Në Bashkinë e Konispolit situata u tensionua në korridoret e qendrave të votimit numër 47311 dhe 47312, në Xarrë.
Incidenti nisi për shkak të përplasjes mes militantëve të dy forcave kryesore, PD-së dhe PS-së. Simpatizantët e dy forcave politike janë përplasur verbalisht, me sharje dhe fyerje.
Incidenti nuk u shënua brenda sallës ku votohet, ndërkohë që raportohet se gjendja iu rikthye shpejt normalitetit.