• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

BSH: Kreditë me probleme në nivelin më të ulët

by E B
10/02/2026 15:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Referuar të dhënave të Bankës së Shqipërisë, raporti i kredive me probleme ka arritur nivelin më të ulët që prej janarit të vitit 2008.

Sipas publikimit të fundit, Banka Qendrore bën të ditur se huatë me probleme zbritën në nivelin e 3.8% në dhjetor, nga 4.17% që ishin një vit më parë.

Ndërsa vlera e tyre gjatë gjithë muajve të tjerë të vitit 2025 ishte në kufijtë e 4%-4.4%, siç u regjistrua në shtatorin e vitit të kaluar.

Rënia e kredive me probleme gjatë muajit dhjetor vjen edhe si pasojë e pastrimit të portofolëve nga kreditë e humbura të bankave para mbylljes së bilancit financiar vjetor.

Këto volume të kredive të nxjerra jashtë bilanceve ndikojnë menjëherë në uljen e raportit të kredive me probleme në përmbyllje të vitit që lamë pas.

Nga ana tjetër, rritja e kreditimit në banka, veçanërisht në segmentin e individëve, ku kanë dominuar huatë për blerje pasurish të paluajtshme, ka mbajtur përsëri të lartë volumet e kreditimit, pavarësisht shqetësimeve të shprehura nga Banka e Shqipërisë dhe masave të marra me synim ngadalësimin e kësaj rritjeje.

Megjithatë, Banka e Shqipërisë vlerëson se është e nevojshme që bankat të ruajnë vëmendjen në procesin e analizës së aplikimeve për kredi, si për individët ashtu edhe për bizneset, dhe të ushtrojnë monitorim të procesit pas miratimit të huave.

Next Post
Koçiu: Forcimi i integritetit dhe transparencës në institucionet ligjzbatuese, përmes partneritetit Shqipëri–SHBA

Koçiu: Forcimi i integritetit dhe transparencës në institucionet ligjzbatuese, përmes partneritetit Shqipëri–SHBA

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com