• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tender 30 milionë euro për uniformat, MPB i përgjigjet akuzave të selisë blu

by A R
02/08/2019 09:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Brendshme ka reaguar pas akuzave të Partisë Demokratike se tenderi prej 30 milionë eurosh për uniformat e Policisë së Shtetit është një aferë korruptive.

PD tha dje se mënyra e gjetur për të vjedhur është paracaktimi i fituesit përmes shkeljes së procedurave ligjore për rregulla të barabarta loje dhe konkurencë të drejtë në treg dhe se për të përjashtuar garën në tenderin e hapur pak ditë më parë, Ministria e Brendshme ka përgjysmuar afatin minimal të parashikuar në ligj për t’u bërë pjesë e tenderit dhe për të plotësuar kushtet e tij.

Ndërsa MB deklaron se Agjencia e Blerjeve të Përqendruara, në cilësinë e organit qendror blerës, ka publikuar me datë 26.07.2019 procedurën e prokurimit “Procedurë e kufizuar, mbi kufirin e lartë monetar – Prokurim Elektronik – Marrëveshje Kuadër me afat 4 vjet”, me objekt: “Blerje dhe shpërndarje e uniformave dhe këpucëve të Policisë së Shtetit”, në emër e për llogari të autoritetit kontraktor, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.

“Duke qenë se, për këtë procedurë prokurimi janë ngritur publikisht disa pretendime të pavërteta, të cilat burojnë kryesisht nga mungesa e njohurive të legjislacionit të prokurimit publik, sqarojmë të gjithë të interesuarit, se:

Së pari, ‘Procedurë e kufizuar’ është një prej llojeve të procedurave të parashikuara nga ligji për prokurimin publik, përmes së cilës çdo operator ekonomik mund të kërkojë të marrë pjesë (Faza e parë – Parakualifikimi), por vetëm operatorët ekonomikë të përzgjedhur në fazën e parë, mund të dorëzojnë oferta teknike dhe ekonomike (Faza e dytë – Ftesa për Ofertë).

Siç e parashikon ligji, procedura e kufizuar mund të përdoret atëherë kur është e domosdoshme të bëhet dallimi ndërmjet fazës së përzgjedhjes, ku trajtohet kualifikimi i kandidatëve dhe fazës së përcaktimit të kontratës fituese, ku shqyrtohet oferta teknike dhe ekonomike.

Procedura e kufizuar (me 2 faza) kombinon disa detyra deri në marrjen e produktit përfundimtar, dhe përdoret për shkak të karakterit shumë të ndërlikuar dhe të veçantë të mallrave e shërbimeve, të cilat mund të furnizohen, sigurohen dhe ekzekutohen nga operatorë ekonomikë, të pajisur me kapacitet të duhur teknik, profesional dhe financiar.

Ndarja në dy faza paraqet kosto më të ulëta ekonomike për operatorët ekonomik të interesuar, të cilët nuk janë të detyruar të përgatisin ofertat ekonomike dhe teknike që në fazën e parë (p.sh. kampione/mostra të mallrave), si dhe kosto më të ulëta administrative për organin qendror blerës”, deklaron MPB.

Sipas saj, të dy fazat e kësaj procedure zhvillohen në rrugë elektronike, përmes platformës së prokurimit elektronik (përveç kampioneve/mostrave të mallrave, që dorëzohen fizikisht ditën e hapjes së ofertave, në fazën e dytë).

“Gjendja e tregut vendas dhe atij të huaj e mundëson pjesëmarrjen në fazën e parë të parakualifikimit, të më shumë se dy operatorëve ekonomikë, të cilët mund të marrin pjesë edhe si bashkim operatorësh ekonomikë për të realizuar objektin e prokurimit.

Mallrat dhe shërbimet në lidhje me to, nuk gjenden lehtësisht në treg dhe kanë specifikime teknike e standarde të veçanta, të cilat janë të miratuara me akt nënligjor.

Prokurimi do të realizohet përmes ‘Marrëveshjes Kuadër’, si një instrument i përcaktuar nga legjislacioni i brendshëm për prokurimin publik dhe nga direktiva e Bashkimit Europian, që në rastin konkret garanton plotësimin e nevojave me uniforma për punonjësit e Policisë së Shtetit në çdo kohë, për një periudhë 4 vjeçare.

