• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, May 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tension në rajon/ Komandot shqiptare dërgohen në Kosovë, Peleshi: Shtojmë përgjegjshmërinë!

by
25/02/2022 12:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një grup prej 30 efektivësh Komando nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë i janë bashkuar misionit të ndërkombëtar të NATO-s, të koduar “KFOR 1“ në Pejë të Kosovës. Ceremonia e nisjes së kontingjentit në këtë mision u zhvillua në prani edhe të ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi, Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralmajor Prof. Asoc. Bajram Begaj dhe komandantëve të forcave.

Në fjalën e tij, ministri i Mbrojtjes e cilësoi këtë një mision të një rëndësie të madhe për Kosovën, por edhe për rajonin e Ballkanit Perëndimor. “Pas tërheqjes dhe mbylljes së misionit në Afganistan, ne u angazhuam se do të vazhdojmë të rrisim pjesëmarrjen tonë në misione të NATO-s dhe ato ndërkombëtare në përgjithësi dhe ky është rasti. Ne po materializojmë shtimin e prezencës sonë në KFOR, për herë të parë çojmë në këtë mision, misioni “KFOR 1‘ një kontingjent special të djemve dhe vajzave më të mirë që ne kemi në FA. Në këto ditë të sfiduara të paqes dhe sigurisë globale kjo e shton dyfish e rrit vëmendjen, por edhe përgjegjshmërinë e secilit prej nesh e secilit prej jush për të shërbyer me profesionalizëm, me disiplinë ushtarake, me dinjitet në respektim të kodit të etikës dhe të vlerave të aleancës tonë‘, u shpreh ministri.

Duke folur për situatën e krijuar në Ukrainë dhe mesazhet e dhëna nga sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg, ministri Peleshi u shpreh se “asnjë inch i kësaj aleance nuk mund të preket, sepse NATO është aleanca më e fuqishme ushtarake dhe politike në botë“.

Duke iu drejtuar efektivëve që u nisën me mision, ministri i Mbrojtjes theksoi: “Punën tuaj atje do doja ta shikonit çdo ditë si një kontribut për paqen edhe sigurinë globale, si një kontribut për lirinë e qytetarëve tanë, e qytetarëve të botës, e qytetarëve të rajonit, sepse në 48 orët e fundit normaliteti siç e tha sekretari i Përgjithshëm Stoltenberg ka ndryshuar; jemi në një normalitet të ri. Pra, në një mënyrë të njëanshme, një fuqi si Rusia hoqi dorë nga parimet që mbanin si shtylla rendin botëror dhe riktheu historinë pas, në kohën e sferave të influencës edhe pushtimit të një shteti më të dobët nga një shtet më i fuqishëm. Ne duhet të jemi të vëmendshëm, duhet të jemi vigjilentë, duhet të jemi me dinjitet përkrah aleatëve tanë dhe ta bëjmë flamurin tonë të valëvitet krenar krahas flamujve tjerë të Aleancës.”

Nga ana e tij, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Bajram Begaj tha se “misione të tilla kanë përgjegjësi edhe për shkak të situatës pandemike, por aktualisht e veçanta përcaktuese është situata shumë e turbullt e sigurisë që po zhvillohet dhe po precipiton në përshkallëzime të rrezikshme dhe tejet kërcënuese në krahun lindor të Aleancës. Siguria globale është më shumë se kurrë ndonjëherë e rrezikuar dhe e kërcënuar. Rajoni dhe vendi ynë nuk janë imunë ndaj këtyre veprimeve të Rusisë. Ndaj në këto situata të nxehta ju do të jeni atje për një kuptim të madh që bëhet edhe më kuptimplotë dhe domethënës, për sigurinë, lirinë, paqen, për t’i shërbyer Aleancës dhe vendit tonë“. 30 efektivët Komando do të shërbejnë në këtë mision krah aleatëve kroatë dhe italianë.

/b.h

Next Post
Vuçiç: Pavarësinë e Kosovës se pranojmë, por na duhet të bashkëpunojmë me shqiptarët

Serbia nuk dënon pushtimin e Ukrainës, Vuçiç kundër sanskoneve të BE ndaj Rusisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Iu bashkuan Salianjit, PD përjashton nga partia kryetarin e grupit të këshilltarëve dhe sekretarin e degës në Durrës

“Kush ndjek Salianjin s’ka punë në PD”, ish-deputeti replikon me Berishën: Uzurpatori ka frikë nga demokratët që…

May 30, 2026
“Nuk më ka futur Salianji në PD, doktor”, Hysen Kadiu i përgjigjet Sali Berishës

“Nuk më ka futur Salianji në PD, doktor”, Hysen Kadiu i përgjigjet Sali Berishës

May 30, 2026
Paradoksi i kthimit, si ndryshoi hija politike e Sali Berishës pas zbritjes sërish në arenë!

Paradoksi i kthimit, si ndryshoi hija politike e Sali Berishës pas zbritjes sërish në arenë!

May 30, 2026
Skema e mbështetjes, nga fermerët te bujqit, si do të përfitohen subvencionet?

Skema Kombëtare 2026, ja cilat janë 12 masat e reja të financimit për bujqësinë dhe blegtorinë

May 30, 2026
Sherr me thika në Golem të Lushnjes, një i plagosur! Detajet e para nga krimi

Sherr me thika në Golem të Lushnjes, një i plagosur! Detajet e para nga krimi

May 30, 2026
PSG-ARSENAL/ Nuk ka fitues në Budapest, gjithçka do të vendoset në shtesë

PSG-ARSENAL/ Nuk ka fitues në Budapest, gjithçka do të vendoset në shtesë

May 30, 2026
Paralajmërojnë onkologët: Terapitë e reja të kancerit zgjasin mbijetesën, por fshehin…

Paralajmërojnë onkologët: Terapitë e reja të kancerit zgjasin mbijetesën, por fshehin…

May 30, 2026
Përplasjet në Zvërnec, Policia kërkon ndjesë publike dhe pezullon Drejtorin e Policisë Vlorë

Përplasjet në Zvërnec, Policia kërkon ndjesë publike dhe pezullon Drejtorin e Policisë Vlorë

May 30, 2026
Shpërthim në centralin bërthamor të Zaporizhias, Rusia akuzon Ukrainën se e bombardoi me dron!

Shpërthim në centralin bërthamor të Zaporizhias, Rusia akuzon Ukrainën se e bombardoi me dron!

May 30, 2026
Detaje nga vrasja në Nikël/ Kush është autori dhe viktima, ishin kunetër me njëri-tjetrin! Dalin EMRAT

Plagosje me thikë në Korçë, 23-vjeçari përfundon në spital, nuk tregon kush e goditi

May 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In