• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Telashe me policinë gjermane për basistin e ‘Pink Floyd’, u shfaq në koncert i veshur si oficer i Hitlerit

by A R
26/05/2023 13:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Performanca në skenën e përshtatur në arenën “Mercedes Benz” javën e kaluar në Berlin do t’i kushtojë shtrenjtë basistit të grupit legjendar ‘Pink Floyd’.

Policia gjermanë ka nisur një hetim për Roger Waters, duke e akuzuar për nxitje të urrejtjes pasi gjatë performancës ai kishte zgjedhur të vishej si nazist.

79-vjeçari kishte veshur një pallto të gjatë, të zezë, të zbukuruar me shirita të kuq dhe shenja metalike në jakën e tij që të kujtonte një oficer SS, njësia që realizoi gjenocidin me 6 milionë hebrenj të vrarë gjatë Holokaustit.

Gjatë performancës, pankarta të stilit të Rajhut të Tretë u varën gjithashtu nga skena, ndërsa një derr i fryrë i zbukuruar me Yllin e Davidit qëndroi pezull mbi audiencën.

Dhe tani, policia e Berlinit ka thënë se po hetojnë waters për zgjedhjen e veshjes së tij pasi “mund të përdoret për të lavdëruar sundimin nazist“.

“Ne po hetojmë mbi dyshimin për nxitje të urrejtjes publike, sepse veshja në skenë mund të përdoret për të lavdëruar ose justifikuar sundimin nazist, duke prishur kështu paqen publike“, tha zëdhënësi i policisë Martin Halweg.

Waters është një aktivist i njohur pro-palestinez, i cili është akuzuar se ka pikëpamje anti-hebreje. Në koncertet e tij javët e fundit, si pjesë e turneut të tij ‘This is Not a Drill’, ai ka përdorur derrin e fryrë të zbukuruar me Yllin e Davidit.

Gjatë koncertit javën e kaluar, një ekran pas Waters shfaqi emrat e Anne Frank dhe Abu Akleh, një gazetare e Al Jazeera që u qëllua për vdekje vitin e kaluar teksa raportonte për një sulm të Forcave të Mbrojtjes izraelite në një kamp refugjatësh palestinezë.

Ndërkohë, shoqata rabinike hebreje-ortodokse e Gjermanisë ka bërë thirrje për ndalimin e Waters-it të performojë në Gjermani, por rokeri vazhdon të mohojë se ai është antisemitik dhe se flet vetëm kundër politikës izraelite.

/a.r

Next Post
Milena Deraj: Bashkëpunova me ish-prokurorin Ndoj për t’i marrë 340 mijë € familjes Ferracaku

Milena Deraj: Bashkëpunova me ish-prokurorin Ndoj për t’i marrë 340 mijë € familjes Ferracaku

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadori i OSBE: Transparenca dhe sanksionet, kyçe për financimin e partive politike

Ambasadori i OSBE: Transparenca dhe sanksionet, kyçe për financimin e partive politike

March 3, 2026
Nga Lindja e Mesme deri në Kosovë: Si u bë Bondsteel temë pas ngjarjeve në Iran?

Nga Lindja e Mesme deri në Kosovë: Si u bë Bondsteel temë pas ngjarjeve në Iran?

March 3, 2026
Plazhi që “transformohet” në pasqyrë, fenomeni unik në Japoni që po mahnit botën

Plazhi që “transformohet” në pasqyrë, fenomeni unik në Japoni që po mahnit botën

March 3, 2026
“Nuk duam të vrasim Trumpin”, Irani u jep garanci me shkrim amerikanëve

Si të mendojmë për luftën e Trump me Iranin

March 3, 2026

Gjyqi ndaj Veliajt, caktohet data e seancës së parë në GJKKO

March 3, 2026
Diaspora pret fletë-votimet, Celibashi: Printimi nisi, brenda 2 javësh shpërndarja

“Partitë nuk deklarojnë financimet, 50% s’marrin pjesë në zgjedhje”, Celibashi rekomandon raportime periodike

March 3, 2026
Silvio Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

Gonzato: Financimi i partive politike, parakusht për procesin e anëtarësimit në BE

March 3, 2026
Vaksina universale kundër gripit: Shkencëtarët flasin si po i afrohen ‘pikave të dobëta’ të virusit

Vaksina universale kundër gripit: Shkencëtarët flasin si po i afrohen ‘pikave të dobëta’ të virusit

March 3, 2026
Lufta në Iran trondit tregjet evropiane, gazi rritet me 33% brenda pak ditësh

Lufta në Iran trondit tregjet evropiane, gazi rritet me 33% brenda pak ditësh

March 3, 2026
Përshkallëzohet lufta në Lindjen e Mesme, përfshihet edhe Evropa

Përshkallëzohet lufta në Lindjen e Mesme, përfshihet edhe Evropa

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In