• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Televizionet retushojnë partitë e vogla parlamentare nga fushata elektorale: Ja kush kryeson në emisione, kronika live…!

by Java News
03/05/2023 20:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Besar Likmeta

Kodi Zgjedhor i miratuar me konsensus nga partitë politike në vitin 2020 parashikon se midis subjekteve zgjedhore parlamentare duhet të ketë një barazpeshë në mbulimin mediatik nga mediat audiovizive gjatë fushatës zgjedhore.

Sipas parashikimeve të Kodit Zgjedhor, në fushatën për zgjedhjet lokale të 14 majit, dy partitë e mëdha që kanë marrë më shumë se 20% të votave në zgjedhjet e fundit parlamentare  – Partia Socialiste dhe Partia Demokratike, duhet të marrin jo më shumë se dyfishin e kohës televizive të partive të vogla parlamentare, të cilat kanë marrë më pak se 20% të votave.
Për të kontrolluar respektimin e Kodit Zgjedhor, ligjëvënësi ka mandatuar Autoritetin e Mediave Audivizive, AMA, të monitorojë gjatë fushatës kohën që i rezervohet çdo subjekti elektoral dhe t’ia raportojë të dhënat Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Të dhënat e AMA-s të analizuara nga BIRN tregojnë se parashikimet e Kodit Zgjedhor nuk janë respektuar gjatë 15 ditëve të para të fushatës dhe vetëm një nga shtatë partitë e vogla parlamentare –Partia e Lirisë (PL) që udhëheq koalicionin Bashkë Fitojmë – ka marrë një kohë mediatike proporcionale me partitë e mëdha.

Ndërkohë, gjashtë partitë e tjera parlamentare – Lëvizja për Zhvillim Kombëtar (LZHK), Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU), Partia Agrare Ambientaliste (PAA), Partia Social Demokrate (PSD), Partia Lëvizja e Legalitetit (PLL) dhe Partia Republikane (PR), kanë marrë mbulim mediatik 10 herë më pak nga çfarë u garanton ligji.

Ngjashëm me partitë, edhe bashkitë e vogla kanë marrë pak vëmendje mediatike gjatë kësaj fushate zgjedhore, ndërkohë që mbulimi mediatik është fokusuar kryesisht te liderët e partive poltike dhe në garën elektorale për bashkinë e kryeqytetit.

Diskriminimi i mediave audiovizive ndaj partive të vogla parlamentare nuk regjistrohet vetëm në kohën e rezervuar gjatë edicioneve informative. Edhe në tranmetimet ‘live’ të televizioneve informative dhe në emisionet politike, aktivitetet e tyre zgjedhore regjistrojnë të dhëna njëshifrore.

Në rast të shkeljes së raporteve të pasqyrimit në favor të një partie ose të një koalicioni, Kodi Zgjedhor parashikon kompensimin e partive apo koalicioneve të diskriminuara me minutazh shtesë brenda 48 orëve.

Në rast të shkeljes së raporteve të pasqyrimit në favor të një partie, KQZ ka gjithashtu fuqinë që kryesisht ose me propozimin e KZAZ-ve, të gjobisë operatorët radiotelevizivë vendorë me masë administrative 1,5 milionë lekë dhe operatorët radiotelevizivë kombëtarë me 3 milionë lekë.

I pyetur nga BIRN nëpërmjet një zëdhënëseje, KQZ tha se një vendim mbi raportet e AMA-s për ndarjen e kohës televizive nuk ishte marrë ende dhe të dhënat priten të shqyrtohen gjatë mbledhjes së ardhshme të Komisionit.

Diskriminimi i subjekteve “të vogla”

Në zgjedhjet vendore të 14 majit,  qytetarët shqiptarë me të drejtë vote do të zgjedhin kryetarët e bashkive dhe këshilltarët për 61 bashkitë e Shqipërisë.

Më 14 prill, AMA nisi monitorimin e rreth 34 mediave audiovizive, televizione dhe radio qendroe dhe lokale, mbi ndarjen e mbulimit mediatik për subjektet dhe aktorët zgjedhorë në edicione informative, transmetimet ‘live’ dhe emisionet televizive politike gjatë fushatës zgjedhore.

