily Tatishchev”, e specializuar në spiunazh, dhe e pajisur me instrumente për të përgjuar komunikimet radio dhe impulset e sensorëve. Detyra e tij ishte të studionte “reagimet elektronike” të NATO-s ndaj këtij inkursioni provokues.

Për herë të parë në Adriatik që nga fillimi i luftës në Ukrainë, flota ruse nuk kishte hyrë kurrë në Detin Adriatik. Disa herë anijet e Moskës kishin ardhur për të monitoruar nga afër stërvitjet e Aleancës Atlantike, duke arritur deri në ujërat e Kalabrisë, në jugun e Italisë.

Por nuk kishin guxuar asnjëherë të kryenin një “manovër bllokuese”, që synoi të kufizonte lëvizjet e aeroplanmbajtëses amerikane “Truman”, mjeti kryesor i dislokimit të NATO-s në Detin Mesdhe, që muajt e fundit udhëton shpesh përgjatë një rruge nga Siçilia në Adriatik dhe anasjelltas.

Operacioni i Marinës Ruse, shkaktoi fillimin e një duel të gjatë në heshtje, ku komandat e NATO-s u angazhuan t’u tregojnë rusëve nuk do të hiqnin dorë nga kontrolli i kalimit midis deteve Jon dhe Adriatik. Kështu, në ditët e fundit të korrikut, kryqëzori “Varyag” u gjend më pak se 100 kilometra larg homologut amerikan “Forrest Sherman”.

Ato ishin praktikisht në të dy anët e kepit të Santa Maria di Leuca. Rusët në anën e Adriatikut, dhe amerikanët në anën e Jonit. Pak më në jug, aeroplanmbajtësja “Truman”, me afro 60 avionë gjuajtës-bombardues F18 Hornet në bord, dhe me një eskortë të marinës amerikane.

Mes tyre ishte një ekip i NATO-s – Grupi i Dytë Detar i Përhershëm – me anije luftarake dhe fregata amerikane, italiane, spanjolle, turke dhe greke, të cilat më 25 korrik u mblodhën në Detin Jon për të formuar një kuadrat rreth aeroplanmbajtëses “Truman”.

Operacioni rus midis Puljas dhe Siçilisë

Operacioni rus u zbulua nga faqja “The Ship Yard Naval Consultancy”, e cila analizon informacionet nga satelitët komercialë, dhe është konfirmuar për “La Repubblica” nga burime zyrtare. Por misionet e disa gjurmuesve – të përshkruara nga portali Itamilradar – kishin treguar se diçka po ndodhte mes Siçilisë dhe Puljas, raporton abcneës.al.

Sidomos më 31 korrik, një nga dronët-spiunë më të mëdhenj që ka SHBA, GlobalHaëk, që niset çdo ditë nga Sigonella për të shkuar në Detin e Zi dhe për të monitoruar konfliktin ukrainas, patrulloi një pjesë të Detin Jon për orë të tëra, duke vazhduar fluturimin mbi një zonë specifike. E njëjta ku për 3 ditë rresht ishin përqendruar patrullimet e avionëve italianë P72.

Nuk dihet se cili është pozicioni aktual i anijeve ruse, dhe nëse aktiviteti i tyre shoqërohej edhe nga një nëndetëse. Megjithatë, 3 ditë më parë avionët italianë të zbulimit, kanë rinisur të patrullojnë më intensivisht ujërat mes Kalabrisë dhe Greqisë, duke u fokusuar në disa zona.

Pasi dyshohet se të paktën një nga mjetet e marinës ruse ndodhet ende në zonë. Kryqëzori “Varyag” është binjaku i “Moskva”, që u fundos nga ukrainasit më 14 prill. Ajo është një nga anijet më të fuqishme në flotën e Putinit, me 16 raketa P-1000 Vulcan me rreze të gjatë veprimi në bord, që janë dizenjuara të shkatërrojnë aeroplanmbajtëset amerikane.

Sipas propagandës ruse, ato e bëjnë këtë duke vepruar së bashku “si një tufë ujqërish që sulmon gjahun e saj”. Ato mund të godasin nga 500 kilometra larg, duke udhëtuar me një shpejtësi 3 herë më të madhe se ajo e zërit. Krahasuar me “Moskva”, “Varyag” ka një mbrojtje kundërajrore dhe radarë më të avancuar.

