Një luftanije amerikane qëlloi me tri të shtëna paralajmëruese drejt katër anijeve të Iranit pasi ato u afruan me një normë tejet të lartë shpejtësie në ngushticën e Hormuzit, thanë sot dy zyrtarë amerikanë të mbrojtjes për “Reuters”.
Zyrtarët, duke folur në kushte anonimiteti, thanë se luftanija amerikane i kishte paralajmëruar me një komunikim radiofonik, por anijet iraniane nuk iu përgjigjën kërkesave për të ngadalësuar.
Luftëanija e marinës amerikanë gjuajti menjëherë drejt tyre në shenjë paralajmërimi, ndërkohë që dhe një helikopter i marinës amerikane po qendronte në gadishmëri.
Anijet iraniane u afruan drej nesh me shpjetësi të madhe më gati 800 metra, thanë ata./a.m.