• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Tensione dhe akuza në gjyqin e Izet Haxhisë, gruaja e gjyqtarit lidhje me vajzën e Berishës, avokati: Saliu e nxori në pritë Azemin

by Java News
15/08/2019 09:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Izet Haxhia dhe mbrojtja e tij shpërthyen dje në akuza dhe sulme kundër ish-kryeministrit Sali Berisha dhe trupës gjykuese. Seanca e djeshme gjyqësore e zhvilluar në Gjykatën e Apelit për shqyrtimin e ankimit të Haxhisë kundër vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për masën e sigurisë u shoqërua me tensione të shumta. Ashtu siç gazeta e paralajmëroi një ditë më parë, Haxhia ka dalë kundër pjesëmarrjes së Asim Vokshit në trupën gjyqësore. Sipas tij, ai ka lidhje me Sali Berishën, ndërkohë që shtoi se ky i fundit është personi përgjegjës për eliminimin e Hajdarit. Sipas tij, ish-kryeministri ishte i vetmi i interesuar për vrasjen e ish-deputetit demokrat. Duke vijuar më tej, Beqiri shtoi se Sali Berisha ka kapur edhe trupën gjykuese, për të cilën kërkoi përjashtim. “Ju nuk duhet të jeni në përbërjen të trupit gjykues sepse keni pengesë ligjore, dyshimin tonë të arsyeshëm për anësi, duke qenë kundër interesave të ligjshme të të pandehurit Izet Haxhia. Personi kyç, akuzatori i vetëm, kundër Izet Haxhisë, si bashkëpunëtor në vrasjen e Azem Hajdarit, është Sali Berisha. Ky person, meqenëse ishte i interesuari i vetëm për vrasjen e Azem Hajdarit dhe e nxori atë në pritë, duke u bërë bashkëpunëtori kryesor i këtij krimi të rëndë, ka shpejtuar të krijojë dhe të denoncojë në ambasadën e SHBA “alibinë” sikur ishte dhe Izet Haxhia bashkëpunëtor me ekzekutorin. Lidhjet tuaja me Sali Berishën për rrjedhojë interesi për të qenë kundër Izet Haxhisë dhe të drejtës që kërkon të zbardhë ai, janë të atilla, sa duhet t’u bënin juve të paraqisnit një kërkesë kryetarit të gjykatës për të hequr dorë nga ky gjykim. Meqenëse ju nuk e bëtë këtë gjë, detyrohemi ne të kërkojmë përjashtimin tuaj nga ky gjykim”, tha Idajet Beqiri.

Provat për kapjen e gjyqësorit nga Berisha

Avokati i Izet Haxhisë renditi edhe një sërë faktesh që provojnë sesi Sali Berisha ka shtrirë “tentakulat” në gjyqësor. Beqiri akuzoi gjyqtarin Asim Vokshi se ka lidhje të ngushta me Berishën sepse bashkëshortja e tij ka punuar në studion ligjore të vajzës së ish-kryeministrit, Argita Berisha. Ai shtoi se po ashtu, gjyqtari është shumë i afërt me ish-deputeten demokrate, Albana Vokshi. “E para, bashkëshortja juaj ka punuar në Studion Ligjore të Argita Berishës, vajzës së Sali Berishës. E dyta, ju e keni gjini shumë të afërt Albana Vokshin, “beniaminin” e mirënjohur të Sali Berishës. Këto dy arsye e bëjnë të dyshimtë pjesëmarrjen tuaj në këtë gjykim. Nga ana tjetër, ju e keni kolege bashkëshorten e të ndjerit Azem Hajdari. Ajo është në këtë gjykatë gjyqtare, së bashku me ju”, deklaroi Idajet Beqiri në seancën e djeshme. Për këto arsye ai kërkoi përjashtimin e gjyqtarit Asim Vokshi nga treshja gjykuese, për t’i lënë vendin Këshillit të Lartë Gjyqësor që të përcaktojë me short një trupë tjetër. “Duke qenë se gjyqtarë të tjerë para jush kanë hequr dorë nga gjykimi i kësaj çështjeje kur u shqyrtua apeli i Izet Haxhisë kundër vendimit të Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë dhe kjo dorëheqje e tyre është pranuar, të njëjtën gjë duhet të bëni edhe ju, me qëllim që t’i hapni rrugë KLGJ të caktojë një treshe gjyqtarësh jashtë kësaj Gjykate Apeli”, tha avokati Idajet Beqiri. Pas kësaj kërkese, trupa gjykuese u tërhoq për vendim. Pas pak minutash ajo u rikthye dhe pranoi kërkesën e Izet Haxhisë për përjashtimin e saj. Trupa gjykuese do t’i kërkojë kryetarit të Gjykatës së Apelit heqjen dorë nga gjykimi i kërkesës së Izet Haxhisë për të rrëzuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, e cila nuk ia lehtësoi masën e sigurisë./gazeta sot

g.kosovari

Next Post
VIDEO/ Aksion për lëndët narkotike, policia rrethon Laprakën, ndalon një grup të rinjsh

VIDEO/ Aksion për lëndët narkotike, policia rrethon Laprakën, ndalon një grup të rinjsh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rrëmbimi i Bleona Matës, flet nëna: Halla e zhduku në mal! Avokati: Fëmija u kap nga një grup i strukturuar kriminal

Rrëmbimi i Bleona Matës, flet nëna: Halla e zhduku në mal! Avokati: Fëmija u kap nga një grup i strukturuar kriminal

February 10, 2026
VIDEO- Pjesëmarrje e ulët në protestën e opozitës te Kryeministria

Pak para protestës, Luçiano Boçi zbulon synimin e PD-së

February 10, 2026
Trafik droge e grup kriminal, GJKKO dënon me 20 vite burg Gëzim Bakallin dhe Erjon Locin

Trafik droge e grup kriminal, GJKKO dënon me 20 vite burg Gëzim Bakallin dhe Erjon Locin

February 10, 2026
Besojini pa problem! Këto dy shenja të zodiakut ta ruajnë sekretin për gjithë jetën

Besojini pa problem! Këto dy shenja të zodiakut ta ruajnë sekretin për gjithë jetën

February 10, 2026
Makina e tij u përplas “kokë më kokë” me një kamion, humb jetën shqiptari në Itali

Makina e tij u përplas “kokë më kokë” me një kamion, humb jetën shqiptari në Itali

February 10, 2026
Mazhoranca rrëzon nismën e Jorida Tabakut për statusin e minatorit

Mazhoranca rrëzon nismën e Jorida Tabakut për statusin e minatorit

February 10, 2026
Zbulohen ndryshimet e nenit për pezullimin e një ministri, ja çfarë pritet të ndodhë pas paralajmërimit të Edi Ramës

Zbulohen ndryshimet e nenit për pezullimin e një ministri, ja çfarë pritet të ndodhë pas paralajmërimit të Edi Ramës

February 10, 2026
Koçiu: Forcimi i integritetit dhe transparencës në institucionet ligjzbatuese, përmes partneritetit Shqipëri–SHBA

Koçiu: Forcimi i integritetit dhe transparencës në institucionet ligjzbatuese, përmes partneritetit Shqipëri–SHBA

February 10, 2026
Politikat e shpërblimit të punonjësve të bankave, BSH propozon ndryshime

BSH: Kreditë me probleme në nivelin më të ulët

February 10, 2026
Netanyahu para takimit me Trump: Do të paraqes qëndrimet tona për negociatat me Iranin! Diskutime edhe për Gazën

Netanyahu para takimit me Trump: Do të paraqes qëndrimet tona për negociatat me Iranin! Diskutime edhe për Gazën

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In