• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tekstet shkollore të historisë, Hahn: Greqia e Shqipëria t’i trajtojnë sa më shpejt!

by Java News
12/01/2018 15:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioneri për zgjerimin, Johannes Hahn, është pozicionuar ndaj pyetjes së dy eurodeputetëve grekë, të cilët kërkonin opinionin e Komisionit Europian mbi çështjen e teksteve shkollore të historisë në Shqipëri, që sipas tyre përmbanin harta irredentiste me pretendime territoriale ndaj vendeve fqinje.

“Çështjet dypalëshe duhet të trajtohen nga palët e interesuara sa më shpejt që të jetë e mundur”, është përgjigjur komisioneri.

Sipas gazetës së SYRIZA-s në pushtet, “Avgi”, Hahn “pa u pozicionuar direkt për çështjen në fjalë”, ka shtuar se “nga sa është në dijeni KE, ka një komision të përbashkët greko-shqiptar që po shqyrton rishikimin e teksteve shkollore”.
Gjithësesi, Johannes Hahn, ka theksuar se “marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimi rajonal përbëjnë vlera themelore të procesit të stabilizim asociimit dhe të zgjerimit të BE”.
Komisionieri vë gjithashtu në dukje se sipas progres raportit të fundit për Shqipërinë, marrëdhëniet e vendit me Greqinë “kanë mbetur në përgjithësi pozitive, me shkëmbime të shpeshta vizitash të nivelit të lartë”. Në tetor të vitit të kaluar, eurodeputetët e SYRIZA-s, Dimitris Papadimoulis dhe Stelios Kouloglou iu drejtuan Komisionit Europian për tekstet shkollore shqiptare të historisë.

“Në një kohë që Shqipëria aspiron përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në BE, harta me përmbajtje nacionaliste dhe irredentiste përfshihen në tekstet zyrtare shkollore, duke propaganduar idenë e “Shqipërisë së Madhe”. Këto harta përfshijnë territore të gjithë vendeve fqinje, si dhe të një shteti anëtar të BE-së, që është Greqia”, nënvizonin në argumentimin e pyetjes së tyre dy eurodeputetët grekë, të cilëve tashmë iu përgjigj komisioneri Hahn./oranews

ma.me

Next Post
Mësoni 6 truke që ju ndryshojnë mënyrën e jetesës

Mësoni 6 truke që ju ndryshojnë mënyrën e jetesës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“200 metrat” që liruan Gotovinën dhe mësimi për katërshen e UÇK-së

“200 metrat” që liruan Gotovinën dhe mësimi për katërshen e UÇK-së

September 27, 2026
Propozimi i Veliajt kalon komisionin, katër ish-drejtues të UÇK-së drejt titullit “Qytetar Nderi”

Propozimi i Veliajt kalon komisionin, katër ish-drejtues të UÇK-së drejt titullit “Qytetar Nderi”

September 27, 2026
U përplas me shtyllën, humb jetën 21-vjeçari në Cërrik, plagoset pasagjeri

U përplas me shtyllën, humb jetën 21-vjeçari në Cërrik, plagoset pasagjeri

September 27, 2026
Fier/ Zjarri përfshin tokat bujqësore në Ndërnenas, flakët drejt serave dhe stallave

Fier/ Zjarri përfshin tokat bujqësore në Ndërnenas, flakët drejt serave dhe stallave

September 27, 2026
Kredi pa interes për administratën, 2 164 aplikime për vetëm 300 kuota

Kredi pa interes për administratën, 2 164 aplikime për vetëm 300 kuota

September 27, 2026
Turizmi në rritje, mbi 3.45 milionë hyrje në Shqipëri gjatë gushtit

Turizmi në rritje, mbi 3.45 milionë hyrje në Shqipëri gjatë gushtit

September 27, 2026
Vlorë/ Vodhi kasën e supermarketit pasi theu xhamin, arrestohet 32-vjeçari

Vlorë/ Vodhi kasën e supermarketit pasi theu xhamin, arrestohet 32-vjeçari

September 27, 2026
Trump: Arrestimet për sulmin ndaj RAF Fairford, një sukses i madh i bashkëpunimit SHBA-Britani

Trump: Arrestimet për sulmin ndaj RAF Fairford, një sukses i madh i bashkëpunimit SHBA-Britani

September 27, 2026
Tragjedia në familjen shqiptare që humbi 4 anëtarë gjatë pushimeve në Greqi, mbërrijnë në Athinë të afërmit e viktimave! Çfarë e shkaktoi shpërthimin?

Tragjedia në familjen shqiptare që humbi 4 anëtarë gjatë pushimeve në Greqi, mbërrijnë në Athinë të afërmit e viktimave! Çfarë e shkaktoi shpërthimin?

September 27, 2026
Ç’tregon sufiçiti 8-mujor i Buxhetit të Shtetit?

Ç’tregon sufiçiti 8-mujor i Buxhetit të Shtetit?

September 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com