• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Temperaturat e larta, mjekët apelojnë për kujdes ndaj fëmijëve

by Java News
01/08/2015 09:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Temperaturat e larta, mjekët apelojnë për kujdes ndaj fëmijëve

Kur temperaturat e larta deri në 45 grade Celcius kanë përfshirë vendin, mjekët apelojnë që të bëhet kujdes veçanërisht për fëmijët, për shkak të ndikimit që kanë në organizimin e tyre.

Ndikimi negativ i temperaturave të larta, sipas mjekëve, është më i theksuar tek grupmoshat 1-4 vjeç, ndaj apeli i tyre drejtohet prindërve të tregohen të kujdesshëm për këtë grupmoshë. Çregullimet që vihen re gjatë stinës së verës janë të ndryshme, ndër të cilat irritimi i lëkurës, që më së shumti shkaktohet nga një mjedis i nxehtë dhe i paajrosur.

“Irritimi i lëkurës nga nxehtësia është i zakonshëm tek fëmijët, pasi gjendrat e djersës tek ta nuk funksionojnë ende ashtu siç duhet. Për shmangien e irritimeve, të cilat shfaqen me puçra të vogla të kuqe në pjesët ku trupi është më i nxehtë, veçanërisht në qafë, fytyrë, bërryla dhe poshtë gjunjëve, fëmija duhet të vishet me rroba të lehta, kryesisht material pambuk dhe të mbahet në dhomë me ajër të pastër”, thonë mjekët pediatër.

Mjekët apelojnë edhe për kujdes nga virozat e ndryshme në këtë kohë, që shoqërohet me të vjella dhe diarre, duke dhënë dhe këshillat e tyre. “Në këto raste prindërit duhet të konsultohen me mjekët, pasi fëmija mund të jetë prekur nga infeksioni i shkaktuar nga viruset ose bakteret”, pohojnë mjekët.

Infeksionet nga viruset ose bakteriet, shfaqen kryesisht në muajt e verës dhe shkaktohen nga temperaturat e larta, apo edhe nga ushqimet e pakontrolluara. Mjekët vënë theksin tek respektimi i rregullave të pastërtisë, por dhe konsumimin e sa më shumë lëngjeve, përdorimin e ushqimeve të freskëta, ujit higjienikisht të pastër etj.

Next Post

Adelina tregon format, kujdes kur kaloni pranë saj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com