• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tenderi/ 1.8 mln lekë për kompjutera e smartfonë për muxhahedinët

by A R
31/08/2016 08:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ardhja e muxhahedinëve apo azilkër-kuesve në Shqipëri e ka gjetur qendrën e pritjes në Babrru të “papërgatitur”. Ministria e Brendshme ka hapur një tender për të blerë smartfonë dhe laptopë për këtë qendër, ndërsa nuk dihet përse duhen këto pajisje.

Sipas dokumenteve që disponon gazeta “Shqip”, Qendra Kombëtare Pritëse për Azilkërkues ka hapur këtë tender me emërtimin “Blerje pajisje dhe produkte zyre”. Fondi limit është 1.840.000 lekë dhe kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin është 10 ditë nga data e lidhjes së kontratës.

Në pritje të procedurave të statusit të azilantit, muxhahedinët qëndrojnë për disa muaj në kamp dhe më pas strehohen në banesa në periferi të Tiranës, të përcaktuara nga qeveria dhe organizatat në mbrojtje të tyre. Në bazë të marrëveshjes me SHBA-të, në javët në vijim në Shqipëri pritet të mbërrijnë edhe disa qindra muxhahedinë të tjerë. Ata janë tashmë në procesin e integrimit në shoqërinë tonë.

Sipas portalit online në Iran, “Fars News Agency”, rreth 155 muxhahedinë kanë mbërritur gjatë muajit gusht në Shqipëri. Në shkrim thuhet se, grupi i muxhahedinëve erdhi në Shqipëri me një avion privat amerikan dhe ata janë strehuar nëpër banesa private. Lajmi konfirmohet edhe nga burime pranë Ministrisë së Brendshme, të cilat pohuan se një avion me muxhahedinë është ulur në aeroportin e Rinasit para pak ditësh./a.m.

Next Post
“Po iki në male të vadis”, vajza i nxjerr bojën të dashurit që kultivonte kanabis

Dëshmia/ Eksperti nga Lazarati: Ja si instruktoj kultivuesit e kanabisit në shumë zona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com