• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Teksas/FBI-ja heton incidentin me autobusin e fushatës Biden

by Java News
02/11/2020 22:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

FBI-ja tha se po heton një incident që lidhej me një autobus me punonjës të fushatës së kandidatit demokat, Joe Biden, i cili u rrethua nga një autokolonë makinash që mbanin parulla e flamuj në mbështetje të Presidentit Trump. Incidenti u shënua në Teksas të premten.

Pamje nga incidenti u postuan në median sociale dhe të shtunën video-klipi u postua në Twitter nga Presidenti Trump me mesazhin “E DUA FORT TEKSASIN!”. Ky incident u bë shkas që fushata e ish-nënpresidentit Biden të anulonte dy aktivitete në Teksas, ndërkohë që demokratët akuzuan presidentin se po nxit përkrahësit e tij të angazhohen në akte kërcënuese.

Në video shihen disa kamionë dhe makina fuoristrada me flamuj me emrin e Presidentit Trump duke rrethuar autobusin me punonjës të fushatës së zotit Biden kur udhëtonte nga qyteti San Antonio për në kryeqytetin e Teksasit, Ostin.

Fushata e zotit Biden tha se autokolona u përpoq ta detyronte autobusin të ulte shpejtësinë dhe ta nxirrte nga rruga.

Në një video-klip të transmetuar nga kanali CNN, një kamion me flamur në mbështetje të Presidentit Trump i bie anash një makine tjetër që shoqëron autobusin. Sipas gazetës Texas Tribune, një punonjës i fushatës së zotit Biden po ngiste makinën që doli nga rruga.

Sipas fushatës së zotit Biden, stafi që punon për garën e kandidatit demokrat i telefonoi linjës së emergjencave dhe policia lokale u përgjigj duke e shoqëruar autobusin deri në destinacion.

“Zyra e FBI-së në San Antonio është në dieni të incidentit dhe po zhvillon hetime,” tha agjentja Michelle Lee, zëdhënëse e kësaj zyre në komentet me email për agjencinë e lajmeve Reuters. “Për momentin nuk kemi informata të tjera”.

Të dielën në mbrëmje, Presidenti Trump kritikoi hetimet e FBI-së lidhur me incidentin, duke shkruar në Twitter “Për mendimin tim, këta patriotë nuk bënë asgjë të keqe”.

Po të dielën, më herët, gjatë një tubimi në Miçigan, zoti Trump tha “I patë përkrahësit tanë dje? Po mbronin autobusin”.

Në komentet mbi këtë incident të dielën në Filadelfia, zoti Biden tha “Kurrë nuk kemi parë një gjë të tillë. Të paktën, nuk kemi pasur një president që thotë se kjo është gjë e mirë“.

As zoti Biden, as kandidatje demokrate për nënpresidente, Kamala Harris nuk ishin në autobus. Sipas gazetës Texas Tribune, në autobus ishte kandidatja për Dhomën e Përfaqësuesve dhe ish-senatore në legjislaturën e Teksasit, Wendy Davis.

Konfrontimi ndodhi ndërkohë që anketat tregojnë papritur një garë të fortë mes zotit Biden dhe Presidentit Trump në këtë shtet që tradicionalisht ka qenë kështjellë republikane.

“Në vend që të zhvillojnë një dialog produktiv për vizionet krejt të ndryshme të kandidatëve për vendin, përkrahësit e zotit Trump vendosën të kërcënojnë punonjësit dhe përkrahësit tanë,” tha pëmes një deklarate Tariq Thowfeek, zëdhënës i fushatës së zotit Biden në Teksas. “Do të shihemi më 3 nëntor (ditën e zgjedhjeve)”.

Kryetari i degës së Partisë Republikane në Teksas, Allen West hodhi poshtë përmes një deklarate njoftimet e medias për incidentin duke i cilësuar si “përsëri lajme të rreme dhe propagandaë,” duke shtuar “Bëhuni gati se do të humbisni. Mos më çani kokën”.

Ky nuk ishte incidenti i vetëm i shkaktuar nga përkrahës të presidentit. Të dielën në median sociale u postuan video-klipe ku shihen makina me flamuj pro-presidentit duke bllokuar trafikun në urën Uajtston në lagjen Bronks të Nju Jorkut.

Media lokale njoftoi bllokime të ngjashme të trafikut të dielën në korsitë e shpejta të një autostrade në Nju Xhërsi si dhe në urën Tapan Zi që lidh dy komuna të shtetit të Nju Jorkut.

Next Post
“Manipulator e dështak si Enver Hoxha”, Topalli “i përvishet” Bashës: Çdo dy vite i ndërronin ministritë prej skandaleve që bënte

Topalli i përvishet Bashës: Ai është hipoteka e maxhorancës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fjala e plotë e Veliajt para Gjykatës Administrative: Po më pengohet ushtrimi efektiv i të drejtave që më garanton Kushtetuta dhe mandati i qytetarëve

Kushtetuesja tha se arresti i Erion Veliajt ishte jo proporcional, Gjykata e Lartë shqyrton sot çështjen! I kërkohet që ta arsyetojë masën e arrestit

September 15, 2026
“A ka turp kjo parti?”, Spaho shpërthen ndaj PD: Në mëngjes kundër protestës, në drekë del pro! Kanë hallin e karriges së pushtetit

“Vendimi i KLGJ dhe KLP, i turpshëm”/ Pagat e magjistratëve, Spaho: Vendosin Qeveria dhe Kuvendi!

September 14, 2026
Sa ‘zogj’ vrau Edi Rama, dhe pse Kuvendi me 101 deputetë e mban në pushtet deri 2050?

“Kam qenë dëshmitar i vrasjes”, Spahiu flet për Azem Hajdarin: Pse SHBA i kërkoi PD-së të hiqnin dorë nga hakmarrja e armatosur

September 14, 2026
Zelensky: SHBA kërkuan ndërprerje të luftimeve, Ukraina gati ta mbështesë propozimin

Zelensky: SHBA kërkuan ndërprerje të luftimeve, Ukraina gati ta mbështesë propozimin

September 14, 2026
“I donin të gjitha qyl”!/ Artan Hoxha për dosjen “AKSHI”: Skemë tipike se si ka…

Polici goditi me grusht në bark protestuesin, Hoxha: Veprim që i shoqëruari të ulte kokën, mirëpo…

September 14, 2026
Veliaj me raport mjekësor, shtyhet për në 7 korrik seanca në Gjykatën e Posaçme

“Erion Veliaj mund të lirohet nesër”, analisti tregon si do të procedojë Gjykata e Lartë me kryebashkiakun

September 14, 2026
Hetimet e SPAK për Berishën/ Lorenc Vangjeli: 96 orët që po ndryshojnë Shqipërinë

“Çështja e Veliajt ka të bëjë me fatin e Tiranës”, Vangjeli: Në një Shqipëri europiane ai duhet të lërë qelinë

September 14, 2026
Pas Dados, Veliaj padit edhe KLP: Prisja të kishte transparencë! Ka një palë që do errësirë…

Avokati i Veliajt për seancën në Gjykatën e Lartë: Arsyeja pse nesër presim lirimin nga burgu…

September 14, 2026
Selin Bollati flet se çfarë ndodhi me 100 mijë eurot e BBV

Selin Bollati flet se çfarë ndodhi me 100 mijë eurot e BBV

September 14, 2026
PS-PD bashkojnë votat: Komisioni i Jashtëm pro dërgimit të 40 trupave në Gaza

PS-PD bashkojnë votat: Komisioni i Jashtëm pro dërgimit të 40 trupave në Gaza

September 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com