• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tel-Avivi zëvendëson Jeruzalemin për “Eurovisionin”

by Java News
14/09/2018 16:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gara e “Eurovisionit” ka përzgjedhur Tel-Avivin si nikoqir të edicionit të vitit të ardhshëm, me gjithë faktin se Qeveria e Izraelit më parë kishte deklaruar se ngjarja do të zinte vend në Jerusalem, thuhet në shkrimin e The Guardian, që e transmeton sot “Koha Ditore”.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka dashur që gara ndërkombëtare e muzikës të mbahet në qytetin e shenjtë si pjesë e kampanjës qeveritare për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet i vendit.

Izraeli këtë vit fitoi garën me artisten Netta Barzilai, e cila bëri edhe beatbox e vallëzoi si pulë, duke i siguruar vendit të saj që të jetë nikoqir për vitin 2019.

 

Bordi ekzekutiv i këtij “Eurovisionit”, që shikohet nga 200 milionë njerëz në vit, ka thënë se transmetuesi publik i Izraelit, “Kan”, po ashtu paraqiti Jerusalemin dhe portin e qytetit “Eliat” si vende potenciale ku mund të mbahet festivali.

“Të gjitha ofertat ishin të mrekullueshme, por në fund vendosëm që Tel-Avivi ofron kushte shumë më të mira për ngjarjen më të madhe të muzikës në botë”, ka thënë Jon Ola Sand, mbikëqyrësi ekzekutiv i “European Broadcasting Union” (EBU), i cili e sponsorizon garën.

“‘Eurovisioni’ përshtatet shumë mirë me qytetin tonë, i cili ndërkombëtarisht është vlerësuar për energjinë, shpirtin kreativ, skenën e gjallë kulturore dhe festimin e lirisë”, ka thënë Ron Huldai, kryetar i Tel-Avivit. Kjo ngjarje zakonisht mbahet nëpër kryeqytete, por pretendimi i Izraelit për Jerusalemin si të tillë nuk njihet ndërkombëtarisht dhe shumica e fuqive botërore duan që kjo çështje të zgjidhet me marrëveshje paqësore. Forcat izraelite pushtuan pjesën perëndimore të Jerusalemit nga trupat e Jordanisë në vitin 1967 dhe palestinezët e konsiderojnë si kryeqytetin e tyre të së ardhmes.

Sidoqoftë, Jerusalemi ka qenë nikoqir i “Eurovisionit” dy herë në të kaluarën. Për herë të parë në vitin 1979 dhe prapë në vitin 1999 pasi Dana fitoi me këngën “Diva”, dhe u shndërrua në heroinë kombëtare. Në Izrael, kjo çështje u bë pikë kyç në mesin e politikanëve, derisa kulmoi me ministrin e Kulturës, Miri Regev, i cili tha se gara nuk duhet të mbahet në qoftë se nuk zë vend në Jerusalem. Po ashtu kishte frikë se hebrenjtë ultraortodoksë do të ndërprisnin ngjarjen nëse ajo do të mbahej gjatë shabatit kur qyteti mbyllet.

Mediat izraelite kanë raportuar se EBU-ja ka kërkuar nga Qeveria që të premtojnë dhe sigurojnë hyrjen për të gjithë njerëzit pavarësisht bindjeve të tyre politike apo fetare. Në njoftimin e së enjtes, kryetari i komitetit ekzekutiv të “Eurovisionit”, Frank-Dieter Freiling, dërgoi të njëjtin paralajmërim.

“Ne po presim të marrim garanci nga kryeministri këtë javë sa u përket sigurisë, qasjes për pjesëmarrje për të gjithë, liri të shprehjes dhe të na sigurojnë natyrë jopolitike të garës”, ka thënë ai. “Këto garanci janë të domosdoshme në mënyrë që të ecim përpara me planifikimin e ngjarjes dhe të mbështesim vlerat e garës së këngës për diversitet dhe gjithëpërfshirje”, ka shtuar ai.

Finalja e “Eurovisionit” do të mbahet më 18 maj në vitin 2019, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
E mitura seks me shpërndarësit shqiptarë për t’i siguruar kokainë partnerit

Hetimet për vrasjen e shqiptarit zbuluan rrjetin e prostitucionit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vlora Hyseni nën hetim nga SPAK, Esmeralda Hasani merr drejtimin e SHISH. Dekretohet nga Begaj

Vlora Hyseni nën hetim nga SPAK, Esmeralda Hasani merr drejtimin e SHISH. Dekretohet nga Begaj

November 12, 2026
Kriza e banesave nxjerr spanjollët në rrugë, shpërthen revolta në Spanjë me miliona protestues

Kriza e banesave nxjerr spanjollët në rrugë, shpërthen revolta në Spanjë me miliona protestues

November 12, 2026
VIDEO/ Incident në Paris, një gardist humb ndjenjat para Macronit, presidenti i vjen në ndihmë

VIDEO/ Incident në Paris, një gardist humb ndjenjat para Macronit, presidenti i vjen në ndihmë

November 12, 2026
Largimi i trurit/Banka Botërore: Shqipëria ka 13% të popullsisë me arsim të lartë, 45% kanë emigruar

Emigracioni i parregullt në rënie në BE, por shtohen kalimet në itinerarin Shqipëri-Greqi

November 12, 2026
Kandidati i vdekur kryeson garën elektorale në Kaliforni

Kandidati i vdekur kryeson garën elektorale në Kaliforni

November 12, 2026
Sot takimi Putin-Witkoff-Kushner në Moskë, pas negociatave pa marrëveshje në Abu Dhabi

Sot takimi Putin-Witkoff-Kushner në Moskë, pas negociatave pa marrëveshje në Abu Dhabi

November 12, 2026
Thellohen skandalet për CEO-n e Nvidia-s, bordi shqyrton shkarkimin e Jensen Huang!

Thellohen skandalet për CEO-n e Nvidia-s, bordi shqyrton shkarkimin e Jensen Huang!

November 12, 2026
150 mijë lodra të ndaluara në Kosovë pritet të kthehen në Kinë ose të shkatërrohen

150 mijë lodra të ndaluara në Kosovë pritet të kthehen në Kinë ose të shkatërrohen

November 12, 2026
Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu të shoqëruara me shtrëngata

Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu të shoqëruara me shtrëngata

November 12, 2026
Nufi konfirmon për Politico: Samiti i NATO-s do të mbahet në Tiranë, Shqipëria nuk ka kërkuar shtyrje apo zhvillim virtual

Nufi konfirmon për Politico: Samiti i NATO-s do të mbahet në Tiranë, Shqipëria nuk ka kërkuar shtyrje apo zhvillim virtual

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In