• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Temperatura deri në -20 gradë/ Acari “mbërthen” Shqipërinë. Cilat do të jenë ditët më të ftohta

by Java News
21/01/2022 12:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vendi ynë në orët në vijim pritet që të fut në një valë me temperatura të ulëta në vlera negative në të gjithë zonat. Meteorologia e MeteoAlb Lajda Porja thotë për ABC se duke filluar nga mëngjesi i të shtunës e deri pasditen e të mërkurës temperaturat në vendin tonë do të jenë në vlera negative dhe do të ketë prezencë të erës së ftohtë.

Sipas saj i gjithë rajoni do të përfshihet nga i ftohti që vjen nga poli i veriut , por temperaturat janë tipike të një dimri. Porja në fjalën e saj bën me dije se zonat më të ftohta do të jenë ato të verilindjes dhe të juglindjes, ku termometri do të shënojë deri në 120 gradë në zonat e thella malore.

“Valët e ftohta vijnë disa herë në stinën e dimrit, por ne jemi mësuar që në 3 dekadat e fundit të kemi dimra jo shumë të ftohtë. Mëngjesi i së shtunës do të jetë i ftohtë në -11 gradë do të shënojë termometri në zonat malore. Zonat më të ftohta do të jenë zonat malore, si Korça,  Erseka, Bilishti, Kukësi, Librazhdi, Dibra, Puka, Bajram Curri dhe Bulqiza, ku temperaturat do të arrijnë nga -11 deri në -15 gradë dhe në fshatrat më të thellë deri në -19 apo -20 gradë.

Kryesisht verilindja dhe juglindja do të jenë më të ftohta dhe do analizojmë dhe valën ku  do të shënohen dhe temperaturat më të ulëta. Acari do të qëndrojë për 5 ditë në vendin tonë por ajo që vlen të theksohet është se nuk do të kemi reshje.

Në janar të 2017 kemi pasur një situatë të ngjashme ku kemi shënuar -8.2 në Tiranë dhe këtë vit pritet që të jetë në -5 gradë. Kukësi, Puka, Erseka, Bilishti,  Bajram Curri, Bulqiza Librazhdi do të jenë dhe zonat më të ftohta por krahasuar me vlerat e temperaturave në dimër janë temperatura tipike të këtyre zonave. Ndërsa në zonat e ulëta termometri do të shënojë nga -1 në -2 gradë”, ka thënë ajo.

Ndër të tjera jo ka theksuar se 5 ditët do të jenë të ftohta më pas duke filluar nga pasditja e të mërkurës termometri do të shënojë vlera pozitive në Ultësirën Perëndimore dhe zonat malore do të kemi një ngritje nga -19 deri në -8 gradë.

“Ditët më të ftohta janë e hëna e marta dhe e mërkura që do pësojë një përmirësim të motit që pasditen e të mërkurës, por që zonat malore Kukësi, Bulqiza, Korça Erseka dhe Bilishti do të mbeten në vlera negative në -7 dhe deri në -8 gradë . Janë temperatura të ulëta por që janë të zakonshme për këto zona”, është shprehur meterologia.

g.kosovari

Next Post
11 vite hetime për vrasjen e Aleks Nikës / Kërkohet riekspertim i plumbit që i mori jetën

11 vite hetime për vrasjen e Aleks Nikës / Kërkohet riekspertim i plumbit që i mori jetën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pushimet në Shqipëri u kthyen në makth, çifti kanadez përfundon me 23 kg kanabis në valixhe: Na e ndërruan bagazhin

Pushimet në Shqipëri u kthyen në makth, çifti kanadez përfundon me 23 kg kanabis në valixhe: Na e ndërruan bagazhin

November 11, 2026
Rama: Nëse SPAK dështon të jetë i pavarur, do ishte edhe dështimi ynë! O me demokracinë, o me kënetën…

Veliaj kërkon komision hetimor për Ramën: Më kërcënoi përmes Gogut, jam gati të përballem me ministrin

November 11, 2026
Stuhia “Charles” do përfshijë edhe Shqipërinë! Erë e fortë dhe rrebeshe shiu të enjten e të premten. Më i prekur Veriu

Stuhia “Charles” do përfshijë edhe Shqipërinë! Erë e fortë dhe rrebeshe shiu të enjten e të premten. Më i prekur Veriu

November 11, 2026
Takim me Ilirjan Celibashin, BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

Takim me Ilirjan Celibashin, BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

November 11, 2026
“Të shqetësuar, nesër mund të dhunojnë mësuesin e pedagogun”- Tryeza Kombëtare, Rama për përfshirjen e të miturve në protesta: Relativizuan dhunën dhe e justifikuan!

Rregulla të reja për mjekët dhe infermierët e rinj, Rama njofton lehtësimin e procedurave për Provimin e Shtetit

November 11, 2026
Ora luksoze, makina të shtrenjta dhe apartamente milionëshe, jeta e Hajdar Çopjas në Dubai

Ora luksoze, makina të shtrenjta dhe apartamente milionëshe, jeta e Hajdar Çopjas në Dubai

November 11, 2026
Kërcënim për bombë edhe në mbi 300 shkolla në Irlandën e Veriut, policia konfirmon alarmin e rremë

Kërcënim për bombë edhe në mbi 300 shkolla në Irlandën e Veriut, policia konfirmon alarmin e rremë

November 11, 2026
Pikëpyetjet mbi “Rinia Nacionaliste” dhe lidhjet me “Forumi Rinor Islamik”

Pikëpyetjet mbi “Rinia Nacionaliste” dhe lidhjet me “Forumi Rinor Islamik”

November 11, 2026
Ishte kthyer në makth për Majorkën, arrestohet “skifteri” shkodran; plan të vidhte dhjetëra shtëpi për Krishtlindje

Fusha e betejës së grupeve kriminale shqiptare! Pazaret e drogës e ekzekutimet, shqiptarët që u vranë në Spanjë

November 11, 2026
VIDEO/ Sot protesta e 165-të, studentët bllokojnë Tiranën dhe marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit

VIDEO/ Sot protesta e 165-të, studentët bllokojnë Tiranën dhe marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In