• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Teksas, FBI arreston thuajse gjithë administratën e një qyteti

by Aalison Pearse Stevens
10/02/2016 11:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Agjentët e FBI-së kanë arrestuar pothuajse të gjithë zyrtarët e një qyteti të vogël në Teksas, Cristal City. Qyteti ka gjithsej 7.500 banorë dhe pothuajse të gjithë zyrtarët lokalë janë arrestuar, të akuzuar për marrje ryshfeti.

Ndër të arrestuarit janë edhe kryebashkiaku, përfaqësuesi ligjor i qytetit, ashtu si edhe dy anëtarë dhe një ish-anëtar i Këshillit bashkiak.

Zyrtarët janë arrestuar nën akuzat se kanë marrë ryshfet dhe kanë ndihmuar kazinotë e paligjshme.

Richard Durbin, prokurori i Teksasit, ka theksuar se zyrtarët akuzohen se kanë keqpërdorur postin për t’u pasuruar përmes mitmarrjes.

Përfaqësuesi ligjor i qytetit ndërkaq akuzohet se është pjesë e rrjetit që siguronte kontrata në dëm të komunitetit në shkëmbim të 12 mijë dollarëve.

Njëri prej dy anëtarëve të Këshillit bashkiak që nuk janë arrestuar në këtë aksion, Joel Barahas, ka deklaruar se qyteti ka pësuar një dëm prej dy milionë dollarësh dhe rrezikon falimentimin.

Interesant është fakti që të arrestuarit mbeten në postet e tyre, pasi janë zgjedhur.

Media lokale shkruan se prokurori nuk ka kompetenca t’u heqë postet për të cilat janë votuar nga populli.

Deri në marrjen e vendimit për fajësinë e mundshme, e vetmja mënyrë e ndërrimit është që vetë qytetarët të bëjnë peticion.

Të akuzuarit mund të dënohen me dhjetë vjet burg dhe gjobë e pakta 250 mijë dollarë.

Next Post

City e United, në garë çmendurie për Neymar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com