• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Teknologjia e gazit të lëngshëm, Balluku: Shpërndarja me kontenier në tregun shqiptar, mundësi e shkëlqyer për ne

by Java News
05/02/2020 10:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ishte sot e pranishme në seminarin me temë “Mbi Teknologjinë e Gazit të Lëngshëm në shkallë të vogël dhe shpërndarjen e tij me kontejnerë në Europën Qendrore dhe Lindore.

Në fjalën e saj ministrja Balluku u shpreh besimplotë se gazi natyror i lëngshëm mund të gjejë shumë përdorime në vendin tonë dhe të kontribuojë në strategjinë tonë të diversifikimit të furnizimit me energji, duke sjellë përfitime të shumta direkte për përdoruesit fundorë përsa i përket kostos dhe efikasitetit.

“Ky takim ndërinstitucional dhe gjithëpërfshirës është i rëndësishëm për Shqipërinë për dy arsye të veçanta: Së pari, ky bashkëpunim do të përforcojë më tej partneritetin strategjik të konsoliduar tashme midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe së dyti, sepse studimi i potencialit të depërtimit të gazit natyror të lëngshëm në shkallë të vogël dhe shpërndarjen me kontenier në tregun shqiptar, është një mundësi e shkëlqyer për ne”, u shpreh Balluku.

Në seminar ishin të pranishëm gjithashtu, Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, Asistent Sekretari për Hidrokarburet në Departamentin Amerikan të Energjisë, Steven Winberg, drejtues Institucionesh si dhe ekspertë amerikanë në fushën e gazit të lëngshëm.

“Ndikon edhe tek çmimi i ulët, por edhe për të ulur ndotjen. Duam ta shohim Shqipërinë mirë dhe ta ndihmojmë Shqipërinë”, tha Yuri Kim.

Fjala e Plotë:

Do të doja fillimisht të falënderoja Departamentin Amerikan të Energjisë për partneritetin me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë për këtë tryezë mbi hulumtimin e “Potencialit të penetrimit dhe aplikimit të Gazit të Lëngshëm Natyror (LNG) në Evropën Qendrore dhe Lindore”, si dhe për studimin që do të vijojë.

Falënderoj Ndihmës Sekretarin Ëinberg për nxitjen e kësaj nisme, Ambasadoren Kim për mbështetjen e saj dhe të gjithë përfaqësuesit e Departamentit Amerikan të Energjisë, Ambasadës Amerikane në Tiranë dhe Shoqatës së Energjisë së Shteteve të Bashkuara për angazhimin e tyre në organizimin e kësaj tryeze.

Ky takim nderinstitucional dhe gjitheperfshires është i rëndësishme për Shqipërinë për dy arsye të veçanta:
Së pari, ky bashkëpunim do të përforcojë më tej partneritetin strategjik të konsoliduar tashme midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës,

dhe së dyti, sepse studimi i potencialit të depërtimit të gazit natyror të lëngshëm në shkallë të vogël dhe shpërndarjen me kontenier në tregun shqiptar, është një mundësi e shkëlqyer për ne.

Ne jemi besimplotë se gazi natyror i lëngshëm mund të gjejë shumë perdorime në vendin tonë dhe të kontribuojë në strategjinë tonë të diversifikimit të furnizimit me energji, duke sjellë përfitime të shumta direkte për përdoruesit fundorë përsa i përket kostos dhe efikasitetit.

Debati mbi gazin natyror si një burim energjie, lidhet ngushte me qendrime gjeostrategjike dhe gjeopolitike, pa lene me nje ane dhe sensitivitetin e grupeve ambjentaliste por, diversifikimi i furnizimit me energji te qendrueshme është i domosdoshëm, sidomos për një vend si Shqipëria, i cili mbështetet tërësisht në energjitë e rinovueshme, duke krijuar varësi ekstreme nga importi vecanerisht gjatë sezonit të verës.

Krijimi apo përdorimi i burimeve alternative të gjenerimit të energjisë, kontribuon drejtpërdrejt në rritjen e sigurisë së furnizimit, duke garantuar eficence te vijueshme të sistemeve ekzistuese të tregut të energjisë si dhe të ekonomisë në tërësi.

