• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Tension mes Kinës dhe SHBA-së në Tajvan, shmanget përplasja mes dy luftanijeve

by A M
04/06/2023 12:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri kinez i Mbrojtjes, akuzoi të dielën Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët për përpjekje për destabilizim në vendet e Paqësorit dhe oqeanit Indian. Deklarata e tij erdhi disa orë pasi dy anije lufte nga të dyja vendet për pak sa nuk u përplasën.

Në një fjalim në samitin e sigurisë Shangri-La në Singapor, Li Shangfu, akuzoi SHBA-në për “provokim konfrontimi të bllokut për interesa të vetat”. Ai shtoi se Uashingtoni dhe aleatët e tij po shpikin rregulla për të ruajtur dominimin në këtë rajon.

Ministri kinez paralajmëroi se “çdo përplasje e ashpër” mes SHBA-së dhe Kinës do të jetë një “fatkeqësi e papërballueshme për botën.”

Komentet e Li-së erdhën një ditë pasi Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin tha në të njëjtin forum se një luftë për Tajvanin do të ishte shkatërrimtar dhe do të ndikonte në ekonominë botërore “në mënyra që nuk i imagjinojmë”.

Austin foli disa orë pasi SHBA-ja akuzoi luftanijen kineze se i preu rrugën një anije amerikane që do të merrte pjesë në një stërvitje ushtarake të përbashkët me një anije kanadeze në ngushticën e Tajvanit. Sipas amerikanëve, anija e tyre u detyrua të ulte shpejtësinë që të shmangte përplasjen.

Pas fjalimit të tij, ministri kinez tha se prania e marinës amerikane në ngushticë është një shembull i Uashingtonit për të krijuar kaos në rajon.

“Nuk janë këtu për kalime të pafajshme, janë këtu për provokim”, tha Li për luftanijet amerikane.

Li u shpreh se nëse SHBA-ja dhe fuqitë e tjera të huaja nuk duan përballjen, atëherë nuk duhet që t’i dërgojnë asetet e tyre ushtarake afër Kinës.

“Shikoni punën tuaj. Pse të gjitha këto incidente ndodhin në zona pranë Kinës, dhe jo në zona pranë vendeve të tjera?”, tha ai.

Në lidhje me rastin pala amerikane ka dhënë një deklaratë ku thuhet se anija kineze veproi në mënyrë të pasigurtë, dhunoi rregullat detare të kalimit të sigurtë në ujërat ndërkombëtare. Po ashtu, ata kanë publikuar një video.

 

Next Post
Tronditëse/ Babai ther djalin 3-vjeçar, familjarët kërkojnë ta varrosin pranë të ëmës

Tronditëse/ Babai ther djalin 3-vjeçar, familjarët kërkojnë ta varrosin pranë të ëmës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

‘Me Saliun në krye do shkriheni fare’, Balla debate të forta me Zhupën: Selia e PD-së do bëhet magazinë fishekzjarrësh

‘Me Saliun në krye do shkriheni fare’, Balla debate të forta me Zhupën: Selia e PD-së do bëhet magazinë fishekzjarrësh

November 6, 2026
Viktimat e luftës, Kurti: Dokumentimi ruan të vërtetën historike, të dhënat e reja publikohen në janar 2027

Viktimat e luftës, Kurti: Dokumentimi ruan të vërtetën historike, të dhënat e reja publikohen në janar 2027

November 6, 2026
Lufta hibride dhe kostoja për Europën, Italisë i kushton 468 mln dollarë në vetëm 6 muaj

Lufta hibride dhe kostoja për Europën, Italisë i kushton 468 mln dollarë në vetëm 6 muaj

November 6, 2026
Tërhiqet nga tregu shqiptar spatula e kuzhinës, në përbërje u zbulua tejkalim i një substance kimike

Tërhiqet nga tregu shqiptar spatula e kuzhinës, në përbërje u zbulua tejkalim i një substance kimike

November 6, 2026
Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, bashkëshortja dhe djali mohojnë akuzat në gjykatë: Nuk kemi lidhje me ngjarjen

Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, bashkëshortja dhe djali mohojnë akuzat në gjykatë: Nuk kemi lidhje me ngjarjen

November 6, 2026
Pse duhet të bëjmë një film ndërkombëtar për Skënderbeun

VIDEO / A do vinë izraelitët në Tiranë?! Plani çifut për kryeqytetin sipas Ben Blushit!

November 6, 2026
Protesta në kornizat e Goffman

Autoportreti i një opozite (të re) më shumë “koka”

November 6, 2026
Veliaj publikon video me AI: Edhe në Hënë sikur të më internojnë, unë do t’i qendroj besnik…

Veliaj publikon video me AI: Edhe në Hënë sikur të më internojnë, unë do t’i qendroj besnik…

November 6, 2026
Zjarr në një magazinë pranë Mamurrasit, digjen sasi të konsiderueshme bimësh medicinale

Zjarr në një magazinë pranë Mamurrasit, digjen sasi të konsiderueshme bimësh medicinale

November 6, 2026
Laboratori i kokainës në Frakull, SPAK kërkon konfiskimin e 16 pasurive me vlerë në treg mbi 2 milionë euro

Laboratori i kokainës në Frakull, SPAK kërkon konfiskimin e 16 pasurive me vlerë në treg mbi 2 milionë euro

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In