• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Televizioni viral. Lajeni ekranin me dezinfektant dhe shpëtoni nga studiot e marrëzisë

by A R
14/04/2020 20:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një rrëfim nga Stefano Benni

Mirëmbrëma. Unë jam Mentoni juaj dhe sonte jemi këtu për një debat shumë të rëndësishëm. A kemi siguri për atë që ka ndodhur dhe do të ndodhë, apo mos vallë po endemi nëpër errësirë? Për këtë arsye kemi thirrur ekspertët më të mirë të sektorit. Virologun Pandora, epidemiologun Pestis, mikrobiologun Zeiss, teknikun e futbollit Zanna dhe pneumologun Fumacchia. Dhe këtu në të djathtën time janë statisticieni Gufi, gjenerali Ascella ekspert i luftës bakteriologjike, dhe gjeometrin Metris ekspert në matjen dhe përfaqësimin e njerëzve të zakonshëm. Fjalën e keni ju.

VIROLOGU PANDORA: Gjëja e parë që dua të them është se maska është e domosdoshme. Fakti që prej muajsh nuk gjejmë një të tillë, është provë e faktit që është shumë e çmuar, ose që dikush ka organizuar ndonjë karnavale pa e ditur ne. Maska na mbron nga Covid.

EPIDEMIOLOGU PESTIS: Maska duhet të mbahet vetëm një herë, përndryshe shndërrohet në fole bakteresh. Ose futeni në lavatriçe me dhjetë kilogramë alkool, ose do të bëhet një bartëse e mëtejshme e infeksionit.

ZEISS: Maska vlen vetëm në shtatë metra e gjysmë distancë, dhe nuk duhet të ketë në mes pengesa apo ngarkesa alegorike, përndryshe është e kotë.

METRIS: Maska duhet të jetë një metër e 723 centimetra distancë.

ZANNA: Për këtë arsye është e domosdoshme që të rifillojë kampionati i futbollit, duke qenë se penalltitë goditen nga 11 metra dhe si të tilla janë të painfektueshme.

PESTIS: Pusho, ti dhe ai gjeometri që nuk hyn fare këtu, jeni idiotë. Ju kujtoj se koronavirusi nuk është veçse një lloj gripi i maskuar, çdo vit vdesin mijëra pleq, të bëjmë llogaritë dhe do të shihni që numrat janë të barabartë, po dramatizojmë për faj të nekrofilëve dramatizues.

PANDORA: Ti je një shkencëtar i lodhur. Më kujtohen eksperimentet e tua që bashkonin qelizat e lakuriqëve të natës dhe bretkocave dhe jepnin si rezultat një virus me formë Pokemoni. Nuk do habitesha sikur një prej këtyre monstrave të vogla të kishin dalë nga laboratorët e tu.

ASCELLA: Kemi provën që kinezët zotërojnë bombën bakteriologjike dhe janë gati të pushtojnë botën me virusin al vasabi. Kanë një ushtri të madhe. Dhe ne rrijmë këtu e flasim si budallenj.

MENTONE: Ju lutem, mos u nxehni.

FUMACCHIA: Me që ra fjala, po ju kujtoj se ai llumi, Zeiss, tha se virusi vdes me të nxehtin, ndërkohë që është e njohur tashmë që i ftohti e bezdis, në Antarktidë është gjetur vetëm një, në lëkurën e një ariu të bardhë, ndërkohë që në diskotekat e Los Angelesit gëlojnë.

PESTIS: Ti je një i paaftë. Ke thënë gjithmonë që duhet të rrijmë në shtëpi, por shtëpia bëhet burg dhe një vatër infeksioni. Duhet të dalim. Cilido mund të marrë një avion për në Antarktidë apo në Hawai dhe të bëjë shëtitje atje. Do të ndihet më mirë.

MENTONE: Ju lutem. Të mos u ofrojmë një spektakël kaq të dhimbshëm atyre mijëra mjekëve dhe infermierëve, që çdo ditë luftojnë dhe kurojnë me kurajë dhe vetëmohim këtë pandemi. T’i respektojmë.

ZANNA: Dhe atyre u mohohet edhe kënaqësia e ndeshjes së futbollit të të dielës.

MENTONE: A do mbërrijmë në temë apo jo? Jemi shkencëtarë apo fallxhorë. Dhe ti, Canaria, pse rri gjithmonë i heshtur? Kur e parashikoni pikun e infeksioneve?

CANARIA: Më keni thirrur sepse jam ekspert i pikeve. Por unë e kam fjalën për pikun në kuptimin e zogjve, jam një ornitolog.

PANDORA: Ja se si organizoni emisionet, llum. Do e them unë fjalën e fundit: Covid është një kokteil lakuriqi nate kinez dhe ketchup-i, duhet me ndejt mbyllur në një shtëpi të paktën tre katëshe me pishinë dhe aparat Domopak.

PESTIS: Koqe, koronavirusi është një ftohje banale e pompuar nga media, duhet të shkojmë të bëjmë ski duke e mbajtur skiatorin tjetër dhjetë metra larg dhe me maskë slalomi.

ASCELLA: Koronavirusi është frut i një komploti amerikano-ruso-kinez për të pushtuar Evropën dhe duhet t’u shpallim luftë këtyre vendeve.

METRIS: E vetmja mbrojtje është të rrijmë në radhë në supermarket me një këmbë, i bën mirë qarkullimitt të gjakut, të mos blejmë kurrë djathëra me yndyrë dhe të mos e çajmë kokën për dekretet. E thotë gjyshja ime që është 92 vjeç.

MENTONE: Dakord, në fund marrim mendimin e një politikani. I nderuari Salvavini, çfarë duhet të bëjmë?

SALVAVINI: Më duket e qartë për të gjithë. Në jug marrin shumë frymë, flitet shumë dhe i marrin shumë oksigjen veriut që punon. Sa më pak frymëmarrje dhe zanore, sa më shumë bashkëtingëllore dhe shfryrje, tingulli i lodhjes. Duhet një dekret që të rregullojë frymëmarrjen.

Shpërthejnë të qeshura, me ulërima dhe sharje në sfond.

MENTONE: Të diskutosh është e nevojshme, edhe kur duket qartë se shkencëtarët tanë janë të ndarë tashmë nga një polemikë e fuqishme. Harrojeni këtë të qeshur. Lajeni ekranin e televizorit me dezinfektant, rrini në shtëpi dhe shkoni të flini me një maskë të Groucho Marxit. Natën e mrië dhe mbi të gjitha rrini në shtëpi. / Nga La Repubblica – Bota.al

Next Post
SHBA shënon 1,554 viktima të reja, kreu i “Infektivit”: Nuk kemi më kapacitet për testime

SHBA shënon 1,554 viktima të reja, kreu i "Infektivit": Nuk kemi më kapacitet për testime

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

March 28, 2026
‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

March 28, 2026
“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

March 28, 2026
Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

March 28, 2026
Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

March 28, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

March 28, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse avancuam me energjinë si e do BE?

March 28, 2026
Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

March 28, 2026
‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

March 28, 2026
Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In