• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Tempulli”/ Hajdari: Sfida s’është krimi ordiner, apo ai i organizuar. SPAK ka rritur besueshmërinë te ndërkombëtarët

by Java News
16/09/2023 18:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shkëlqim Hajdari i ftuar në studionin e emisionit “Kjo Javë” nga Nisida Tufa në News24, foli për megaoperacionin antidrogë “Tempulli”, që rezultoi me goditjen e 23 grupeve kriminale.

Hajdari tha se sfida për drejtësinë nuk është krimi ordiner, por ai i organizuar. Sakaq u ndal te puna e SPAK-ut, ku tha se ka rritur besueshmërinë te ndërkombëtarët.

“Frytet e bashkëpunimit brenda vendit ishin të mira po ashtu, si dhe me ato ndërkombëtare. Me drejtimin e SPAK-ut po hapet rruga e besimit, pasi më parë kemi vuajtur me klimën e mosbesimit. Besoj se në atë ardhmen do vazhdojmë të kemi rezultate të shkëlqyera.

Tirana është dhe do vijojë të mbetet vatër e grupeve kriminale, pasi ka më shumë qarkullim parash dhe njerëzish. Grupet kriminale janë të identifikuar, por sfida është gjurmimi dhe mbledhja e provave. Ky është çështje vullneti. Deri tani ka kaluar sprovën SPAK. Krimi është luftuar tërë kohën.

Sfida tani nuk është me krimin ordiner, por të luftohet krimi i organizuar dhe kjo nuk është shumë e lehtë. SPAK është koka e goditjes së krimit në vend, institucionet e tjera janë lokomotiva”, tha Hajdari./m.j

Next Post
Banda në Malin e Zi/ 21 persona akuzohen për kontrabandë me kokainë, përfshirë kryetarin e Komunës së Budvës e zyrtarë të Policisë

Banda në Malin e Zi/ 21 persona akuzohen për kontrabandë me kokainë, përfshirë kryetarin e Komunës së Budvës e zyrtarë të Policisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com