• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Telma dhe Luise”/ Si u arratisën dy shoqet nga Tirana ditën e parë të Vitit të Ri. Kur e kuptuan prindërit që u ‘zhdukën’

by Java News
04/01/2021 12:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ato kanë pritur ndërrrimin e viteve. Festuan me prindërit dhe familjarët më të ngushtë ashtu siç e kërkon tradita. Trokitën gotat dhe thanë gëzuar. E sapo hyri 2021, vendosën të arratisen. Dy shoqet, të cilat nuk kanë mbushur ende moshën madhore 18 vjeç, janë arratisur nga shtëpia dhe pa adresë, pohon një burim policor i gazetës “Si”. Ngjarja e denjë për të qenë imitim i filmit amerikan ‘Telma dhe Luise’ ikën nga banesa në datën një janar dhe prindërit e tyre janë vënë në kërkim. Së bashku me ta edhe policia që prej ditës së parë të vitit që sapo ka trokitur.

Ngjarja ka ndodhur në Tiranë , të dyja vajzat shoqe të ngushta me njëra tjetrën kanë fikur telefonat dhe numrat e tyre dalin të padisponueshëm. Ato kanë marrë me vete kartat e identitetit dhe dokumente të tjera e janë larguar nga banesat respektive. Prindi i parë u paraqit në komisariatin numër një, pasi u bind se e bija nuk ishte tek shoqja e ngushtë ashtu siç kishte thënë në shtëpi ditën e parë të vitit kur ishte larguar. ‘Po shkoj tek shoqja ime tha M. mosha 16 vjec”. Por të njëjtën gjë ju tha në datën një janar edhe K.. ‘ Po shkoj tek M. ta takoj u justifikua adoleshentja” . Se cfarë tha secila prej tyre, si justifikim për të dalë nga banesa herët në mëngjesin e datës një janar e pohojnë prindërit e tyre.

‘Fëmija ime është hera e parë që e fik telefonin dhe ikën në këtë mënyrë, asnjëri prej nesh nuk ka dijeni se ku gjendet aktualisht. Ime bijë ka marrë sende personale dhe disa kursime cash që i kishte grumbulluar për festat”- ka treguar i ati i 16 vjecares në polici, sipas burimeve të gazeës “Si”, të cilët shtojnë se është kontrolluar sistemi tims për këtë qëllim me shpresën se do mbërrihet në gjurmet e dy shoqeve të ngushta.

Si u zbulua arratisja?

Prindi i 16 vjecares tjetër me emrin me inicial K. pasi e ka pritur të bijën që të kthehej për drekë e ka telefonuar atë. Vajza doli nga shtëpia herët në mëngjes në orën nëntë të datës një janar. “Pasi e telefonova disa herë dhe numri dilte i fikur, në orën 15 shkova tek shtëpia e shoqes së saj M. tek e cila na tregoi se po shkonte për ta uruar live për Vitin e Ri. Kur shkuam mësuam se vajza nuk ndodhej aty dhe se njëkohësisht njëlloj kishte vepruar edhe M.”

Edhe 16 vjecarja tjetër ka marrë vec kursimeve edhe kartën e identitetit dhe veshje.

Polcia pranon për gazetën “Si” se ka dyshime të forta se vajzat janë larguar së bashku dhe të dyja megjithë përpjekjet disa orëshe vazhdojnë ti kenë numrat e telefonit të padisponueshëm dhe të fikur.

Prindërit e shoqeve

Por të pyetur nga policia asnjëri nga prindërit nuk ka dijeni se ku mund të kenë shkuar adoleshentet. ‘Nuk e di se ku mund të ketë shkuar ime bijë- pohon njëri nga baballarët , dyshoj se kanë ikur të dyja së bashku , por se ku nuk mund ta them pasi nuk kam informacion”.

Policia pohon zyrtarisht për gazetën “Si” se ka bërë shpalljen në kërkim të dy adoleshenteve për të cilat nuk dihet nëse e kanë parë apo jo filmin “Telma dhe Loise”, me protagoniste dy shoqe të ngushta që të pakënaqura nga jeta vendosën të braktisin gjithçka dhe të arratisen./  Gazeta “Si”

g.kosovari

Next Post
“Plazhi është kthyer si në Karaibe/ Rama viziton Lungomare 2 në Vlorë

"Plazhi është kthyer si në Karaibe/ Rama viziton Lungomare 2 në Vlorë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Apeli i ish-krerëve të UÇK-së/ Nga 30 ditët e para te vendimi përfundimtar, ja si vijon beteja ligjore

Apeli i ish-krerëve të UÇK-së/ Nga 30 ditët e para te vendimi përfundimtar, ja si vijon beteja ligjore

September 18, 2026
Trump përjashton CNN, Politico dhe MsNow nga Shtëpia e Bardhë: Përhapin lajme të rreme!

Trump përjashton CNN, Politico dhe MsNow nga Shtëpia e Bardhë: Përhapin lajme të rreme!

September 18, 2026
Lufta ndot Gjirin Persik! Mbi 100 derdhje nafte, rrezikohen koralet dhe zonat e mbrojtura

Lufta ndot Gjirin Persik! Mbi 100 derdhje nafte, rrezikohen koralet dhe zonat e mbrojtura

September 18, 2026
“Nuk është verdikt përfundimtar!”- BE reagon para vendimit për Thaçin dhe ish-krerët e UÇK: Respektoni verdiktin e Speciales, e drejta…!

Se për ta, liria e Kosovës ishte e para

September 18, 2026
25 vite burg për Jakup Krasniqin, i biri: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin!

25 vite burg për Jakup Krasniqin, i biri: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin!

September 18, 2026
Orët e Tiranës

Orët e Tiranës

September 18, 2026
Sondazhi trondit Netanyahun! Eisenkot kryeson me 48% për postin e kryeministrit, 40% për liderin e Likud

Sondazhi trondit Netanyahun! Eisenkot kryeson me 48% për postin e kryeministrit, 40% për liderin e Likud

September 18, 2026

“Po paguajmë shtrenjtë”, Erion Braçe kërkon të hiqen taksat që rëndojnë naftën

September 18, 2026
“Berisha e përdori vrasjen e Azem Hajdarit si alibi për të marrë pushtetin me dhunë”, ish-drejtuesi i Policisë zbardh prapaskenat e 14 shtatorit 1998

“Berisha e përdori vrasjen e Azem Hajdarit si alibi për të marrë pushtetin me dhunë”, ish-drejtuesi i Policisë zbardh prapaskenat e 14 shtatorit 1998

September 18, 2026
Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

September 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com