• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tekste shkollore falas për diasporën/ Qeveria financon librat shqip, nis shpërndarja në 15 vende

by E S
09/07/2026 18:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në 15 shtete ku ka shqiptarë ka nisur shpërndarja e teksteve falas për të mbështetur mësimin e gjuhës dhe kulturës shqipe për fëmijët jashtë vendit.

Për vitin shkollor 2026-2027 qeveria ka financuar mbi 5800 paketa mësimore me rreth 17 mijë libra.

Ministrja e Arsimit tha se për herë të parë dërgohet Niveli III i Gjuhës Shqipe dhe Kulturës Shqiptare duke plotësuar ciklin e teksteve për mësimin e shqipes në Diasporë.

“Për vitin shkollor 2026-2027 për diasporën nxjerrim edhe nivelin e tretë të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare. Kemi nivelin e parë, të dytë dhe të tretë dhe duhet të theksoj që të gjitha këto shpërndahen falas për fëmijët dhe mësuesit tanë në diasporë. Puna për shpërndarjen e librave është 1-vjeçare përgatitore. Që nga hartimi, përgatitja, por edhe kontaktet që ne mbajmë me të gjitha përfaqësitë tona dhe sidomos me mësuesit në diasporë, me shoqatat, me klasat e gjuhës shqipe dhe janë ata që japin kërkesat dhe nevojat. Fakti që ne shkojmë te niveli III do të thotë që ka një kërkesë në rritje”, tha Kumbaro.

Qeveria sipas ministres së Arsimit do të zgjerojë gjithashtu mbështetjen financiare për mësuesit e gjuhës shqipe në Diasporë duke rritur numrin e tyre dhe përtej Greqisë.

“Ka një vullnet nga të dyja ministritë, si Ministria e Jashtme dhe Ministria e Arsimit, pra nga qeveria shqiptare, për ta rritur numrin e mësuesve me mbështetje financiare në Greqi, por edhe për të shkuar me një pjesë të mësuesve në Itali. Po punojmë për këtë dhe do të kemi një numër më të madh mësuesish që paguhen për t’u mësuar fëmijëve tanë në diasporë gjuhën shqipe dhe kulturën shqiptare”, shtoi më tej ministrja.

Një tjetër objektiv sipas ministres Kumbaro është forcimi institucional i mbështetjes për gjuhën shqipe në diasporë përmes transformimit të Qendrës së Botimeve për Diasporën në agjenci të dedikuar për certifikimin e shqipes si gjuhë e dytë.

“Prandaj që të futet në kornizën europiane të gjuhëve, që do të ketë gjithë financimin e nevojshëm. Ndaj duhet të kalojmë nga ky stad në atë të gjuhës shqipe si gjuhë pune, si një gjuhë e mësuar dhe e certifikuar”, përfundoi Kumbaro.

Next Post
Koncerti i Kanye West/ Policia e Tiranës harton plan masash, rrugët që do bllokohen

Koncerti i Kanye West/ Policia e Tiranës harton plan masash, rrugët që do bllokohen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ballkani Perëndimor drejt makinave elektrike, Shqipëria kryeson rajonin në regjistrime

Ballkani Perëndimor drejt makinave elektrike, Shqipëria kryeson rajonin në regjistrime

August 27, 2026
“Do ndiqet çdo hall i qytetarit”- Rama pas takimit në Pogradec: Optimist për suksesin në vitin e dytë të mandatit! Inteligjenca Artificiale do ndihmojë

Rama mbledh qeverinë, nesër në seli takon sërish ministrat dhe drejtuesit e qarqeve

August 27, 2026
Sherr mes të rinjve në Korçë, 14-vjeçari mbërrin me fraktura të rënda në kokë, pritet dërgimi në Tiranë

Sherr për linjën e ujit të pijshëm, plagoset rëndë administratori i pallatit në Kombinat

August 27, 2026
28 vatra zjarri në 24 orë, Ministria e Mbrojtjes: Vëmendja në Qarkun e Dibrës

28 vatra zjarri në 24 orë, Ministria e Mbrojtjes: Vëmendja në Qarkun e Dibrës

August 27, 2026
Xi Jinping takohet me Trump më 24 shtator në Shtëpinë e Bardhë, por presidenti kinez nuk do flasë në Asamblenë e OKB-së!

Xi Jinping drejt Uashingtonit, Kina kërkon forcimin e kontakteve me SHBA-të

August 27, 2026
Detaje të reja nga arrestimi i Ergys Agasit / Ja çfarë u gjet në makinën. FOTO nga operacioni

Detaje të reja nga arrestimi i Ergys Agasit / Ja çfarë u gjet në makinën. FOTO nga operacioni

August 27, 2026
Adresa në Tiranë

Adresa në Tiranë

August 27, 2026
Revista braziliane zbulon një prej thesareve të fshehura nën malet e Shqipërisë

Revista braziliane zbulon një prej thesareve të fshehura nën malet e Shqipërisë

August 27, 2026
Si u përfshi Kosova në lajmet e rreme për zjarret në Serbi

Si u përfshi Kosova në lajmet e rreme për zjarret në Serbi

August 27, 2026
VIDEO/ “Bomba do shpërthejë pas 2 orësh”, alarm në disa institucione, zbardhet përmbajtja e emailit kërcënues

VIDEO/ “Bomba do shpërthejë pas 2 orësh”, alarm në disa institucione, zbardhet përmbajtja e emailit kërcënues

August 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com