• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Tekstet shkollore në Maqedoni me përmbajtje fyese për shqiptarët

by
03/09/2015 18:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tekstet shkollore në Maqedoni me përmbajtje fyese për shqiptarët

Shqiptarët e Maqedonisë prejardhjen e kanë nga Shqipëria veriore dhe e mesme. Në Maqedoni ka disa fise shqiptare që e llogarisin veten si autoktonë. Kryesisht ata janë maqedonas që gjatë periudhës së sundimit turk e kanë pranuar fenë islame dhe gradualisht janë shqiptarizuar…

Kështu, etiketohen shqiptarët në librin e gjeografisë për vitin e parë të shkollave të mesme.

Profesori i gjeografisë në Shkup Burim Aliu thotë se këto përmbajtje janë fyese dhe irritojnë shqiptarët. Aliu thotë se ai por edhe të gjithë kolegët e tij këto pjesë do ti anashkalojnë gjatë orëve të mësimit.

“Gabimet janë shumë të mëdha sidomos tek popullata shqiptare dhe ku përmendet se çfarë prejardhje kanë, prej nga vijnë dhe prej cilave troje vijnë ata, që përmendet që është edhe si shkruan vet në libër, besoni unë nxënësve as që ua shpjegoj, atë faqe vetëm thjesht e përmend dhe u them se nuk ka nevojë që ta mësojnë, edhe pse shpesh herë vije që nxënësit irritohen, por unë u them le ta marrin shtruar se vërtet këto fakte janë gabim dhe duhen shmangur,” deklaroi Burim Aliu, profesor i gjeografisë.

Ndërkohë në librin e historisë për vitin e parë të shkollave të mesme fiset ilire të Enkelejve dhe Dasaretëve paraqiten si fise maqedonase duke shtrembëruar kështu faktet historike mbi të kaluarën e tyre ilire.

“Unë mendoj se kjo problematikë flitet vite me radhë dhe nuk po gjendet mënyrë që të evitohet, unë do të kisha thënë le të na kthen dikush buzëqeshjen tonë, qoftë ajo e jona personale si profesor, mësimdhënës të një lënde që e kemi ne por edhe nxënësve. Nuk do të ishte ndoshta problem për neve mësimdhënësit sa ajo paraqet problem për gjeneratat e reja, për nxënësit se gjithë ajo që sot kemi nëpër duar vërtet paraqet një problem. Në një njësi mësimore gjen të njëjtin argument dhe po ashtu në një njësi tjetër e gjen të njëjtin argument, kështu që vërtet krijon një huti dhe jo të arrijë qëllimin didaktik si tekst shkollor,” u shpreh Naser Miftari, profesor i historisë.

Ministri i Arsimit Abdilaqim Ademi pranoi defektet, duke paralajmëruar ndryshime ligjore për evitimin e gabimeve. Ademi gjithashtu tha se tashmë ka kërkuar ndihmë edhe nga Instituti për Trashëgimi Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve në Maqedoni por edhe nga Instituti i Historisë në Tiranë dhe Prishtinë.

“Përpilimi i një teksti shkollor është problematik veçanërisht tekstet që kanë të bëjnë me historinë, me gjuhën, kulturën e popujve që jetojnë në Maqedoni dhe një pjesë bukur e mirë e këtij aktivitet duhet t’u lihet vetë institucioneve, jo arsimore por institucioneve shkencore, në veçanti historianëve që janë më të thirrur për këto çështje,” deklaroi Abdilaqim Ademi, Ministër i Arsimit dhe Shkencës.

Tashmë vite me radhë pjesa dërmuese e teksteve shkollore, me të cilat mësojnë nxënësit shqiptarë, kanë përmbajtje fyese, me shumë gabime gjuhësore dhe shtrembërime të fakteve dhe historisë. Ministria e Arsimit dhe Shkencës disa herë ka paralajmëruar përmirësimin e gabimeve por deri më tani asgjë nuk është ndërmarrë.

Redaksia Java News/ f.g

Next Post

VIDEO/ Kur bie në dorën e asaj që nuk duhet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Britania nis kthimin e të dënuarve shqiptarë, 13 të burgosur riatdhesohen dhe 15 vrasës presin transferimin

Britania nis kthimin e të dënuarve shqiptarë, 13 të burgosur riatdhesohen dhe 15 vrasës presin transferimin

August 23, 2026
Rama ultimatum drejtuesve: Nuk arritët objektivat, jepni dorëheqjen!

Rama ultimatum drejtuesve: Nuk arritët objektivat, jepni dorëheqjen!

August 23, 2026
Alarmi për 2027! El Nino mund të jetë më i fuqishmi i regjistruar, meteorologët paralajmërojnë vitin më të nxehtë në histori

Alarmi për 2027! El Nino mund të jetë më i fuqishmi i regjistruar, meteorologët paralajmërojnë vitin më të nxehtë në histori

August 23, 2026
Evropianët po mbajnë gjithnjë e më shumë para cash në shtëpi, frikë nga lufta dhe sulmet kibernetike

Evropianët po mbajnë gjithnjë e më shumë para cash në shtëpi, frikë nga lufta dhe sulmet kibernetike

August 23, 2026
Beteja e Ali Këlcyrës për njohjen e bektashinjve si komunitet fetar më vete në vitin 1923

Beteja e Ali Këlcyrës për njohjen e bektashinjve si komunitet fetar më vete në vitin 1923

August 23, 2026
Vrasja e turistit portugez, 13 persona dalin sot para Gjykatës së Sarandës! Policia blindon tre qytete…

Vrasja e turistit/ Dëshmia e turkes që u kap për përkrahje të autorit: S’kisha dijeni që Sokrat Vata ishte në makinë

August 23, 2026
Irani sfidon Trumpin për sanksionet e reja: Do të dështojnë!

Irani sfidon Trumpin për sanksionet e reja: Do të dështojnë!

August 23, 2026
Franca dhe Gjermania forcojnë mbështetjen për Ukrainën! Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini

Franca dhe Gjermania forcojnë mbështetjen për Ukrainën! Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini

August 23, 2026
VIDEO/ 5 orë në pritje jashtë rezidencës në Pogradec, i moshuari: Dua ta përqafoj njëherë Ramën!

VIDEO/ 5 orë në pritje jashtë rezidencës në Pogradec, i moshuari: Dua ta përqafoj njëherë Ramën!

August 23, 2026
Takimi i socialistëve në Pogradec, zbardhen porositë e Ramës për lokalet 2027: Dua emra të pastër

Takimi i socialistëve në Pogradec, zbardhen porositë e Ramës për lokalet 2027: Dua emra të pastër

August 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com