Qeveria shqiptare po zbaton në mënyrë strategjike politikat e saj të energjisë për zhvillimin e qëndrueshëm, duke e konsideruar së pari gazifikimin e vendit si një objektiv thelbesor për sigurinë dhe diversifikimin e furnizimit energjitik.
Në këtë kontekst, pas transpozimit të Paketës së Tretë të Energjisë, Shqipëria ka vijuar me hartimit e një legjislacioni dytësor per tregut e gazit që përputhet me aktet evropiane.

Qeveria Shqiptare ka prioritet zhvillimin e tregut te gazit, ndaj jemi të angazhuar plotësisht në përmirësimin e vazhdueshëm të kornizës ligjore, fiskale, administrative dhe rregullatore.

Masterplani ynë për gazifikimin e Shqipërisë, përfshin ndërlidhje të shumta me rajonin dhe rrjetet evropiane të gazit, dhe parashikon disa shtylla kryesore për zhvillimin e tij si Gazsjellësin Adriatiko-Jonian dhe atë ALKOGAP, por vlen te theksohet dhe ambicia jone per krijimin e një Depozitë Nëntokësore Gazi në Shqipëri.

Shqipëria po konsideron gjithashtu një Terminal LNG në bregdet, si një burim alternativ furnizimi dhe si një ndër komponentët e sistemit të “depozitimit të energjisë”.

Megjithatë, këto projekte ambicioze kërkojnë kohë dhe financim të konsiderueshem, ndërkohë që Shqipëria ende nuk ka një treg gazi natyror.

Hapja e tregut shqiptar kundrejt gazit të lëngshëm natyror, bazuar mbi eksperincat e suksesshme te shumë vende të tjera , si dhe mbështetja në përvojat e tyre për përshpejtimin e depertimit të tij në treg, është një kontribut serioz në diversifikimin e furnizimit me energji, zhvillimin e tregut dhe përthithjen e Investimeve të huaja direkte.

Në këtë drejtim, perspektiva e fillimit të një Studimi Teknik dhe Politikash me përkrahjen e Departamentin Amerikan të Energjisë, për një “element energjetik” të munguar në vend dhe vecanerisht duke u përqëndruar në infrastrukturën që Shqipëria duhet të mundësojë për zgjidhjet LNG në shkallë të vogël, është shumë e rëndësishme , pasi do te :

Përshpejtojë futjen e gazit natyror në Tregun Shqiptar;
Do të krijojë hapësira të reja investimi për aktorë të ndryshëm;
Do të ofrojë mundësi të reja punësimi;
Do të mundësojë transferimin e teknologjisë në burimet njerëzore lokale duke krijuar nje kapital te ri per vendin
Dhe do të kontribuojë në zhvillimin e përgjithshëm të ekonomisë shqiptare dhe integrimin e saj me asete të ngjashme energjetike në rajonin e Adriatikut.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë do të reflektojë me vëmendje mbi gjetjet e këtij studimi dhe do të implementoje sugjerimet e tij, në mënyrë që të përparojë dhe lehtësojë penetrimin e gazit natyror të lëngshëm në Shqipëri edhe përpara vendosjes së tubacioneve.

Aplikimi i suksesshmëm i LNG në shkallë të vogël në Shqipëri do të nënkuptojë vendosjen e një pjese kritike të munguar në “puzzle-in energjitik” duke krijuar përfitime të mëdha për të gjithë aktorët:

• për përdoruesit fundorë ulje të kostos,
• për kompanitë vendore dhe ndërkombëtare mundësi të reja të biznesit;
• dhe për Qeverinë e Shqipërisë diversifikim të burimeve dhe si rrjedhojë rritjen e pavarsisë energjitike.

Tryeza e sotme është një platformë e shkëlqyer për të shkëmbyer ide, për të ndarë praktikat më të mira dhe për të identifikuar mundësitë e tregut. Por pa harruar se është është studimi ai që do të masë potencialin real të aplikimit të zgjidhjeve LNG në shkallë të vogël dhe të shpërndarjes së LNG me kontenier, duke mundësuar kështu aktivizimin e tregut të gazit dhe aktorëve të tij sa më pare. Mbështetja e Departamentit Amerikan të Energjisë nëpërmjet këtij studimi është shumë e vyer dhe ne e vlerësojmë atë maksimalisht.