Ndërkohë, “Ammiraglio Tributs” është një luftanije e shkëlqyer për luftën kundër nëndetëseve, e pajisur gjithashtu me raketa të projektuara për të rrëzuar raketat lundruese amerikane. Dy anijet të ndërtuara në vitet e fundit të Bashkimit Sovjetik, dhe që i janë nënshtruar disa herë modernizimit, janë një çift i përhershëm në flotën e Paqësorit.

Ato u nisën dhjetorin e vitit të kaluar nga baza e tyre në Vladivostok, porti përballë Japonisë, kaluan oqeanet dhe zbarkuan në Mesdhe, për të forcuar pozicionet mbrojtëse në funksion të pushtimit të Ukrainës. Që nga ajo kohë ato janë kanë formuar “majën e sulmit” rus që lëviz nga Siria në Perëndim për të ndjekur Aleancën Atlantike, duke u alternuar me ekipin tjetër të formuar nga kryqëzori “Slava”, një luftanije, dy fregata dhe një korvetë, raporton abcneës.al.

Së fundi, të paktën 2 nëndetëse të klasit “Kilo”, që nuk bëjnë zhurmë dhe të armatosura me raketa Kalibr po kryejnë ekspedita pranë Bosforit. Këto duele janë deti tani të kufizuara në manovra, pak a shumë agresive, dhe në shkëmbime të impulseve të radarit, për të treguar aftësinë e goditjes së kundërshtarit.

Lojëra luftarake, që me kalimin e muajve po bëhen gjithnjë e më të shpeshta dhe më të rrezikshme. Pak ditë më parë, një dokument strategjik nga Kremlini, përsëriti rëndësinë që kanë rrugët detare të Mesdheut Lindor për “interesin kombëtar” të Rusisë. Ky synim i nxit admiralët e Putinit të nisin një Luftë të re të Ftohtë, me nivele tensioni gjithnjë e më të larta, dhe që vërehen gjithnjë e më shpesh në detet italiane.

Next Post
Nuk zhgënjen Vasili: Meta nuk do të jetë vetëm më 2 Mars, do dalim edhe ne në shesh

Ilir Meta e bën pushim sot, nxjerr deputetin e zgjedhur me 361 vota: Kam disa denoncime shumë të rënda...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qeveria planifikon paketë ndihme për sektorin e transportit, rikthehet skema e subvencionimit të naftës

Qeveria planifikon paketë ndihme për sektorin e transportit, rikthehet skema e subvencionimit të naftës

April 1, 2026
Zyrtarja franceze: NATO “nuk është krijuar” për operacione në Ngushticën e Hormuzit

Zyrtarja franceze: NATO “nuk është krijuar” për operacione në Ngushticën e Hormuzit

April 1, 2026
Historia e pazakontë e 31-vjeçares shqiptare: Dashurohet me të dënuarin me vdekje dhe braktis vajzën!

Historia e pazakontë e 31-vjeçares shqiptare: Dashurohet me të dënuarin me vdekje dhe braktis vajzën!

April 1, 2026
Përpasjet në selinë e PD, Muç Nano: Në vend t’i thonë Berishës të kemi dhj*rë në parti, kërkojnë sqarime kot

Përpasjet në selinë e PD, Muç Nano: Në vend t’i thonë Berishës të kemi dhj*rë në parti, kërkojnë sqarime kot

April 1, 2026
Bazë hetimore/ Përfituesit e amnistisë në burgje, policia kërkon ADN e atyre që do të lënë qelinë

Lirohet nga detyra Klevis Qose, Adriatik Kupi emërohet drejtor i Burgjeve

April 1, 2026
IEA paralajmëron krizë energjetike: Ndërprerjet e naftës do të godasin Evropën në prill

IEA paralajmëron krizë energjetike: Ndërprerjet e naftës do të godasin Evropën në prill

April 1, 2026
Demo për Paketën e Maleve: 4 bashki të reja që miratuan zonat prioritare

Demo për Paketën e Maleve: 4 bashki të reja që miratuan zonat prioritare

April 1, 2026
Nis seanca gjyqësore për tragjedinë në Tempi, Panos Ruçi përfundon në spital

Nis seanca gjyqësore për tragjedinë në Tempi, Panos Ruçi përfundon në spital

April 1, 2026
“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

April 1, 2026
Kina dhe Pakistani paraqitin pesë propozime për rivendosjen e paqes në Gjirin Persik dhe Lindjen e Mesme

Kina dhe Pakistani paraqitin pesë propozime për rivendosjen e paqes në Gjirin Persik dhe Lindjen e Mesme

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In