Televizioni rus Life ka rindërtuar skenën e sulmit terrorist në aeroportin e Stambollit, që u mori jetën 41 personave dhe plagosi mbi 250 të tjerë.
Sipas informacioneve nga mediat turke, bëhet fjalë për tre kamikazë, që hynë brenda terminalit dhe fillimisht hapën zjarr me automatikë kallashnikov.
Në skemën e ndërtuar nga Life, njëri prej sulmuesve u qëllua nga një polic i aeroportit dhe më pas hodhi veten në erë duke mos shkaktuar asnjë viktimë.
Ndërkohë, pak më herët, janë publikuar fotot e dy prej terroristëve. Ata ishin veshur me rroba dimri për të fshehur brezin e eksplozivëve dhe kallashnikovët.
Telegrafi/d.i.