• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Telefonata e sherrit, Rama acarohet me Tsipras pas ndalimit të librave shqip nga Greqia

by Java News
05/12/2016 13:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një bisedë telefonike me tone të acaruara, e agresivitet mes kryeministrit të Shqipërisë, Rama dhe homologut grek Tsipras.

Kështu e kanë përcaktuar mediat greke telefonatën e gati dy javëve më parë mes dy kryeministrave, pas ndalimit të dy shoferëve të ministrisë sonë të Jashtme, me tekstet shqip, akuzuar për përmbajtje të hartave me Shqipërinë e Madhe.

Në një raportim të sajin “Kathimerini” zbardh detaje nga telefonata mes dy kryeministrave, duke e përshkuar bisedën me një klimë të tensionuar mes tyre. .

Gjithçka ndodhi mesditën e 22 Nëntorit, e cila sipas gazetës greke “ka qenë jo pak nervoze për kryeministrin Cipras pas telefonatës me homologun shqiptar”.

Duke iu referuar burimeve të veta “Edi Rama i është drejtuar me tone të larta dhe agresive kryeministrit grek, Aleksis Tsipras duke i kërkuar sqarime për ndalin e dy punonjësve të Ministrisë së Jashtme shqiptare”.

Ndërkohë, sipas gazetë greke, reagimi i Cipras ishte i menjëhershëm. Ai nuk u befasua nga tonet e larta të Rama dhe reagoi ashpër. Cipras reaportohet t’i ketë thënë Ramës se “është e paimagjinueshme që diplomatët, që kishin mandatin politik për të minuar marrëdhëniet mes dy vendeve të transportojnë libra për nxënësit, me synim konvertimin e pikëpamjeve drejt mendësive irredentiste”.

Më tej gazeta shkruan se telefonata ka patur prapavijë të fortë diplomatike në Bruksel para shpalljes së raportit vjetor të Komisionit Europian për Shqipërinë, që ka rekomanduar hapjen e negociatave për anëtarësim.

Kjo, sepse Italia dhe Austria u bënë “mur” duke penguar përfshirjen në raport-progresin e Shqipërisë për çështje që lidhen me minoritetin grek.
Panorama/d.i.

Next Post
Kryeministri francez, Valls do të garojë për president

Kryeministri francez, Valls do të garojë për president

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com