• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Telekom Albania reagon ndaj AKEP: Këmbëngulim në rivendosjen e komunikimit transparent

by Java News
15/02/2018 20:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

U njohëm me njoftimin e fundit për shtyp të AKEP në lidhje me rregullimin e tregut në sektorin e telefonisë së lëvizshme. Jemi te befasuar që AKEP në këtë njoftim nuk është përpjekur aspak të mohojë  në mënyrë të drejtpërdrejtë projekt-vendimet e përgatitura prej tyre, ashtu siç janë raportuar ditët e fundit në media. Ndaj, dhe referimi që bëhet në dokumentet ekzistues nuk hedh aspak dritë mbi situatën. Nëse AKEP e ka fjalën për rregullimet e tregut në formën e raportuar në media (konkretisht imponimi i asimetrisë në favor të Albtelecom dhe heqja e kufizimeve brenda rrjetit / jashtë rrjetit vetëm për këtë kompani), të gjithë duhet ta kenë të qartë se këto masa të propozuara janë thelbësisht të reja dhe kërkojnë ligjërisht edhe konsultime të reja publike.

Parimet themelore të paanësisë, transparencës dhe profesionalizmit, të cilat shprehen qartë në Ligjin për Komunikimet Elektronike, kërkojnë që ndryshime kaq të rëndësishme të dokumenteve të para disa kohëve, t’u bëhen paraprakisht të ditura të gjithëve, veçanërisht aktorëve në këtë treg, në mënyrë që ata të komentojnë ose sugjerojnë ndryshime, si edhe të kryejnë analizë të plotë të ndikimit në biznesin e sotëm dhe në planet e investimeve të tyre. Shmangia nga konsultimet nuk mund të justifikohet duke iu referuar formalisht, por pa kuptim procedurave dhe veprimeve që bazohen në një analizë të kushteve të dikurshme të tregut.

Gjithashtu, kemi kundërshtuar dhe kemi dhënë komente edhe kundër ndryshimeve që AKEP ka në plan të kryejë në sektorin e telefonisë fikse, sepse masat e sugjeruara i konsiderojmë sërish në favor të Albtelecom, pa justifikuar qartë interesin publik dhe duke dëmtuar lojtarët e tjerë në treg.

Ndaj, në vazhdim të kërkesës tonë zyrtare drejtuar AKEP para pak ditësh, këmbëngulim në rivendosjen e komunikimit transparent, në përputhje me kërkesat ligjore, si edhe mbetemi të vendosur të mbrojmë të drejtat tona dhe të jemi po aq konstruktivë, ashtu siç kemi qenë këto mbi 20 vjet të operimit tonë në Shqipëri.

Next Post
Fundoset ‘Skënderbeu’, përjashtohet 10 vite nga kompeticionet e UEFA, 1 mln euro gjobë

Përjashtimi nga UEFA, çfarë shkruajnë mediat e huaja për Skënderbeun

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një hotel rrezikohet nga flakët!

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një hotel rrezikohet nga flakët!

August 23, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Për gjithë të alarmuarit nga borderot e protestës

August 23, 2026
Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

August 23, 2026
Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

August 23, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

August 23, 2026
Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

August 23, 2026
Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

August 23, 2026
Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

August 23, 2026
Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

August 23, 2026
Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

August 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com