• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Telekom prezanton paketën “One Family”

by Java News
06/05/2016 17:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Telekom Albania sjell për herë të parë në tregun shqiptar të telekomunikacionit një paketë me produkte dhe shërbime të avancuara për familjet. “One Family” do të plotësojë njëkohësisht disa prej kërkesave që kanë prindërit, fëmijët apo dhe anëtarët e tjerë të familjes, pasi është një formë novatore, ekonomike dhe e sigurt komunikimi.

Telekom e ka kompozuar “One Family”, posaçërisht për shpenzimet brenda familjes, duke mundësuar formimin e një grupi ku janë të pranishëm të gjithë anëtarët e familjes. “One Family”, veç bërjes më të lehtë të komunikimit vjen dhe si një mundësi për të ulur shpenzimet familjare dhe rritur sigurinë për fëmijët.

Grupi “One Family” mund të përbëhet deri nga 4 numra dhe pjesëtarët e grupit përfitojnë shërbime të tilla si ulje të ndjeshme, transferim krediti falas nga krijuesi i grupit dhe numër Telekom fiks me pajtim mujor falas.

Pjesë e kësaj pakete nga Telekom është dhe një produkt tejet novator si ora inteligjente MyKid, e krijuar për t`u mbajtur nga fëmijët, por që cilësohet si një prej lehtësive më të mëdha për prindërit e tyre.

MyKid ofrohet falas dhe është orë inteligjente posaçërisht për fëmijët e grupmoshës 4-12 vjeç. Kjo orë inteligjente vjen e pajisur me një kartë SIM Telekom, lokalizues GPS si dhe sensor të ndjeshëm i cili tregon nëse ora është në dorë apo është hequr nga fëmija juaj. Ora MyKid përfitohet falas me aktivizimin e ‘One Family’ dhe mundëson qëndrimin në kontakt me fëmijën tuaj në çdo moment. Telefonatat, SMS, mesazhet zanore dhe lokalizimi janë ndër funksionet bazë më të rëndësishme të MyKid. Fëmija mund të telefonojë deri në 5 numra, të përcaktuar që më parë nga prindi, të dërgojë sinjale SOS në rast rreziku dhe të dëgjojë mesazhe zanore nëpërmjet orës MyKid.MYKID watch

Një tjetër shërbim i rëndësishëm për prindërit vjen dhe nga lokalizuesi GPS, që ju mundëson të krijoni “zonat e sigurisë”, të kontrolloni lëvizjet dhe të shikoni ku ndodhet fëmija. Prindërit duhet të instalojnë aplikacionin “MyKid Watch” që sjell Telekom për telefonat Android e iOS si dhe nëpërmjet kompjuterit personal. Prindërit me anë të aplikacionit “MyKid Watch” do të jenë gjithmonë në kontakt me fëmijën.

MyKid vjen në tre kombinime ngjyrash të gjalla dhe shumë tërheqëse për fëmijët të tilla si: blu me jeshile, e kuqe me blu dhe e kuqe me të verdhë. Më shumë informacione dhe detaje mbi paketën ‘One Family’ mund të gjeni në: www.telekom.com.al/onefamily

Telekom Albania është e angazhuar të sjellë në tregun shqiptar produktet më cilësore dhe të avancuara të fushës së telekomunikacionit. Kjo nuk është hera e parë që Telekom kujdeset për sigurinë e fëmijëve tuaj. Më parë kompania ka hedhur në treg aplikacionin ekskluziv të kontrollit prindëror “e-Di” për të lokalizuar vendndodhjen e fëmijëve dhe anëtarëve të moshuar të familjes. Telekom Albania, si pjesë e familjes së madhe të Deutsche Telekom do të vazhdojë të ofrojë aplikacione që lehtësojnë jetën e abonentëve të saj.” javanews/ a.kfb--post4

Next Post

Turqia i largohet BE-së/ Bomba e Erdogan: Ne ecim në rrugën tonë, dhe ju shkoni në tuajën

Comments 2

  1. Suada says:
    10 years ago

    Jam dakord qe siguria e femijeve ka rendesi, po ne kohen tone kemi shijuar femijerine dhe lojen larg cdo gjeje elektronike. kontrolli me ane te teknologjise po kthehet ne obsession. Lerini femijet te lozin rehat.

    Reply
  2. Leta says:
    10 years ago

    Une jam kundra ketyre pajisjeve per femijet. Kane kaq shume vale dhe nuk dua t’ja afroj femijeve te mi…

    Reply

Leave a Reply to Leta Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tentoi të vriste me thikë 60-vjeçarin në Korçë, arrestohet autori

Tentoi të vriste me thikë 60-vjeçarin në Korçë, arrestohet autori

March 7, 2026
Sa po i kushton Shqipërisë lufta në Lindjen e Mesme?

Sa po i kushton Shqipërisë lufta në Lindjen e Mesme?

March 7, 2026
Presidenti i Iranit i përgjigjet Trump: Dorëzimi pa kushte, një ëndërr që do ta merrni me vete në varr

Presidenti i Iranit i përgjigjet Trump: Dorëzimi pa kushte, një ëndërr që do ta merrni me vete në varr

March 7, 2026
Detaje nga operacioni i SPAK në Vlorë, zbardhet një vrasje dhe lëshohen mbi 7 urdhër-arreste

Detaje nga operacioni i SPAK në Vlorë, zbardhet një vrasje dhe lëshohen mbi 7 urdhër-arreste

March 7, 2026
Manipulues dhe hakmarrës, kjo është shenja më djallëzore e horoskopit

“Në dashuri do të keni dyshime”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

March 7, 2026
Sulm me dron në aeroportin e Dubait, pezullohen fluturimet! Breshëri raketash në Teheran

Sulm me dron në aeroportin e Dubait, pezullohen fluturimet! Breshëri raketash në Teheran

March 7, 2026
7 Marsi, Rama ndan fotot mes fëmijëve nga Manastiri: Na kujtojnë sa e fortë është lidhja përmes gjuhës

7 Marsi, Rama ndan fotot mes fëmijëve nga Manastiri: Na kujtojnë sa e fortë është lidhja përmes gjuhës

March 7, 2026
Operacion policor në Vlorë, RENEA kontrolle në zonën e “Ujit të Ftohtë”

Operacion policor në Vlorë, RENEA kontrolle në zonën e “Ujit të Ftohtë”

March 7, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Polici i fshatit dhe rrugaçi i fshatit

March 7, 2026
Sot festohet 7 Marsi, “Dita e Mësuesit”! 139 vjet nga Mësonjëtorja e Parë Shqipe

Sot festohet 7 Marsi, “Dita e Mësuesit”! 139 vjet nga Mësonjëtorja e Parë Shqipe

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In