Së dyti, afati kohor në dispozicion të operatorëve ekonomik për paraqitjen e kërkesave për pjesëmarrje në Fazën e parë – Parakualifikimi, i përcaktuar në dokumentet e tenderit dhe njoftimin e kontratës është 25 ditë, nga 20 ditë që është afati minimal ligjor.

Në këtë fazë parakualifikuese, operatorëve ekonomik nuk iu kërkohet të përgatisin dhe paraqesin kampione/mostra të uniformave, por vetëm dokumentacionin minimal ligjor të përcaktuar për këtë fazë”, thuhet në deklaratë.

Sipas MPB, në përfundim të vlerësimit të kërkesave për pjesëmarrje në fazën e parë dhe respektimit të afateve ligjore të ankimimit administrativ, nëse do të ketë të paktën dy operatorë ekonomik të kualifikuar, atyre do t’ju dërgohet “Ftesa për Ofertë”, në të cilën do të përcaktohet edhe afati kohor në dispozicion për përgatitjen dhe dorëzimin e ofertës teknike dhe ekonomike për fazën e dytë.

Afati minimal i përcaktuar në ligj, për dorëzimin e ofertave në fazën e dytë është 20 ditë, por duke patur parasysh kompleksitetin dhe rëndësinë e procesit të përgatitjes së ofertës teknike dhe ekonomike, ku përfshihen edhe kampionet/mostrat e uniformës dhe dokumente të tjerë teknikë, afati që do të lihet në dispozicion do të jetë mëse i mjaftueshëm dhe i arsyeshëm për përgatitjen e ofertave nga të gjithë operatorët e kualifikuar.

“Përsa u sqarua më sipër, përgënjeshtrojmë çdo pretendim, në lidhje me procedurën dhe afatet e saj, si dhe garantojmë, se përzgjedhja e fituesit do të realizohet në përputhje me parimet e mosdiskriminimit, transparencës dhe barazisë në trajtimin e kërkesave dhe detyrimeve ndaj operatorëve ekonomik.

Ftojmë dhe inkurajojmë çdo operator ekonomik të interesuar, vendas dhe të huaj, të marrë pjesë në këtë procedurë prokurimi!”, deklaron MPB.

/a.r

Next Post
3.4 mln eurot/  ‘Më lironi, do shkoj në shkollë’, Gjykata rrëzon Klevi Likën

I derdhin gabimisht 225 mijë euro në llogari, merr paratë dhe zhduket

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Salianji i përgjigjet Berishës: Sa më shumë flet për përjashtime, aq më e qartë bëhet frika nga gara

Salianji i përgjigjet Berishës: Sa më shumë flet për përjashtime, aq më e qartë bëhet frika nga gara

March 23, 2026
Zbardhet plani miliarda euro për 114 investimet, infrastruktura merr pjesën e “luanit”…

Zbardhet plani miliarda euro për 114 investimet, infrastruktura merr pjesën e “luanit”…

March 23, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

March 23, 2026
Berisha rrëfen bisedën me Salianjin para se të lirohej nga burgu: Ai mori fund që kur e birësuan politikisht

Berisha rrëfen bisedën me Salianjin para se të lirohej nga burgu: Ai mori fund që kur e birësuan politikisht

March 23, 2026
Mette Frederiksen drejt mandatit të tretë! Përplasja me Trump për Groenlandën rikthen mbështetjen elektorale

Mette Frederiksen drejt mandatit të tretë! Përplasja me Trump për Groenlandën rikthen mbështetjen elektorale

March 23, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Deputetët nxitës të dhunës, duhet të mbajnë përgjegjësi penale

March 23, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 24 Mars 2026

March 23, 2026
Diplomacia ul çmimin e naftës, Omani ndërhyn si ndërmjetës, Trump pezullon sulmet ndaj Iranit

Diplomacia ul çmimin e naftës, Omani ndërhyn si ndërmjetës, Trump pezullon sulmet ndaj Iranit

March 23, 2026
Referendumi për reformën gjyqësore në Ital, pjesëmarrja tejkalon pritshmëritë

Referendumi për reformën gjyqësore në Ital, pjesëmarrja tejkalon pritshmëritë

March 23, 2026
Trump “shpërthen” edhe për Krishtlindje: Gëzuar edhe fundërrinës së të majtës radikale

“Pa logjikë të qartë”, analiza që zbërthen veprimet dhe fjalët e Trump

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In