Shqiperia tashme ka te gjitha premisat, mundesite dhe kapacitetet per t’u zhvilluar ekonomikisht e per te luajtur nje rol te rendesishem ne rajon, si nje vend me pozite te favorshme gjeografike, ku Zoti bujarisht i ka ofruar pasuri natyrore, te cilat duhen administruar me kujdes e profesionalizem, por pervoja e munguar dhe kapacitet njerezore te pakta sigurisht kerkojne partneritete dhe mbeshtetje te fuqishme si shtysa drejt suksesit.

Jemi të lumtur per nisjen ketij partneriteti me SHBA ne sektorin energjitik, pasi eksperinca ne fushat e tjera jetike si drejtesia apo mbrojtja, ka treguar se kur jemi ne krah te partnereve tane strategjik, suksesi eshte i garantuar.

Jemi besimplote se permes nismës për zgjerimin e eksporteve amerikane të energjisë dhe rritjen e sigurisë së energjisë kudo në botë, Shqiperia do te perfitoje duke zbatuar strategjine qeveritare per diversifikimin e burime , me rezultat uljen e importeve dhe rritjen e sigurise dhe pavaresise energjitike. /e.s/

Next Post
Ambasadorja e Kroacisë në BE ia thotë troç homologut britanik: Shyqyr që na u hoqët qafe!

Ambasadorja e Kroacisë në BE ia thotë troç homologut britanik: Shyqyr që na u hoqët qafe!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

21 Janari/ Bamir Topi: E vërteta duhet të ndriçohet! Ina Rama më shprehu shqetësimin se…

Bamir Topi: Ols Dadon e solli Ina Rama për firmë, ajo është përgjegjëse për emërimin!

April 14, 2026
Zjarri në pallatin pranë QSUT, MIA: Flakët janë vënë në kontroll, por nuk janë shuar plotësisht, po kontrollohet çdo apartament

Zjarri në pallatin pranë QSUT, MIA: Flakët janë vënë në kontroll, por nuk janë shuar plotësisht, po kontrollohet çdo apartament

April 14, 2026
Takimi i parë i dy qeverive në më shumë se 30 vite, nisin negociatat për paqe mes Izraelit dhe Libanit

Takimi i parë i dy qeverive në më shumë se 30 vite, nisin negociatat për paqe mes Izraelit dhe Libanit

April 14, 2026
Vodhën sende me vlerë mbi 1 mln paund, goditet banda e “skifterave” shqiptarë në Britaninë e Madhe (EMRAT)

Vodhën sende me vlerë mbi 1 mln paund, goditet banda e “skifterave” shqiptarë në Britaninë e Madhe (EMRAT)

April 14, 2026
Vdekja e një 19-vjeçareje në Greqi, arrestohet një shqiptar

Vdekja e një 19-vjeçareje në Greqi, arrestohet një shqiptar

April 14, 2026
Ish-kandidati për deputet në Kroaci, kritika samitit të diasporës: Nuk u përmend Prishtina

Ish-kandidati për deputet në Kroaci, kritika samitit të diasporës: Nuk u përmend Prishtina

April 14, 2026
Samiti i Diasporës, Krasniqi: Nuk mundesh ta ushqesh publikun me show. Zëri joqeveritar, i papërfaqësuar

Samiti i Diasporës, Krasniqi: Nuk mundesh ta ushqesh publikun me show. Zëri joqeveritar, i papërfaqësuar

April 14, 2026
Del video, ja si nisi zjarri në pallatin që u “përpi” nga flakët pranë QSUT-së

Del video, ja si nisi zjarri në pallatin që u “përpi” nga flakët pranë QSUT-së

April 14, 2026
Kosovë, partitë i japin dritë jeshile dërgimit të trupave në Gaza! Votimi pritet të bëhet në seancën e së premtes

Kosovë, partitë i japin dritë jeshile dërgimit të trupave në Gaza! Votimi pritet të bëhet në seancën e së premtes

April 14, 2026
Zjarri në kompleksin e banimit në Tiranë/ Shkon në 11 numri i personave të lënduar

Zjarri në kompleksin e banimit në Tiranë/ Shkon në 11 numri i personave të lënduar

April 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In