• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Temperatura të larta në fundjavë? Si parashikohet moti

by A R
21/04/2023 09:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dita e sotme ka sjellë një përmirësim të dukshëm të kushteve të motit. Kjo do të vazhdojë deri në orët e pasdites. Kështu u shpreh sinoptikani Hakil Osmani në një lidhje direkte me Klan News këtë të premte. Ai theksoi se mbrëmja do të sjellë kalime vranësirash dhe mund të ketë momente me shi në zonat malore, dhe pjesërisht në qytetet e ulëta. Por këto reshje do të jenë shumë të pakta dhe të papërfillshme.

Edhe fundjava është e favorshme sa i përket kushteve të motit. E shtuna dhe e diela do të dominohen me kthjellime. Osmani tha se të shtunën pritet që pasditja të sjellë shpeshtim të vranësirave, ndërsa dita e diel do të ketë mot të qëndrueshëm përgjatë gjithë 24 orëve.

“Dita e shtunë do të jetë në dominimin e kthjellimeve në pjesën e parë të saj, ndërsa pjesa e dytë do të sjellë shpeshtim të vranësirave të cilat më të dukshme do të jenë në zonat jugore dhe juglindore duke krijuar momente të pakta me reshje të izoluara shiu.

Dita e diel do të sjellë mot të qëndrueshëm gjithë 24 orëshin. Do të kemi diell të paktën deri në orët e pasdites në të paktën të gjithë territorin shqiptar ndërsa mbrëmja do të sjellë zhvillim të vranësirave, por nuk priten reshje”, u shpreh ai.

Edhe temperaturat nga sot kanë patur një rritje të lehtë dhe pritet që të rriten akoma duke shkuar në vlera maksimale gjatë fundjavës në 25 gradë Celsius. Prandaj për ata që kanë bërë plane në fundjavë moti është i favorshëm.

“Ata që do dëshirojnë të shfrytëzojnë plazhin, të bëjnë një shëtitje, do të jetë një mot i favorshëm, do të ketë diell, do të ketë mot të qëndrueshëm, edhe erë nuk do të ketë”, tha Osmani.

/a.r

Next Post
Ende mister vrasja e 38-vjeçares shqiptare në Itali / Bashkëjetuesi Osman Bylihu ndodhet në terapi intensive

Ende mister vrasja e 38-vjeçares shqiptare në Itali / Bashkëjetuesi Osman Bylihu ndodhet në terapi intensive

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

BE: Gati të punojmë me qeverinë e re në Serbi

BE: Gati të punojmë me qeverinë e re në Serbi

October 28, 2026
Rrjetet sociale fitojnë terren si burim lajmesh, studimi: 58% e amerikanëve i përdorin për informacion

Rrjetet sociale fitojnë terren si burim lajmesh, studimi: 58% e amerikanëve i përdorin për informacion

October 28, 2026
Privatësia në rrezik, një mjet i ri rikthen të dhëna nga bisedat e fshira me AI

Privatësia në rrezik, një mjet i ri rikthen të dhëna nga bisedat e fshira me AI

October 28, 2026
“Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

“Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

October 28, 2026
Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

October 28, 2026
Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

October 28, 2026
DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

October 27, 2026
“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

October 27, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Asnjë autokraci nuk mund t’i rezistojë vullnetit të shumicës popullore

October 27, 2026
Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In