• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Televizioni Publik, një mishmash votash për drejtorin e përgjithshëm

by
30/06/2015 19:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zhurma për drejtorin e përgjithshëm të RTSH, televizionit publik shqiptar, vijon të mbajë ende gjallë interesin e mediave dhe të një pjese të opinionit publik që ende e ka në merak fatin e transmetuesit, dikur simbol i një Shqipërie tjetër.

Shumëkush u ngatërrua nga votimi i fundit i Këshillit Drejtues të TVSH para dy ditësh. Kjo ndodhi sepse njëri ndër kandidatët, rektori aktual i Universitetit të Arteve Petrit Malaj, mori gjashtë nga 11 votat e Këshillit. Duhet thënë se ky qe votimi i dytë që kryhej për të zgjedhur drejtorin e përgjithshëm, ku Malaj nuk mundi të bëhet dot drejtues i RTSH, Pasi për t’u zgjedhur duhen shtatë, e jo gjashtë vota të fshehta të Këshillit.

Pesë votat e mbetura i mori rivali i tij Thoma Gëllçi, gazetar i vjetër i mediave të shkruara. Këto dy kandidatura kanë mbetur në garë, pas një aradhe të gjatë emrash publikë (16 të tillë), u paraqitën për t’u futur në garën për drejtor të përgjithshëm të RTSH. Nga kjo listë, sot emri i drejtorit të ri do të dalë nga dyshja Malaj-Gëllçi, por këtu duket se nisin problemet. Të cilat nuk kanë të bëjnë më vetëm me profilin dhe personin e garuesve, por, siç ndodh gjithmonë kur zgjidhet kreu i medias më të madhe publike, kanë të bëjnë me llogari të shumta, pas perdeve të trasha të politikës shqiptare.

Ata që e kanë ndjekur nga afër garën për kreun e RTSH shprehen me siguri se kandidatura e Petrit Malajt, një ish-deputet i PS në vitin 2005 dhe anëtar i dorëhequr i Asamblesë së Partisë Socialiste, ndodhet paradoksalisht më pranë të djathtës, sesa partisë tij në këto momente. Aq sa në votimin e fundit, thuhet se pesë votat që shkuan në drejtim të rivalit të tij Gëllçi, i përkisnin anëtarëve të propozuar nga e majta, kurse gjashtë votat e Malajt përfaqësonin të djathtën dhe LSI.

I gjithë ky lëmsh përflitet se ka të bëjë me lobimin që kandidatët kanë bërë për të fituar shumicën e votave, duke kërkuar OK nga palët respektive në Këshillin Drejtues të RTSH. Ndodhemi kështu në situatën paradoksale kur dy emra që në gjenezë i përkasin të majtës (madje një të majte disi të vjetër në kohë), janë sot në garë me votat e dy krahëve të kundërt. Çka e bën votimin e ditës së enjte mjaft kompleks dhe të paparashikueshëm.

Next Post

Kështu do të dukeshin këta VIP-a nëse nuk do të ishin bërë të famshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

26 vatra zjarri në 24 orë në Shqipëri, katër mbeten aktive, Dajti dhe Dibra zonat më problematike

26 vatra zjarri në 24 orë në Shqipëri, katër mbeten aktive, Dajti dhe Dibra zonat më problematike

August 30, 2026
Ilir Beqaj: Unë nuk i fshihem drejtësisë, por pranoj të përballem me atë!

Jo çdo shkelje e kuadrit ligjor është vepër penale

August 30, 2026
Islanda i thotë “jo” negociatave për anëtarësimin në BE

Islanda i thotë “jo” negociatave për anëtarësimin në BE

August 30, 2026
Zjarr i madh edhe në Mat, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen nga terreni, dyshohet se është i qëllimshëm!

Ndezi zjarr dhe rrezikoi një fshat të tërë, arrestohet 25-vjeçari në Tërbaç

August 30, 2026
Të shtëna me armë në një party në Zvicër, një i vdekur dhe 5 të plagosur

Të shtëna me armë në një party në Zvicër, një i vdekur dhe 5 të plagosur

August 30, 2026
Protesta në kornizat e Goffman

Si e vrau algoritmi protestën qytetare në Tiranë

August 30, 2026
Tokat e zaptuara, emrat e 870 pronarëve që kompensohen

“Ngërçi” tek kthimi i pronave, kreu i ATP tërheq vëmendjen: Rifreskoni adresat

August 30, 2026
Ankimi i maturantëve për provimin/ Drejtoresha e QSHA: Në test kishte pyetje për të gjitha nivelet!

Çfarë zgjodhën maturantët? Të orientuar nga tregu i punës, kryeson mjekësia dhe IT

August 30, 2026
VIDEO/ Hyri me Jet Ski në zonën e pushuesve, bllokohet mjeti dhe gjobitet me 500 mijë lekë drejtuesi në Ksamil

VIDEO/ Hyri me Jet Ski në zonën e pushuesve, bllokohet mjeti dhe gjobitet me 500 mijë lekë drejtuesi në Ksamil

August 30, 2026
Zbulohet trajtimi që ul kolesterolin e keq me rreth 50% për një vit

Zbulohet trajtimi që ul kolesterolin e keq me rreth 50% për një vit

August 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com