• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Temperaturat ekstreme në të gjithë vendin, 3 qarqet me rrezikshmëri më të lartë për zjarre 

by B K
11/08/2025 11:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Situata nga zjarret në vend është në nivel rreziku të lartë në të gjitha qarqet e vendit. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile bën të ditur se rreziku më i lartë pritet në qarkun e Shkodrës, Lezhës dhe Elbasanit.

“Sa i përket zjarreve, pritet nivel rreziku I “LARTË” në të gjitha qarqet. Nё disa qarqe pritet rrezik “SHUMË I LARTË” vetёm nё zona tё lokalizuara, konkretisht: qarku  Shkodër (Jug), qarku Lezhë (Veri), qarku Elbasan (Perëndim)”, thuhet në njoftimin e Agjencisë së Mbrojtjes.

Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 42°C në zonat e ulëta dhe autoritetet bëjnë thirrje për kujdes të shtuar gjatë këtyre ditëve të nxehta, duke u kërkuar qytetarëve që të raportojnë menjëherë çdo vatër zjarri pranë strukturave vendore përkatëse.

Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 38 vatra zjarri, nga të cilat 14 janë aktive.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 68 automjete zjarrfikëse dhe 601 forca operacionale, të ndihmuar nga FA me 183 forca ushtarake, 3 automjete zjarrfikëse dhe  3 helikopterë të FA. Gjithashtu morën pjesë edhe 2 avionë Canadair nga Kroacia dhe Italia. Një prej avionëve Canadair nga Kroacia ka ndërhyrë prej orëve të para në Synej të Rrogozhinës.

Në dispozicion sot janë edhe dy helikopterët Black Haëk të Forcës Ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Helikopterët e Forcës Ajrore çeke dhe asaj sllovake kanë operuar sot nga Baza e Kuçovës  drejt Gramshit.

Rrezik i lartë zjarresh dhe temperaturash ekstreme në të

Njoftimi për situatën e zjarreve në rang vendi

Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 38 vatra zjarri, nga të cilat 14 janë aktive.

Aktualisht vatrat aktive janë në:

* Qarku Vlorë. Në bashkinë Finiq, zjarri ka kaluar në fshatin Krane, njësia administrative Mesopotam. Në terren kanë operuar: 37 efektivë me 6  automjete zjarrfikëse të bashkive Finiq, Sarandë, Konispol dhe Delvinë, 20 forca policore, 30 forca bashkiake dhe vullnetare, të ndihmuar nga Forcat e Armatosura me 28 efektivë, 4 automjete zjarrfikëse, 1 autoambulancë, 1 autobot, 60 forca ushtarake dhe mbështetje nga ajri. Gjithashtu ka operuar edhe avioni Kroat Canadair. Gjatë ditës është riaktivizuar vatra e zjarrit brenda fshatit Krongj. Është bërë evakuimi i banorëve. Në vendngjarje ndodhen 2 automjete zjarrfikëse të MZSH, 1 autoambulancë dhe mjete transporti. Në ndihmë kanë shkuar dhe 2 automjete zjarrfikëse të FA. Gjatë gjithë natës vatra aktive më problematike ishte ajo në fshatin Leshnicë e Poshtme. Në terren kanë operuar 3 mjete zjarrfikëse me 8 efektivë të MZSH Finiq dhe Konispol të ndihmuar nga FA me 2 mjete zjarrfikëse dhe 15 forca të FA si dhe 1 grup FNSH.

* Në parkun e “Rëzom” (zonë e mbrojtur), te maja e “Lucës”, njësia administrative Vergo, mbi tunelin e Skërficës. Për shkak të terrenit të thyer është e vështirë ndërhyrja, por në vendngjarje kanë shkuar punonjësit e AdZM.

* Në fshatin Bolenë, njësia administrative Horë-Vranisht, bashkia Himarë. Gjatë natës kanë monitoruar 1 automjet zjarrfikës me 3 efektiv MZSH si dhe 3 forca të pyjores. Ditën e sotme forcat operacionale po punojnë për shuarjen e zjarrit, të ndihmuar dhe nga 20 forca të FA.

