• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Teknikët” i lanë ministritë me miliona dollarë borxhe

by A R
30/11/2017 17:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Borxhet që kanë krijuar institucionet publike janë rritur me 5.6 milionë dollarë vetëm gjatë 3 muajve Korrik – Shtator të këtij viti, që përkon me periudhën kur një pjesë e qeverisë përbehej nga ministrat teknikë. Ndryshe nga raportet e tjera që harton ministria e Financave çdo vit, në shkresën me listën e ministrive që kanë krijuar detyrime ndaj privatëve jashtë planeve buxhetore dominojnë emra ministrish që nuk kanë qenë problematike më parë.

Për këto tre muaj, vendin e parë për borxhet më të mëdha e mban Ministria e Brendshme me 2.2 milionë dollarë detyrime, ndërsa e dyta është po ashtu një ministri e drejtuar nga teknikët të ardhur në qeveri. Ministria e Financave dhe Drejtoria e Tatimeve kanë krijuar në total 1.3 milion dollarë detyrime, e ndjekur nga Ministria e Drejtësisë, ajo e Mjedisit dhe Arsimit e Sportit. Në listën me borxhet më të larta që ka administrata ndaj sektorit privat, 4 prej 5 institucioneve më problematike janë ato të drejtuara nga ministrat teknikë.

Ministria e Infrastrukturës është institucioni që ka detyrimet më të mëdha në vite, por në tre muajt e verës borxhet e krijuara janë vetëm 160 mijë dollarë. Situata problematike me fatura të papaguara paraqitet edhe në vendimet gjyqësore që kanë lindur deri në muajin Shtator, ku sërish vendin e parë e ka ministria e Brendshme me 6.4 milion dollarë, Infrastruktura me 6 milionë, Drejtësia me 2.3 milionë  dhe Financat me Shëndetësia me nga 1 milion dollarë secila.

Dy muaj më parë ministria e Financave ka kallëzuar penalisht drejtues të Autoritetit Rrugor për krijimin e borxheve, ndërsa mësohet se auditi do të ketë edhe në institucionet e tjera. Teknikët ndërkohë kanë depozituar në prokurori kallëzim pena për lëvizjet në administratë gjatë periudhës së zgjedhjeve. /KLAN/b.d

Next Post
Energjia, probleme furnizimi për shkak të motit të keq

Ndërron jetë elektriçisti në Fier, po riparonte defektin e shkaktuar nga reshjet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com