• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Teksa atutomjetet në qarkullim janë shtuar, aksidentet dhe vdekjet e plagosjet e rënda rrugore janë pakësuar

by Eduard Zaloshnja
01/09/2023 11:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eduard Zaloshnja

Ndër faktorët afatshkurtër që ndikojnë në numrin e aksidenteve rrugore, numri i automjeteve në qarkullim, sasia e rreshjeve, dhe puna e policisë rrugore janë më kryesorët. Ndërsa ndër faktorët afatgjatë, më kryesorët janë sjellja e drejtuesve të mjeteve dhe kalimtarëve, si dhe cilësia e rrugëve dhe e automjeteve. Faktorët afatgjatë ndryshojnë nga dekada në dekadë, ndërsa faktorët afatshkurtër nga viti në vit.

Në këtë shkrim, analiza do të përqendrohet tek faktorët afatshkurtër: 8-mujori i parë i këtij viti, krahasauar me 8-mujorin e parë të vjetshëm.

Ndër faktorët afatshkurtër, puna e policisë rrugore nuk mund të matet në mënyrë të drejtpërdretë – ajo mund të matet vetëm në mënyrë të tërthortë, përmes indikatorëve të mortalitetit dhe morbiditetit rrugor. Ndërsa numri i automjeteve në qarkullim dhe sasia e rreshjeve janë tregues që mund të maten saktësisht.

Të dhënat nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor na tregojnë se numri i automjeteve aktive me targa shqiptare është rritur me 8.1% këtë 8-mujor, krahasuar me 8-mujorin e vjetshëm. Ndërkohë, sipas sistemit TIMS, edhe numri i automjeteve me targa të huaja të futura në Shqipëri gjatë këtij 8-mujori është rritur me 20.4% (krahasuar me 8-mujorin e vjetshëm). Por edhe sasia e përgjithshme e rreshjeve këtë 8-mujor, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, ka qenë 7.8% më e lartë se në 8-mujorin e vjetshëm.

Nisur nga shifrat e mësipërme, numri aksidenteve dhe i vdekjeve e plagosjeve rrugore mund të ishte rritur në mënyrë proporcianale (ngaqë shtimi i automjeteve në qarkullim dhe i rreshjeve rrisin probabilitetin e aksidenteve). Në qoftë se aksidentet dhe vdekjet e plagosjet e rënda rrugore do të kishin ndjekur kurbën e rritjes së mjeteve në qarkullim dhe të rreshjeve, do të kishim patur rreth 875 aksidente dhe 281 vdekje e plagosje të rënda rrugore.

Po në fakt, në 8-mujorin e parë të këtij viti janë regjistruar vetëm 766 aksidente (29 më pak se vjet në të njëjtën kohë) dhe vetëm 242 vdekje e plagosje të rënda rrugore (13 më pak se vjet në të njëjtën kohë). Pra mund të thuhet se indikatorët e mortalitetit dhe morbiditetit rrugor janë përmirësuar këtë 8-mujor, krahasuar me vjet. Puna e Policisë Rrugore mund të ketë ndikuar në këtë përmirësim.

Next Post
Berisha xheloz për samitin e Bledit: Rama i organizoi funeralin Albin Kurtit…

Berisha xheloz për samitin e Bledit: Rama i organizoi funeralin Albin Kurtit...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dyshohet se spiunonin tek Izraeli forcat iraniane të sigurisë, 20 të arrestuar rrezikojnë dënimin me vdekje

Dyshohet se spiunonin tek Izraeli forcat iraniane të sigurisë, 20 të arrestuar rrezikojnë dënimin me vdekje

March 15, 2026
E vlefshme për play Off-in e Botërorit, të hënën nis procesi i aplikimit për biletat e ndeshjes Poloni-Shqipëri

E vlefshme për play Off-in e Botërorit, të hënën nis procesi i aplikimit për biletat e ndeshjes Poloni-Shqipëri

March 15, 2026
PD mbledh Kryesinë të hënën, priten ndryshime në statut! Në pikëpyetje “neni Basha” pas lëvizjes së Salianjit

PD mbledh Kryesinë të hënën, priten ndryshime në statut! Në pikëpyetje “neni Basha” pas lëvizjes së Salianjit

March 15, 2026
Teherani i përgjigjet Trump: Khamenei është mirë dhe qeveris Iranin

Teherani i përgjigjet Trump: Khamenei është mirë dhe qeveris Iranin

March 15, 2026
Nga ndihmë në makth: Pse AI po e rrit ngarkesën në vend që ta lehtësojë atë?

Nga ndihmë në makth: Pse AI po e rrit ngarkesën në vend që ta lehtësojë atë?

March 15, 2026
Fermerët pjesëmarrës dhe përfitues të rivitalizimit rural

Fermerët pjesëmarrës dhe përfitues të rivitalizimit rural

March 15, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

Berisha i përgjigjet Ramës: Çështja Balluku nuk mbyllet kurrë

March 15, 2026
U përjashtua pasi ofendoi Juelën, Greta i kërkon falje: Selin nuk ndjen asgjë për Mirin, e ka bërë për…

U përjashtua pasi ofendoi Juelën, Greta i kërkon falje: Selin nuk ndjen asgjë për Mirin, e ka bërë për…

March 15, 2026
Rikthehet normalisht qarkullimi në rrugën Librazhd-Prrenjas, shtrohet me asfalt aksi i dëmtuar

Rikthehet normalisht qarkullimi në rrugën Librazhd-Prrenjas, shtrohet me asfalt aksi i dëmtuar

March 15, 2026
Shqiptarët “braktisin” Dubain, lufta ul ndjeshëm prenotimet për vizita turistike

Shqiptarët “braktisin” Dubain, lufta ul ndjeshëm prenotimet për vizita turistike

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In