Raportet ditore të monitorimit të mediave të AMA-s janë të disponueshme në faqen e internetit të KQZ-së. Të dhënat e raporteve ditore të AMA-s për 15 ditët e para të fushatës, u mblodhën dhe u analizuan nga BIRN nëpërmjet një databaze.

Këto të dhëna tregojnë se mbulimi mediatik gjatë fushatës ka anuar në mënyrë të qartë në favor të dy partive të mëdha parlamentare dhe koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’.

Gjatë 15 ditëve të para të fushatës, 17 televizionet kryesore në vend të monitoruara nga AMA i dedikuan pak më shumë se 160 orë fushatës zgjedhore të subjekteve politike në edicionet informative, ose mesatarisht 10.7 orë në ditë. Pjesa më e madhe e kësaj kohe i shkoi koalicionit Bashkë Fitojmë me 39% të kohës totale të lajmeve në edicionet informative, e ndjekur nga Partia Socialiste me 33.9% dhe Partia Demokratike me 21.9%.

Ndërkohë, pesë partitë e vogla parlamentare – përfshirë LZHK, PR, PDIU, PSD dhe PAA, morën në total 450 minuta ose të marra së bashku, 4.7% të kohës televizive në edicionet informative. Ndërkohë, Partia Lëvizja e Legalitet që përfaqësohet me një deputet në Kuvendin e Shqipërisë mori 0 minuta gjatë gjysmës së parë të fushatës për zgjedhjet vendore në edicionet informative.

Përveç partive parlamentare, gjatë 15 ditëve të para të fushatës, televizionet mbuluan edhe fushatën e disa partive joparlamentare, përfshirë Nisma Thurja, Lëvizja Bashkë dhe Partia Bindja Demokratike, të cilat morën në total 52 minuta mbulim mediatik në edicione informative.

Diferencat në mbulimin e fushatës gjatë edicioneve informative bëhen dhe më të dukshme nëse analizohet minutazhi i subjekteve kryesore politike në tre kanalet kryesore televizive të transmetuesit publik dhe tre kanaleve private që zotërojnë licensa kombëtare. Të dy këto grupime kanë favorizuar në mbulimin e tyre Partinë Socialiste në pushtet, duke mos u lënë hapësirë shumicës së partive më të vogla parlamentare në shpalosjen e pikëpamjeve të tyre politike për publikun.

Diskriminimi i partive të vogla parlamentare regjistrohet gjithashtu edhe gjatë emisioneve televizive dhe transmetimeve live.

Nga 274 orë e 35 minuta emisione politike të transmetuara gjatë 15 ditëve të para të fushatës, vetëm 697 minuta ose 4.2% i janë dedikuar gjashtë subjekteve të vogla parlamentare. Ngjashëm me edicionet informative, edhe në emisione, pjesë më e madhe e minutazhit i ka shkuar koalicionit Bashkë Fitojmë (41.4%), i ndjekur nga Partia Socialiste (29.2%) dhe Partia Demokratike (17.1%).

Ndërkohë, nga 260 orë e 48 minuta transmetime live të fushatës në 11 televizione informative qendrore, 97.9% i kanë shkuar Partisë Socialiste, Partisë Demokratike dhe koalicionit Bashkë Fitojmë. Vetëm tre nga partitë e vogla parlamentare kanë përfituar nga transmetive live të mediave audiovizive informative – PDIU, PAA dhe PR, për një total prej 248 minutash ose 1.6% të totalit gjatë gjysmës së parë të fushatës.

Zgjedhje vendore, fushatë kombëtare

Gjithsej 40 parti dhe koalicione me 144 kandidatë për kryetarë bashkie dhe rreth 23,700 kandidatë për këshilltarë garojnë në këto zgjedhje. Megjithatë, në 17 mediat kryesore të monitoruara nga AMA gjatë 15 ditëve të para të fushatës zgjedhore, 41.8% e kohës televizive në edicionet informative iu dha tre liderëve të partive politike kryesore – Sali Berishës, Edi Ramës dhe Enkelejd Alibeajt, edhe pse asnjëri prej tyre nuk është kandidat në zgjedhje.

Tre liderët e partive politike ndiqen në mbulim mediatik në edicionet e lajmeve nga kandidatët për bashkinë e Tiranës nga partitë parlamentare – Erion Veliaj, Belind Këlliçi, Roland Bejko dhe Lajla Përnaska, me 25.3% të minutazhit. Kandidati i Lëvizjes Bashkë për Bashkinë e Tiranës, Arlind Qori ka marrë zero minuta në edicionet informative gjatë gjysmës së parë të fushatës.

