Ish-truproja i Sali Berishës Izet Haxhia ka reaguar sërish në lidhje me çështjen e vrasjes së Azem Hajdarit. Postimi i tij i radhës në facebook vjen si replikë e radhës në debatin që është hapur midis tij nga njëra anë, Fatos Klosit dhe Idajet Beqirit nga ana tjetër.
Ai shkruan se Berisha bindi Azemin të dilte nga selia edhe pse e dinte mirë se do të vritej.
Ja postimi i Haxhisë:
Të merremi pak me atë çfarë ndodhi në natën e 11 dhe 12 shtatorit. Pas një takimi që bëra me Fatmirin ku ishte edhe Halili, Jaho, Elez Haklaj dhe dy persona të tjerë tek një hotel në Linzë, pa mbaruar kafen akoma pas një telefonate që i vjen Halilit, Fatmiri thotë se duhet të largohemi se do të takojmë një person në Tirane. Nga vetë mënyra urgjente e largimit, tregonte si kishim të bënım me një person të rëndësishëm që do takonin.
Nuk mund të them se kush ishte ky person, por logjika të thotë se është personi që u dorëzoi kasetën e bisedës së Klosit me De villers në Paris. Por prania e Halilit i cili dinte shumë mirë gjuhën franceze (pasi kishte ndenjur për rreth pesë vjet në Belgjikë) tregon se Halili do të bënte zbardhjen e kësaj kasete në frengjisht. E lamë të takoheshim po atë natë për të pirë kafen e lënë përgjysmë, por nuk u takuam. Erdhën të nesërmen në mëngjes herët tek shtëpia ku banoja tek Shkolla e Kuqe, të përgjumur dhe më thanë që ne do nisemi për Tropojë. Por mbasdite vjen Jahoja dhe thotë që do të takojë Fatmiri sepse nuk kishte ikur pasi i doli një punë.
U takuam tek liqeni, dukej i shqetësuar dhe kishte një ndjenjë padurimi. Ndryshimi i papritur për të qëndruar në Tiranë tregonte se ata kishin në dorë një informacion të rëndësishëm dhe stacionimi i tyre i mëvonshëm në krah të PD, për të takuar një person të rëndësishëm për çështjen e një kasete, vërteton skenarin tim të kasetës së Klosit me De villers. Po në kampin e Berishës çfarë ndodhte në këto momente. Berisha pas takimit të Azemit me plakun e Haklajve në zyrën e Azemit në PD ishte më teper se i shqetësuar. Ai e dinte armiqësinë e Azemit ndaj tij, dhe që ai po priste momentin e duhur për ta goditur marshallin e tij të ”dashur ”.
Stacionimi i makinës me Fatmir Haklajn në brinjë të PD, ishte një alarm i madh për Berishën. Berisha ishte i informuar për ardhjen e Fatmirit në Tirane që me 11 shtator dhe me stacionimin e tyre pranë PD që në momentin e parë. Ai i alarmuar thërret në zyrën e tij, Hajdarin i cili po hezitonte të dilte të takonte Fatmirin në atë vend që do kompromentonte Hajdarin, ashtu të kompromentuar para syve të Berishës. Biseda e nervozuar që ka bërë Berisha me Hajdarin në ato momente (bisedë e dëgjuar vetëm nga Linda İhsani më vonë e vdekur në mënyrë të ”papritur ” si shumë të tjerë afër Berishës ) tregon se Hajdari është urdhëruar që të dalë e të largojë ata që kishte sjellë vetë aty, pra Haklajt. Vetë nxitimi i Hajdarit gjatë daljes së tij e tregon këtë kërcënim.
Po përse Berisha nuk njoftoi organet shtetërore se PD ishte rrethuar nga kriminelët tuaj por përdori Hajdarin për t’i larguar ata? Berisha ashtu si dhe Klosi ishin të dy në dijeni të skenarit dhe bisedës së Klosit me De villers në Paris .Duke ditur temperamentin e Fatmirit që nuk pranonte urdhra nga njeri, Berisha e dinte që ai do reagonte ndaj Hajdarit të trembur nga Berisha. Dhe Berisha ashtu si kamerat e SHIK-ut të instaluara tek zyrat e Beqirit ndoqi live, debatin e pastaj vrasjen e Azemit nga penxherja e zyrës së tij. Por atij për të mbuluar të vërtetën e nxjerrjes së Hajdarit në këtë takım vdekjeprurës i duhej një alibi. Dhe si mjeshtër në krijimin e tyre u sajua alibia e një telefonate për Hajdarin nga jashtë zyrave të PD, që e nxori atë në atë takim.
Vetë zhdukja e telefonit mobil të Hajdarit është në funksion të kësaj alibie. Berisha për ta bërë të besueshme këtë alibi të telefonit, thërret këshilltarin e Azemit, Fisnik Sinën dhe i thotë që duhet të thuash që ke marrë një telefonatë në zyrën e Azemit se ka një makinë autobombë pranë PD, gjë të cilën e pohon edhe vetë Fisniku në bisedat private. Por një telefonatë e tillë nuk ka ekzistuar kurrë. Po të zbardheshin tabulatet e telefonatave që janë bërë në telefonin e Azemit në zyre, apo në atë mobil do të dilte alibia e tyre e sajuar për telefonatën, por kjo as që u kërkua, as që u bë nga grupi hetimor i udhëzuar nga Berisha e Klosi.
Në një prononcim të tij, koka e shërbimit intelegjent Klosi nuk kishte denjuar të më përgjigjej me fabulën e tij të njohur se nuk i përgjigjem një roje që pretendon se di më shumë se shefi i tij. Në radhë të parë ti kujton se më ofendon duke më quajtur roje, por ”harron ‘që unë jam një roje që di shumë për ty dhe ish -shefin e tij. Unë as që mund të pretendoj që mund të di më shumë se ti apo ish shefi im, sepse ju dini shumë të fshehta të përbashkëta për njëri-tjetrin që nuk keni për t’i thënë kurrë, sepse ju fundosin të dyve në tradhtinë tuaj.
Po të kujtoj se çfarë ka thënë Sofokli Lazri në një intervistë të fundit para vdekjes në një krahasim që i bënte Berishës me Enverin. Ai thotë se përse Berisha ishte i suksesshëm në eliminim e kundërshtarëve ashtu si Enveri, sepse ishte një hap para tyre gjithmonë në informacion që ti e di mirë se nga i vinte. Është e njëjta qendër antishqiptare që të vinte edhe ty informacioni që kalon nga kanali Beograd – Paris. Edhe për këtë do thuash që ja fut kot ky roja. Do merrem prapë me ty e kanalet tua të tradhtisë 007 Fatos Klosi./a.m.