• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Tenderi 16 milionë euro për rikonstruksionin e ish-hotel Dajtit, nisin hetimet për procedurat

by Java News
14/06/2017 17:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Tiranës ka filluar hetimet për tenderin për rikonstruksionin e ish–Hotel Dajtit, një projekt që kushton 16 milionë euro. Organi i akuzës do të hetojë për dy akuza të rënda: atë të shkeljes së barazisë në tendera dhe atë të shpërdorimit të detyrës.

Objekt i hetimit do të jetë mënyra si është zhvilluar tenderi për rikonstruksionin e godinës, që është dhënë një kompanie, emri i së cilës vazhdon të mbahet sekret nga Banka e Shqipërisë.

Mësohet se hetimet kanë si bazë të parë shqyrtimin e gjithë dokumentacionit dhe mënyrën se si është përcaktuar zhvillimi i tenderit për Hotel Dajtin.

Banka e Shqipërisë reagoi të martën për të sqaruar për herë të parë pas dy muajve të gjithë procesin e rikonstruksionit të këtij objekti.

Por në sqarimin e saj nuk thuhet se procedura e prokurimit te godinës të jetë miratuar nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës, ashtu siç nënvizohet se Këshilli Mbikëqyrës ka miratuar vetëm projektin që ka kushtuar rreth 705 mije euro.

Sipas ligjit, është këshilli mbikëqyrës ai që e përcakton proceduren e prokurimit, siç ka vepruar edhe në rastin e rikonsturksionit të Bankës Qendrore, me vendimin numër 68.

Guvernatori i Bankës, thotë se këshilli mbikëqyrës nuk e firmos procedurën e prokurimit, por shton se gjithçka është bërë si në rastin e prokurimit të rikonstruksionit të godinës qëndrore.

GENT SEJKO, Guvernator i Bankës së Shqipërisë: “Këshilli Mbikëqyrës nuk firmos procedurë prokurimi. Normalisht gjithçka është bërë sipas ligjit, sipas rregullores. Gjithçka është në përputhje me ligjin, gjithçka është në përputhje me procedurën.”

-Zoti Guvernator përse këshilli nuk ka miratuar llojin e procedurës “Tender Ndërkombëtar i Kufizuar”, njësoj siç ka bërë në vendimin për selinë qendrore?

– “Njësoj është miratuar.”

– Te vendimi i vitit 2015-të nuk është miratuar procedura “Tender Ndërkombëtar i Kufizuar”.

-“Gjithçka është bërë në përputhje me ligjin dhe në përputhje me rregulloren. Ne raportojmë çdo vit përpara Komisionit të Ekonomisë dhe jemi subjekt auditi nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.”

Vendimi i datës 1 prill të vitit 2015-të, thotë se Këshilli ka miratuar “realizimin e objektit të prokurimit “Rikonstruksioni i godinës së ish-hotel “Dajtit”, nëpërmjet një kontrate me kohëzgjatje deri në 3 vjet”, por nuk ka përmendur asnjë procedurë prokurimi.

Banka e Shqipërisë refuzoi për 2 muaj me radhë të jepte sqarime për tenderin dhe e mbajti atë lart transparencës ndaj publikut, duke shtuar dyshimet për mënyrën e zhvillimit të tij. Nëse tenderi është zhvilluar në respekt të ligjit, do të jenë hetimet e prokurorisë së Tiranës që do të hedhin më në fund dritë mbi këtë çështje. Pritet që prokuroria të marrë në pyetje të gjithë personat e përfshirë në procedurat e tenderit 16 milionë eurosh. /Tv Klan/ma.me

Next Post
Burri dënohet me burg se…piu duhan gjatë Ramazanit

Burri dënohet me burg se...piu duhan gjatë Ramazanit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 15 qershor 2026

June 14, 2026
“Kryeqyteti po qeveriset pa llogaridhënie”, Tabaku kritikon mungesën e kryebashkiakes së komanduar tek ‘Territorialja’

“Kryeqyteti po qeveriset pa llogaridhënie”, Tabaku kritikon mungesën e kryebashkiakes së komanduar tek ‘Territorialja’

June 14, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Viza amerikane për Berishën dhe Interesi Kombëtar Amerikan

June 14, 2026
Shërbente si furnizues i heroinës, arrestohet 48-vjeçari në Kurbin. Në banesë i gjenden 144 bimë kanabisi

Shërbente si furnizues i heroinës, arrestohet 48-vjeçari në Kurbin. Në banesë i gjenden 144 bimë kanabisi

June 14, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Rikthimi i demokracisë, kauza e madhe që zgjidh të tjerat

June 14, 2026
“S’mund të kalohet gjysmë muaji duke bërë sehir”, Braçe reagon për protestën: Qeveria të përqendrohet te shërbimet dhe emergjencat

“S’mund të kalohet gjysmë muaji duke bërë sehir”, Braçe reagon për protestën: Qeveria të përqendrohet te shërbimet dhe emergjencat

June 14, 2026
Aksident i rëndë në aksin Pogradec-Lin, humb jetën një grua, plagosen katër persona

Aksident i rëndë në aksin Pogradec-Lin, humb jetën një grua, plagosen katër persona

June 14, 2026
Ilir Beqaj: Kufizimi i kohës për mbrojtjen në Apel pa arsyetim të individualizuar, mund të cenojë procesin e rregullt ligjor

Ilir Beqaj: Kufizimi i kohës për mbrojtjen në Apel pa arsyetim të individualizuar, mund të cenojë procesin e rregullt ligjor

June 14, 2026
Funerali i Khameneit/ Data e zgjedhur është 4 korriku! Një sinjal për Shtetet e Bashkuara

Funerali i Khameneit/ Data e zgjedhur është 4 korriku! Një sinjal për Shtetet e Bashkuara

June 14, 2026
Kush e fitoi luftën mes ShBA dhe Iranit? Nga Hormuzi te programi bërthamor, cilat janë katër çështjet kryesore

Kush e fitoi luftën mes ShBA dhe Iranit? Nga Hormuzi te programi bërthamor, cilat janë katër çështjet kryesore

June 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In