Telekom Albania u bë pjesë e Festivalit të Parë të Inovacionit në Tiranë, organizuar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë. Festivali 3-ditor ka pritur rreth 300 kompani nga i gjithë rajoni për të prezantuar projekte inovatore dhe ide sipërmarrësish të rinj në fushat e turizmit, teknologjisë, sistemeve bankare, energjisë dhe telekomunikacionit.
Dita e dytë e festivalit, kushtuar industrive te Telekomunikacionit, u mbështet nga Telekom Albania. Znj. Landa Grembi Menaxhere B2B/ICT në Telekom Albania, njohu pjesëmarrësit me risitë në fushën e Internet of Things dhe Smart Cities që Telekom mundëson në Evropë, dhe në Shqipëri.
Gjatë fjalës së saj, Znj. Grembi përfitoi nga rasti për të ndarë me pjesëmarrësit misionin e kompanisë duke u shprehur se: “Ne si konsumatorë blejmë vazhdimish produkte dhe shërbime, duke mos menduar sa punë ka pas çdo gjëje që përdorim. Megjithatë, qëllimi jonë si kompani është që t’i ofrojmë këto shërbime në kohën më të shpejtë dhe me cilësinë më të lartë.”
Ndër të tjera u prezantua projekti i karikuesit ‘smart’ për makinat elektrike, të cilët iu ofruan qytetit të Tiranës për të lehtësuar dhe nxitur përdorimin e këtyre makinave ekologjike. Më pas, u përmend parkimi me SMS, një shërbim që u kursen kohë dhe lehtëson procesin e parkimit. Në fushën e IoT Telekom ka qenë i pari që solli në treg orën smart My Kid, 3 vite më parë. Më pas, erdhi gjurmuesi My Pet i cili ndihmon mbajtësit e katër-putroshëve të kontrollojnë lëvizjen e kafshës, për të mos patur më frikën e humbjes. Vetëm pak javë më parë, Telekom Albania solli ekskluzivisht në Shqipëri teknologjinë VoLTE e cila rrit ndjeshëm cilësinë e komunikimit si edhe hap rrugën për teknologjinë 5G.
Vizitorët në Innovation Festival, kishin edhe mundësinë e provimit të një experience unike teknologjike në stendën Telekom, që u prezantua këtë vit në Mobile World Congress në Barcelona. Nëpërmjet VR, mundën të përjetojnë Telekom Smart City 360 Experience, një simulim i një shëtitjeje në një qytet virtual ku janë implementuar zgjidhjet Smart Cities/IoT nga grupi Deutsche Telekom. Gjithashtu vizitorët u njohen edhe edhe projekte teknologjike të Telekom, si Fashion Fusion, Sea Hero Quest, etj.
Katër shtyllat themelore ku mbështetet stategjia e gjithë grupit Deutsche Telekom janë: rrjete të integruara IP, përvoja e klientit, fito me partnerët dhe kryeso në biznes. DT është duke evoluar nga një kompani telekomunikimi në një kompani shërbimesh krejtësisht të reja. Biznesi thelbësor mbetet operimi dhe shitja e lidhjeve dhe rrjeteve por në të njëjtën kohë është angazhuar edhe në terrene të reja që e rrisin vazhdimisht për të ruajtur pozicionin kryesues në treg.
Telekom Albania punon vazhdimisht për t’i bërë qytetet inteligjente, megjithatë, fokusi mbetet gjithmonë tek njerëzit.