* Në fshatin Lukovë, njësia administrative Lukovë, bashkia Himarë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Në terren po punojnë efektivët e MZSH Himarë, Sarandë me 3 automjete zjarrfikëse dhe 11 efektivë, për shuarjen e tij. Gjithashtu ka operuar edhe avioni Kroat Canadair. Ditën e sotme forcat operacionale po punojnë për shuarjen e zjarrit, të ndihmuar dhe nga 1 mjet zjarrfikës me 3 efektivë të MZSH, Fier.

* Qarku Lezhë. Në fshatin Malaj i Epërm, në lagjen “Vjollcë”, njësia administrative Rrëshen, bashkia Mirditë, ku zjarri është izoluar në sipërfaqe pyjore me pisha, lis dhe shkurre. Vatra e zjarrit është nën kontroll të plotë, por forcat operacionale po e mbajnë në monitorim.

* Qarku Dibër. Malin e Allushit, në afërsitë fshatit Plani Bardhë, bashkia Klos, vatra e zjarrit është nën kontroll dhe po monitorohet nga 6 efektivë të MZSH dhe 1 automjet zjarrfikës.

* Qarku Berat. Në bashkinë Poliçan, jashtë territorit të Uzinës Mekanike, vazhdon aktive vatra e zjarrit në një sipërfaqe me shkurre dhe ullishte. Zjarri ka kaluar mbi ujësjellësin, pranë një grupi banesash dhe pranë qytetit tek Azili i të Moshuarve. Në terren kanë operuar forcat e MZSH të bashkisë Poliçan, Berat, Skrapar, Lushnje, Patos dhe Roskovec me 7 automjete zjarrfikëse dhe 25 efektivë, të ndihmuar nga 60 efektivë të FA e mbështetje nga ajri. Vazhdon puna me intensitet nga forca operacionale për vënien nën kontroll të tij. Janë bërë evakuime të banorëve.

* Qarku Tiranë. Në vendin e quajtur “Mali i Bërzhitës”, fshati Ibë, njësia administrative Bërzhitë, bashkia Tiranë. Zjarri është përhapur në një sipërfaqe prej 5 Ha në zonë me shkurre dhe ferra. Ditën e sotme forcat operacionale po punojnë për shuarjen e zjarrit.

* Në fshatin Ballaj dhe Zhabjak, njësia administrative Kryevidh, bashkia Rrogozhinë. Zjarri mori përmasa duke rrezikuar banesat e fshatit Ballaj, por pas një pune të palodhur të forcave zjarri është vënë nën kontroll, ndihmuar edhe nga një helikopter i FA dhe 50 efektivë. Janë shpëtuar mbi 50 banesa, ku në 6 prej të cilave zjarri arriti deri në oborr, por fatmirësisht pa shkaktuar asnjë dëm. Ditën e sotme forcat operacionale po punojnë për eliminimin e plotë të vatrës.

* Në fshatin Okshtun, njësia administrative Lekaj, bashkia Rrogozhinë. Ditën e sotme forcat operacionale po punojnë për shuarjen e zjarrit.

* Në fshatin Peqinaj, njësia administrative Synej, bashkia Kavajë, Si pasojë është përshkuar rreth 10 ha sipërfaqe. Ditën e sotme forcat operacionale po vijojnë të punojnë për shuarjen e zjarrit.

* Qarku Durrës. Në malin e Krujës, sipër fabrikës së çimentos, bashkia Krujë, ka rënë zjarr në sipërfaqe me pyll pishe. Në terren janë angazhuar 15 forca operacionale, të cilët kanë bërë të mundur izolimin e tij. Intensiteti i zjarrit është ulur. Ditën e sotme forcat operacionale po e mbajnë në monitorim.

* Qarku Gjirokastër. Në fshatin Turan, njësia administrative Qendër Tepelenë, bashkia Tepelenë, ku vatra është izoluar, por po vijon monitorimi.

