• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Shëndetesi

Temperaturat e larta dhe të sëmurët kardiakë, mjekët: Shmangni vapën dhe mos ndërprisni terapinë

by A R
19/07/2026 10:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Temperaturat e larta të kësaj vere po shoqërohen me një rritje të numrit të pacientëve që kërkojnë ndihmë mjekësore, veçanërisht atyre që vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare. Në Poliklinikën e Specialiteteve në Shkodër, por edhe në repartin e Kardiologjisë në Spitalin Rajonal, fluksi i pacientëve është rritur ndjeshëm gjatë javëve të fundit. Sipas mjekëve, shumica paraqiten me shqetësime tipike të shkaktuara nga temperaturat e larta.

“Rrezikuar janë një kategori e caktuar personash. Janë moshat e vjetra. Njëkohësisht janë të sëmurët të cilët vuajnë me probleme të zemrës, tregojnë një rëndim të gjendjes në këtë periudhë, mund të jetë një dhimbje gjoksi, një vështirësi për marrje fryme. Pacientët pra që ekspozohen për një kohë të gjatë në temperatura të larta mund të kenë marramendje, por ndjejnë edhe rrahje të shpeshta.” u shpreh mjeku,  Edi Smajlaj, Mjek kardiolog

Po sipas specialstëve të kardiologjisë  me kujdesin e duhur dhe respektimin e këshillave mjekësore, edhe personat që vuajnë nga sëmundjet e zemrës mund ta përballojnë stinën e verës pa probleme serioze dhe të zhvillojnë një jetë normale.

“Edhe në temperaturat e larta, një pacient qoftë edhe ai që vuan nga problemet e zemrës mund të ketë një jetë normale. Konsumimi i sasisë së mjaftueshme të lëngjeve është i domosdoshëm – duhet të pinë ujë edhe atëherë kur nuk kanë etje. Nëse vërejnë ndryshime të gjendjes, këta pacientë në asnjë mënyrë nuk duhet të ndryshojnë dozën ose ta ulin dozën me dëshirën e vet, por duhet të këshillohen me mjekun përpara.”

Krahas Kardiologjisë edhe shërbimi i Neurologjisë është ndër repartet ambulatore me fluksin më të lartë të pacientëve në Poliklinikën e Specialiteteve në Shkodër gjatë kësaj periudhe, çka sipas mjekëve lidhet drejtpërdrejt me ndikimin që temperaturat ekstreme kanë në shëndetin e qytetarëve.

Next Post
Zbulohet arsenal armësh në Durrës! Arrestohet 20-vjeçari, dyshohet se furnizonte grupet kriminale

Zbulohet arsenal armësh në Durrës! Arrestohet 20-vjeçari, dyshohet se furnizonte grupet kriminale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

‘Është e tmerrshme’, Ukraina dhe Evropa në ankth ndërsa Trump mban anën e Putinit

‘Është e tmerrshme’, Ukraina dhe Evropa në ankth ndërsa Trump mban anën e Putinit

October 23, 2026
Gra të zhdukura, video me tortura dhe dyshime për trupa të asgjësuar me kimikate: Çfarë fshihte “Shtëpia e Tmerreve” në SHBA?

Gra të zhdukura, video me tortura dhe dyshime për trupa të asgjësuar me kimikate: Çfarë fshihte “Shtëpia e Tmerreve” në SHBA?

October 22, 2026
“Kush janë Antifa, 15-vjeçarët?”/ Karamuço sherr me Kalanë: Do t’i gjejë shteti, pa merak…

“Kush janë Antifa, 15-vjeçarët?”/ Karamuço sherr me Kalanë: Do t’i gjejë shteti, pa merak…

October 22, 2026
“Jam misionar, nuk dorëhiqem” / Laert Vasili: PD me Sali Berishën nuk ka!

Vasili-protestuesve: Shkoni po ua mbajti të godisni një efektiv në SHBA!

October 22, 2026
Kurti dhe Kina anulojnë vizitat në të njëjtën ditë

“Qori dhe Feraj janë zogj të Albin Kurtit” / Çupi: Vetëvendosje erdhi e armatosur në Shqipëri, pas dhunës qëndrojnë idetë e saj

October 22, 2026
Tubim madhështor i “Studentëve Fitojnë” në Serbi, pamjet nga Beogradi

Tubim madhështor i “Studentëve Fitojnë” në Serbi, pamjet nga Beogradi

October 22, 2026
“Reformë për qytetarët dhe jo për ofiqarët”- Mazniku shpjegon “Territorialen”: Shumë bashki nuk kryejnë dot funksionet! Do e vendosë Kuvendi

Rama kërkon dorëheqjet e drejtorëve, Mazniku mohon lidhjen me protestat: Ishte një plan i mëparshëm i qeverisë

October 22, 2026
U largua nga drejtimi i koalicionit, Dashamir Shehi: Bëhet politikë edhe pa mua! Berisha konsumoi opozitën

Shehi propozon “Qeverinë për Evropën”: Të përfshihen socialistë dhe protestues…

October 22, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

Rama dorëheqje? Klosi iu përgjigjet prerë protestuesve: Nuk është kërkesë që negociohet!

October 22, 2026
Franca në flakë, Britania përballë së njëjtës krizë, pse Londra mund t’i shmangë trazirat?

Franca në flakë, Britania përballë së njëjtës krizë, pse Londra mund t’i shmangë trazirat?

October 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In