Transmetimet live dominohen gjithashtu nga Edi Rama (15.5%) dhe Sali Berisha (15.4%), të ndjekur nga Erion Veliaj (14.7%), Enkelejd Alibeaj (10.3%) dhe Roland Bejko (8.6%). Kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë, Belind Këlliçi ka marrë vetëm 1.5% të minutazhit të transmetimeve live në mediat audiovizive gjatë 15 ditëve të para të fushatës.

Minutazhi i emisioneve televizive kryesore në vend është dominuar gjithashtu nga kandidatët për kryebashkiak të Tiranës, të cilët kanë marrë në total 60 orë transmetive dhe 20.5% të totalit gjatë 15 ditëve të para të fushatës elektorale.

Kandidati që ka marrë më shumë kohë në emisionit televizive është Roland Bejko (6.3%), i ndjekur nga Belind Këlliçi (6.1%) dhe Erion Veliaj (4.8%)./BIRN

Next Post
Ekzekutim me 10 të shtëna/ “Çmendet” roja i sigurisë vret vëllain dhe kunatën. Shkaku, sherret

Ekzekutim me 10 të shtëna/ "Çmendet" roja i sigurisë vret vëllain dhe kunatën. Shkaku, sherret

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dorëzoi “El Mencho-n” te autoritetet meksikane? Modelja e “OnlyFans” mohon lidhjen me bosin e drogës

Dorëzoi “El Mencho-n” te autoritetet meksikane? Modelja e “OnlyFans” mohon lidhjen me bosin e drogës

February 24, 2026
Aksidentoi për vdekje fëmijën 7-vjeçar dhe u largua nga vendngjarja, policia arreston shoferin

Aksidentoi për vdekje fëmijën 7-vjeçar dhe u largua nga vendngjarja, policia arreston shoferin

February 24, 2026
“Rumuni me precedentë në Greqi, kishte hyrë disa herë në Shqipëri”, zbardhen detaje nga dosja hetimore për vrasjen e Renato Hoxhajt

“Rumuni me precedentë në Greqi, kishte hyrë disa herë në Shqipëri”, zbardhen detaje nga dosja hetimore për vrasjen e Renato Hoxhajt

February 24, 2026
“Ta plas kokën, veç hani e dh*ni, kafshë, idiote”, mësuesja dhunon dhe fyen nxënësit në klasë

“Ta plas kokën, veç hani e dh*ni, kafshë, idiote”, mësuesja dhunon dhe fyen nxënësit në klasë

February 24, 2026
U largua nga drejtimi i koalicionit, Dashamir Shehi: Bëhet politikë edhe pa mua! Berisha konsumoi opozitën

Situata politike në vend/ Shehi: Të gjithë pushtetin e ka Edi Rama, zgjidhjet e përfolura nuk vlejnë më

February 24, 2026
Akuzohej për heroinë të kapur në një Porsche Cayenne/ Media spanjolle: Biznesmeni i njohur shqiptar shpallet i pafajshëm

Akuzohej për heroinë të kapur në një Porsche Cayenne/ Media spanjolle: Biznesmeni i njohur shqiptar shpallet i pafajshëm

February 24, 2026
Dorëhiqet drejtoresha e Luvrit pas vjedhjes spektakolare të stolive të kurorës franceze. Reagon Macron

Dorëhiqet drejtoresha e Luvrit pas vjedhjes spektakolare të stolive të kurorës franceze. Reagon Macron

February 24, 2026
“Ky sport është i paparashikueshëm”, flet skiatori që mbajti flamurin e Shqipërisë në Lojërat Olimpike Dimërore

“Ky sport është i paparashikueshëm”, flet skiatori që mbajti flamurin e Shqipërisë në Lojërat Olimpike Dimërore

February 24, 2026
“Rusia nuk mposhtet nga ju”, Putin i drejtohet Europës: Do pendoheni për kërcënimet bërthamore!

“Rusia nuk mposhtet nga ju”, Putin i drejtohet Europës: Do pendoheni për kërcënimet bërthamore!

February 24, 2026
“Epsteini” ynë

Një poshtërim i panevojshëm për familjen Jashari

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In