* Qarku Elbasan. Në fshatin Mukaj, njësia administrative Kukur, bashkia Gramsh, situata ka qenë problematike për shkak të erës, duke rrezikuar edhe banesat. Ditën e sotme forcat operacionale po punojnë për shuarjen e zjarrit, të mbështetur dhe 8 efektivë dhe 12 forca te bashkisë Gramsh.

* Në vendin e quajtur tek “Uzina”, bashkia Cërrik. Aktualisht zjarri është izoluar dhe vijon puna për fikjen e plotë të vatrës se zjarrit.

Rrezik i lartë zjarresh dhe temperaturash ekstreme në të

Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 68 automjete zjarrfikëse dhe 601 forca operacionale, të ndihmuar nga FA me 183 forca ushtarake, 3 automjete zjarrfikëse dhe  3 helikopterë të FA. Gjithashtu morën pjesë edhe 2 avionë Canadair nga Kroacia dhe Italia. Një prej avionëve Canadair nga Kroacia ka ndërhyrë prej orëve të para në Synej të Rrogozhinës.

Në dispozicion sot janë edhe dy helikopterët Black Haëk të Forcës Ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Helikopterët e Forcës Ajrore çeke dhe asaj sllovake kanë operuar sot nga Baza e Kuçovës  drejt Gramshit.

Nga parashikimet e IGJEO, sot nuk priten reshje.

Sa i përket zjarreve, pritet nivel rreziku I “LARTË” në të gjitha qarqet. Nё disa qarqe pritet rrezik “SHUMË I LARTË” vetёm nё zona tё lokalizuara, konkretisht: qarku  Shkodër (Jug), qarku Lezhë (Veri), qarku Elbasan (Perëndim).

Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 42 °C në vendet e ulët, ndaj përsërisim thirrjen për qytetarët të tregojnë kujdes të shtuar në këto ditë të nxehta dhe të njoftojnë çdo vatër zjarri pranë autoriteteve vendore.

Next Post
Alesia Balliu i kundëpërgjigjet Boçit: Opozita nuk mund të jetë antiligjore

Alesia Balliu i kundëpërgjigjet Boçit: Opozita nuk mund të jetë antiligjore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në një vit u proceduan 961 fëmijë, avokati tregon rastin: Konflikt lindi përmes Instagramit

Në një vit u proceduan 961 fëmijë, avokati tregon rastin: Konflikt lindi përmes Instagramit

July 12, 2026
Tjetër aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, përplasen dy automjete

Tjetër aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, përplasen dy automjete

July 12, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Shumica e heshtur që u zgjua nga “këshilltarët” e protestës

July 12, 2026
Na ndihmon suksesi i koncertit në Kashar?

Na ndihmon suksesi i koncertit në Kashar?

July 12, 2026
“Pseudo gazetar që nxin ekonominë”, biznesmeni Luca reagon ndaj Erebarës pas sulmit me komente negative

“Pseudo gazetar që nxin ekonominë”, biznesmeni Luca reagon ndaj Erebarës pas sulmit me komente negative

July 12, 2026
VIDEOLAJM/ Protesta në ditën e 43-të, ja sa u mblodhën në sheshin “Skënderbej” në orën 19:45

VIDEOLAJM/ Protesta në ditën e 43-të, ja sa u mblodhën në sheshin “Skënderbej” në orën 19:45

July 12, 2026
Protesta në ditën e 43-të, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Protesta në ditën e 43-të, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

July 12, 2026
Flamingot kundër Zogut të Parajsës

Flamingot kundër Zogut të Parajsës

July 12, 2026
Pse “liderët” e protestës paralajmërojnë burg sipas ligjit të “sufllaqes”

Pse “liderët” e protestës paralajmërojnë burg sipas ligjit të “sufllaqes”

July 12, 2026
Anglia në gjysmëfinale, 12 nga 13 golat e shënuar mbajnë firmën e Kane dhe Bellingham

Anglia në gjysmëfinale, 12 nga 13 golat e shënuar mbajnë firmën e Kane dhe Bellingham

July 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In