• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tension në protestë, studentët largojnë me forcë pedagogun: Jo politikë!

by Java News
09/12/2018 11:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një incident ka ndodhur gjatë protestës së studentëve para Ministrisë së Arsimit. Teksa një pedagog ka tentuar të marrë fjalën, studentët nuk e kanë lejuar pasi sipas tyre është pjesë e një lëvizje dhe ka qëndrim politik.

Studentet janë përplasur fizikisht me pedagogun dhe e kanë dëbuar me forcë.

Studentët kanë kundërshtuar me forcë marrjen e fjalës së pedagogut Jani Marka, pjesë e Organizatës Politike.

“Nuk duam politike në protestë. Je përfaqësues i Levizjes komuniste. Nuk e duam kete levizje ne proteste”, deklaruar studentet

“Forumet rinore të partive opozitare synojnë të marrin nën kontroll protestën“, tha një student tjetër.

“Këtu nuk kanë vend as deputetë, as levizje, as njerez të politizuar. KJo është protesta jonë dhe e qytetarëve të lirë. Gabuam që dëbuam dje banorët e Astirit, por nuk mund ta bëjmë politike protestën”, tha nje drejtues i protestës.

E ndërsa disa nga studentët e larguan pedagogun, njëri prej studentëve i ka dalë në mbrojtje.
“Këta të dhunshmit nuk janë studentë, distancohemi nga dhuna, profesori është me ne. Ftoj cdo profesor që të na bashkohet, distancohemi nga dhuna, këto janë shkasa për ta prishur këtë frymë lirie” deklaroi njëri nga studentët.

Studentët kundër pedagogut: Arlind Qori, largohu nga protesta jonë!

Në një pankartë të shpalosur nga studentët i kërkohet pedagogut Arlind Qori që të qëndrojë lart tyre. “Arlind Qori nuk na përfaqëson, largohu nga protesta jonë”, shkruhet në pankartë.

Të pyetur se pse kjo thirrje për profesorin, i cili drejton Lëvizjen për Universitetin, njëri nga studentët tha: Nuk duam politikë në protestë, nuk duam praninë e neo-komunistëve. Ai po mundohet të na çajë protestën. Por ne jemi të bashkuar.

Pedagogu është i njohur për aksionet e tij në Lëvizjen për Universitetin kundër reformës në arsimit të lartë dhe është pjesë e së ashtuquajturës Organizata Politike, e njohura për qëndrimet e saj markiste.

a.çupaj

Next Post
FOTOT/ Një kënd i ri lojërash tek Parku i Liqenit

FOTOT/ Një kënd i ri lojërash tek Parku i Liqenit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In