• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tendenca e re e largimeve, rritet numri i grave që largohen në emigracion

by S M
11/06/2018 10:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Shqipëri, emigracioni jashtë vendit ka qenë traditë e burrave, ku meshkujt në moshë të re largoheshin nga vendi për mundësi më të mira ekonomike. Edhe kur krijojnë familjet burrat shqiptarët ikin, lënë gratë dhe fëmijët për vite të tëra.

Por së fundmi profili i emigracionit ka nisur të ndryshojë, teksa gratë shqiptare kanë nisur të ikin në masë nga vendi edhe ato për të njëjtën arsye si edhe burrat, për mundësi më të mira punësimi. Heqja e vizave ka nxitur perspektivat e punësimit të tyre si kujdestare dhe infermiere, profesione për të cilat Europa perëndimore ka shumë nevojë aktualisht.

Sipas të dhënave të INSTAT gjatë vitit të kaluar ikja e grave jashtë vendit u dhjetëfishua. Gjithsej lanë vendin 4,628 gra nga 587 më 2016.

Dinamikat e popullsisë

Popullsia e Shqipërisë është 2.870.324 persona me rënie prej 0,22 % gjatë vitit 2017. Gjatë këtij viti, numri i grave në Shqipëri ka vijuar të rritet, me një normë edhe më të shpejtë se vitin e kaluar, 0,61 % ndërsa popullsia e burrave ka rënë në mënyrë të ndjeshme me normë 1,0 %.

Në vitin 2017, gratë përbëjnë 49,9 % të popullsisë gjithsej, ndërsa migracioni neto i burrave ka shënuar një rënie të konsiderueshme, – 19.530 burra të migruar nga -10.060 në 2016. Migracioni neto negativ i burrave ka ndikuar në rënien e përgjithshme të popullsisë. Raporti gjinor sipas grupmoshave tregon se ka një mbizotërim të gjinisë mashkullore deri në grupmoshën 35-39 vjeç.

Mosha mediane për burrat në vitin 2017, është 34 vjeç ndërsa për gratë është 37 vite. Mosha mediane më e lartë tek gratë shpjegohet me jetëgjatësinë më të lartë të tyre. Në vitin 2017, jetëgjatësia në lindje është llogaritur të jetë 77,1 vite për burrat dhe 80 vite për gratë. Kjo do të thotë se gratë jetojnë rreth 3 vite më shumë se burrat, shkruan monitor.

Numri i lindjeve gjatë vitit 2017 është rreth 31 mijë lindje. Raporti gjinor në lindje është 1,11 që tregon se për çdo 100 vajza të lindura, lindin 111 djem. Ky raport është më i lartë se raporti natyral, i cili është 1,05. Në vlera absolute, rënia e numrit të lindjeve krahasuar me vitin 2016, është 864 lindje. Për lindjet meshkuj kemi një rënie prej 1,2 %, ndërsa për lindjet femra rënia është 4,4 %.

Indeksi sintetik i fekonditetit (ISF) i cili tregon numrin mesatar të fëmijëve që pritet të lindë një grua në moshë riprodhuese, shënon, 1,48 fëmijë për vitin 2017. Kjo do të thotë se në 100 femra pritet të lindin 148 fëmijë, nëse normat e lindshmërisë sipas grupmoshave janë ato të vitit referues, 2017.

Next Post
Inceneratorët/ PD tashmë do interpelancë urgjente me Gjiknurin

Aksioni i opozitës, Basha mbledh grupin parlamentar dhe aleatët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama tregon projektin me Emiratet: Gjurmim i të gjitha sasive të naftës që hyjnë në vend

Bypass-i i Shëngjinit/ Rama: Investim kyç për lehtësimin e trafikut dhe zhvillimin e turizmit në Lezhë

March 19, 2026
“Epsteini” ynë

Namiri ështe shembulli se një gazetari që nuk vjen nga kultura dhe mendimi i pavarur, është humbje kohe

March 19, 2026
Baraba u lirua, Shabani u kryqëzua

Kur largohen njerëzit e mirë si Namir Lapardhaja

March 19, 2026
Nga Tirana në Leskovik për të dhunuar nënën, tezen dhe gjyshen, arrestohet 40-vjeçari

Nga Tirana në Leskovik për të dhunuar nënën, tezen dhe gjyshen, arrestohet 40-vjeçari

March 19, 2026
Gjenden 4 mijë rrënjë kanabisi në një banesë në Peqin, dyshohet se i përket Drejtorit të Burgut të Rrogozhinës

Gjenden 4 mijë rrënjë kanabisi në një banesë në Peqin, dyshohet se i përket Drejtorit të Burgut të Rrogozhinës

March 19, 2026
Plot humor, por me një jetë dramatike/ Historia e Gjestit që preku zemrat e publikut

U arrestua për kanosje dhe armëmbajtje pa leje, Gjesti merr lajmin e mirë!

March 19, 2026
Pesë shtetet europiane dhe Japonia marrin guximin dhe dalin me deklaratë: Jemi të gatshëm për të siguruar kalimin e sigurt në Ngushticën e Hormuzit!

Pesë shtetet europiane dhe Japonia marrin guximin dhe dalin me deklaratë: Jemi të gatshëm për të siguruar kalimin e sigurt në Ngushticën e Hormuzit!

March 19, 2026
Evi Kokalari paralajmëron Flamur Nokën: Idiot, s’do të të lë të marrësh frymë! Injorantët si ti do t’i largoj nga PD

Evi Kokalari paralajmëron Flamur Nokën: Idiot, s’do të të lë të marrësh frymë! Injorantët si ti do t’i largoj nga PD

March 19, 2026
Një ditë pasi dosja e tij kaloi për gjykim, Meta kërkon ndryshim të masës së sigurisë në GJKKO

Një ditë pasi dosja e tij kaloi për gjykim, Meta kërkon ndryshim të masës së sigurisë në GJKKO

March 19, 2026
Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Operacione masive kundër Iranit, mbi 7 mijë objektiva të goditura

Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Operacione masive kundër Iranit, mbi 7 mijë objektiva të goditura

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In