Tendenca e re e verës tek meshkujt në plazh
E dini kush është një prej modave më të urryera prej femrave që pëlqejnë meshkujt “maço”? Quhet “Body Shaving” dhe nënkupton depilimin total të trupit.
Nëse më parë meshkujt në plazh i mbanin me krenari qimet në trup, tashmë tendenca është krejt e kundërta. Janë të shumtë meshkujt që këtë verë në plazh shfaqen me mjekër, ndoshta me flokë të lyer, por ajo që shihet masivisht është depilimi total i tyre, që nga kraharori, këmbët, krahët, sqetullat e gjithkund. Pjesë e kësaj tendence janë bërë kryesisht italianët, bashkë me spanjollët dhe amerikanët, ku meshkujt shihen me rroba banje të vogla dhe nxjerrin në pah trupin.
Viteve të fundit qendrat estetike kanë pasur një mori klientësh meshkujsh, ku ashtu si dhe femrat depilohen kudo. Dhe nëse deri më tani, ishin futbollistët dhe notarët ata që hiqnin qimet e këmbëve, tashmë rrjeti i meshkujve pa qime është zgjeruar mjaft.









