• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Telekom Albania vazhdon fushatën e ndërgjegjësimit ndaj bullizmit

by Java News
28/02/2019 22:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sot Telekom Albania nisi fushatën për ndërgjegjësim dhe informim ndaj bullizmit në internet, adresuar adoleshentëve dhe të rinjve në Shqipëri. Në kuadër të fushatës më të fundit “Bëhu pjesë e së tashmes”, ku Telekom Albania bën thirrje që internetin ta përdorim për të mirat që na jep, duke shmangur rreziqet që vijnë nga lundrimi, sot çel edhe fushatën drejtuar të rinjve, se si të ruhen nga këto rreziqe.

Me bashkëpunimin e Shoqatës për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve dhe me pjesëmarrjen e shumë gjimnazistëve, u zhvillua një takim për të prezantuar www.bullyproof.al dhe tregimet grafike. Quizzi bullyproof.al është një ide që ka ardhur nga gjimnazistë të Tiranës, gjatë një Hackathon-i që kompania Telekom zhvilloi para disa muajsh. Nga shumë ide interesante, bully proof fitoi dhe u realizua. Përmes 15 pyetjeve të hartuara me sociologë dhe psikologë, shikohet rezultati nëse i testuari ka tregues për të qenë bullues apo viktimë e bullizmit. Për të plotësuar edhe më shumë fushatën, Telekom krijoi edhe një seri novelash grafike (comic strips) me përmbajtje të frymëzuara nga histori të hasura në realitet dhe të ilustruara përmes stilit artistik pop-art i cili mbetet gjithmonë bashkëkohor.

Gjatë eventit u shpallën edhe ambasadorët e fushatës, Olti Curri dhe Venera Lumani të cilët angazhohen për të shpërndarë sa më shumë mesazhet kundër bullizmit. Ky ndërgjegjësim do vijojë edhe përmes takimeve në shkolla në disa rrethe të Shqipërisë, për të shpërndarë informacione, për të zhvilluar lojëra dhe njëkohësisht për të ndihmuar të rinjtë të identifikojnë dhe parandalojnë situatat bulluese.

Duke nisur nga sot, çdokush mund të kontribuojë me këtë ndërgjegjësim, mjafton të shpërndani linkun e quizzit www.bullyproof.al me adoleshentët dhe të rinjte që keni rreth vetes apo të ri-shpërndani imazhet e tregimeve grafike nën #stopbullizmit, #mosutremb #nukjevetem dhe #fol.

Next Post
Spiropali sherr me Mark Markun: Merr ti armët dhe dil, mos nxit shqiptarët

Spiropali sherr me Mark Markun: Merr ti armët dhe dil, mos nxit shqiptarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani takim për sigurinë rajonale me Arabinë Saudite, Turqinë dhe Pakistanin

Irani kërcënon SHBA-të: Përgjigjja ndaj çdo sulmi amerikan do të jetë 10 herë më e ashpër!

November 12, 2026
Moti i keq “pushton” vendin! Lezha përfshihet nga rrebeshet e shiut me erëra të forta, vështirësohet qarkullimi i mjeteve

Moti i keq kërcënon Shqipërinë! Reshje intensive, stuhi dhe shtrëngata në disa qarqe, Mbrojtja Civile apel për kujdes ndaj përmbytjeve

November 12, 2026
Evropa mblidhet në Dublin, 48 liderët e kontinentit në alarm për luftën hibride! Diskutohen sulmet dhe kërcënimet që trondisin sigurinë

Evropa mblidhet në Dublin, 48 liderët e kontinentit në alarm për luftën hibride! Diskutohen sulmet dhe kërcënimet që trondisin sigurinë

November 12, 2026
Sfida me Finlandën/ Stadiumi i tejmbushur, 3 pikë në lojë për kreun dhe një arbitër me histori polemikash! Shqipëria kërkon reagimin

Liga e Kombeve/ Historiku i përballjeve direkte, statistikat në favor të Finlandës, Shqipëria kërkon 3 pikët dhe vendin e parë!

November 12, 2026
Prokuroria e mori në pyetje për katër orë kreun e Spitalit Fier, Arben Voja shoqërohet drejt dhomave të paraburgimit!

Prokuroria e mori në pyetje për katër orë kreun e Spitalit Fier, Arben Voja shoqërohet drejt dhomave të paraburgimit!

November 12, 2026
“Kërkojmë informacione nga Departamenti i Drejtësisë”- Lobimi i LSI-së në SHBA, Kryemadhi: Negociatat i bëra unë, Meta s’kishte dijeni!

“Kërkojmë informacione nga Departamenti i Drejtësisë”- Lobimi i LSI-së në SHBA, Kryemadhi: Negociatat i bëra unë, Meta s’kishte dijeni!

November 12, 2026
“Po s’u nda nga Berisha, PD nuk ka të ardhme”- Spaho: E destinuar të dështojë, po vuan atë që ka gatuar vetë! Po ndjen riskun e humbjes së…

“Po s’u nda nga Berisha, PD nuk ka të ardhme”- Spaho: E destinuar të dështojë, po vuan atë që ka gatuar vetë! Po ndjen riskun e humbjes së…

November 12, 2026
Korçë, 4 drejtues automjetesh të arrestuar nga Rrugorja dhe mbi 1100 gjoba në një javë!

Korçë, 4 drejtues automjetesh të arrestuar nga Rrugorja dhe mbi 1100 gjoba në një javë!

November 12, 2026
Putin refuzon kompromiset territoriale dhe kundërshton trupat paqeruajtëse në Ukrainë: Evropa të vendosë për luftë apo paqe!

Putin refuzon kompromiset territoriale dhe kundërshton trupat paqeruajtëse në Ukrainë: Evropa të vendosë për luftë apo paqe!

November 12, 2026
PS ka vendosur kufi pritjeje 30 nëntorin për Reformën, Gjiknuri thirrje PD-së: Flasim më vonë për sistemin, të kalojmë ndryshimet për vendoret!

PS ka vendosur kufi pritjeje 30 nëntorin për Reformën, Gjiknuri thirrje PD-së: Flasim më vonë për sistemin, të kalojmë ndryshimet për vendoret!

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In