• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Teknologjia fiton terren në mjekësi /Inteligjenca artificiale parashikon vdekjen e njeriut me një saktësi të frikshme

by Java News
08/04/2019 15:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Teknologjia fiton çdo ditë e më shumë terren në mjekësi. Një nga aplikimet më të fundit është ai në parashikimin e vdekjes së një njeriu.

Shkencëtarët kanë trajnuar një sistem të inteligjencës artificiale për të vlerësuar një dekadë të të dhënave të përgjithshme shëndetësore të paraqitura nga më shumë se gjysmë milioni njerëz në Mbretërinë e Bashkuar. Të dhënat e u ngarkuan në sistem, i cili parashikoi nëse individët rrezikoheshin nga vdekja e parakohshme – me fjalë të tjera, nëse mund të vdisnin më herët se jetëgjatësia mesatare – nga sëmundje kronike.

Parashikimet e vdekjeve të parakohshme që bënë algoritmet rezultuan më të sakta se sa parashikimet e bëra nëpërmjet metodave të tjera, thotë autori i studimit, Stephan Weng, i Universitetit të Notingamit në Britani.

Për të vlerësuar gjasat e vdekshmërisë së parakohshme të njerëzve të përfshirë në studim, studiuesit testuan dy lloje të inteligjencës artificiale: “learning deep,” në të cilën rrjetet e shtresuara të përpunimit të informacionit ndihmojnë një kompjuter për të mësuar nga shembujt; dhe “random forest”, një opsion më i thjeshtë i inteligjencës artificiale që kombinon modele të shumëfishta, për të shqyrtuar rezultatet e mundshme.

Në fund, studiuesit i krahasuan përfundimet e modeleve të inteligjenës artificiale me rezultatet nga një algoritëm standard, i njohur si modeli Cox.

Duke përdorur këto tre modele, shkencëtarët vlerësuan të dhënat në Biobank të Britanisë së Madhe – një bazë të dhënash me akses të hapur për të dhënat gjenetike, fizike dhe shëndetësore – të paraqitura nga më shumë se 500 000 njerëz në vitet 2006-2016. Gjatë asaj kohe, gati 14 500 pjesëmarrës vdiqën nga kanceri, sëmundjet e zemrës dhe ato të rrugëve të frymëmarrjes. /TemA Tv

g.kosovari

Next Post
Manastirliu në qendrën sociale në Shkozë: Kujdes shëndetësor afër vendbanimit për komunitetin rom

Manastirliu në qendrën sociale në Shkozë: Kujdes shëndetësor afër vendbanimit për komunitetin rom

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministri Gogu vizitë në Romë, në fokus forcimi i bashkëpunimit në drejtësi dhe integrimi në BE: Italia, partner i rëndësishëm në rrugën tonë!

Ministri Gogu vizitë në Romë, në fokus forcimi i bashkëpunimit në drejtësi dhe integrimi në BE: Italia, partner i rëndësishëm në rrugën tonë!

November 10, 2026
“Kosova shtet i pavarur”- Raporti BE-Serbi, Rama nga Parisi: Nuk ka më asnjë mënyrë për ta kthyer në fantazi të re serbe!

“Jemi transformuar në ‘talebanët’ perëndimorë”- Rama: Kemi qenë Koreja e Veriut e Evropës, sot jemi evropianët më të mirë që mund të gjeni!

November 10, 2026
“Kush fiton më shumë, paguan më shumë!”- Balla për Buxhetin 2027: Ne jemi socialistë dhe kemi një parim që s’e negociojmë! Kundërshtarët…

“Kush fiton më shumë, paguan më shumë!”- Balla për Buxhetin 2027: Ne jemi socialistë dhe kemi një parim që s’e negociojmë! Kundërshtarët…

November 10, 2026
“Kosova shtet i pavarur”- Raporti BE-Serbi, Rama nga Parisi: Nuk ka më asnjë mënyrë për ta kthyer në fantazi të re serbe!

“Kosova shtet i pavarur”- Raporti BE-Serbi, Rama nga Parisi: Nuk ka më asnjë mënyrë për ta kthyer në fantazi të re serbe!

November 10, 2026
E plotë/ “Vendimtare janë dhe zhvillimet në Europë”- Rama: Shqipëria synon t’i mbyllë negociatat me BE-në në fund të vitit 2027! Ne do përfundojmë…

E plotë/ “Vendimtare janë dhe zhvillimet në Europë”- Rama: Shqipëria synon t’i mbyllë negociatat me BE-në në fund të vitit 2027! Ne do përfundojmë…

November 10, 2026
“Lojë luftash“ me Kavajën!

Bashkë me Belerin ka humbur dhe SPAK-u dhe opozita

November 10, 2026
Aksidenti i rëndë në aksin Gjirokastër-Kakavijë, humb jetën pas plagosjes së rëndë drejtuesi 64-vjeçar i motorit! U përplas nga 35-vjeçari me mjet

Aksidenti i rëndë në aksin Gjirokastër-Kakavijë, humb jetën pas plagosjes së rëndë drejtuesi 64-vjeçar i motorit! U përplas nga 35-vjeçari me mjet

November 10, 2026
Prezantuesja e njohur gjendet e vrarë në dhomën e gjumit, bashkëshorti arrestohet si i dyshuar! E motra vrapoi…

Prezantuesja e njohur gjendet e vrarë në dhomën e gjumit, bashkëshorti arrestohet si i dyshuar! E motra vrapoi…

November 10, 2026
“Opozita u fsheh pas të rinjve të radikalizuar”- Rama flet për protestat nga Forumi i Paqes në Paris: Një numër i vogël përshkallëzoi në dhunë!

“Opozita u fsheh pas të rinjve të radikalizuar”- Rama flet për protestat nga Forumi i Paqes në Paris: Një numër i vogël përshkallëzoi në dhunë!

November 10, 2026
pellumb karameta

Pse Rama vlen të qeverisë?

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In