Masat ajrore të ftohta dhe të thata me origjine verilindore do të vijojnë ndikimin e tyre në të gjithë territorin duke bërë që moti të jetë i kthjellët por i ftohtë.
Pasditja mbetet në të njëjtat kushte atmosferike ku kthjellimet dhe vranësirat e lehta do të jenë dominante.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale nga -6°C në 14°C.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Lindor-Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.
a.cupaj