Një 28-vjeçar në Tiranë është arrestuar nga forcat e Komisariatit Nr.4 të Policisë së Tiranës pasi kreu marrëdhënie seksuale me dhunë me të dashurën e tij.
Në pranga ka rënë A.Gjonaj, i cili dhunoi dhe abuzoi seksualisht me partneren e tij.
Gazetari i Klan News, Besar Bajraktari, ka mësuar se çifti ishte në një lidhje prej 2 muajsh. Ngjarja ndodhi mbrëmë pasi u kthyen në banesën e tyre në kryeqytet nga Durrësi.
Sherri mes të rinjve nisi pas telefonatës që 28-vjeçari mori nga ish e dashura, që njëkohësisht ka patur miqësi edhe me vajzën e dhunuar.
Debati agravoi më pas deri në dhunë dhe i riu gjatë kësaj kohe ka kryer marrëdhënie seksuale me të dashurën pa dëshirën e saj.
Vajza u dërgua në spital nga vetë 28-vjeçari, pasi ky i fundit u ndje keq. Mjekët konstatuan shenjat e dhunës në fytyrën e vajzës dhe lajmëruan policinë.
28-vjeçari Gjonaj, pasi u pyet nga uniformat blu, nuk bëri asnjë koment. Por nga kontrolli në banesën e tij, policia gjeti kanabis sativa dhe konstatoi njolla gjaku. I riu u arrestua në flagrancë nga punonjësit e policisë.
/f.s