• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Teknik i Kuq

by Edison Ypi
12/02/2024 11:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Edison Ypi

Një ditë të ftohtë vjeshte me shi të imët dhe mjegull të bardhë, Kryeministri Mehmet Shehu erdhi për vizitë në Politeknikumin 7 Nëntori.

“Na duhen teknik të kuq” tha Kryeministri sapo nisi fjalimin para nxënësve dhe pedagogëve.

Tani pas kaq vitesh kur lëkura më është rreshkur dhe qafa më është trashur, ngjyra e teknikëve s’më bën asnjë përshtypje. Por kur isha i fildishtë, 17, ato fjalë, pasi ma çpuan tejpërtej kokën, më mbetën për gjithë jetën vëth në vesh.

Desha të uluras sa të tundej Dajti dhe të trembej Ndroqi:

-Shoku Kryeministër, ku gjithçka është e zezë, si mund të ketë teknik të kuq ? Kam nja tre a katër vjet që dua të arratisem. Po s’u arratisa, shkollën do e kryej. Por teknik i kuq nuk bëhem. Harroje. Po s’e harrove, sëmuresh. Dhe veten vret.

Dikush më solli në vete nga këto ëndërrime duke më rënë në sup. Ik, tha, urgjent në ofiçinë.

Ofiçinën e kisha si ushtari llogoren. Përveç ditës më të lumtur të javës që ishte dita e praktikës, në ofiçinë shkoja çdo ditë nga mesdita në mesnatë. Atje punoja, atje mësoja, atje mbrohesha, atje heshtja, qeshja, qaja.

Me të arritur në ofiçinë, më dhanë të vesh një kominoshe të re si të skuadroneve të proletarëve te 1984 i George Orwellit. Më thanë të pres para tornos kryesore, tornos ruse “Красные пролетарии” (Proletarët e Kuq).

U muar vesh se pas pak Kryeministri do vizitonte ofiçinën. Mes tjerash, repartin e tornerisë, tornon e proletarëve të kuq rusë para të cilës Kryeministrin e kuq do e prisja unë tekniku i zi me kominoshe blu.

Para se të arrinte te “Krasni”, Kryeministri do kalonte nëpër një korridor të shkurtër dhe të gjërë ku do përururonte një shkoqëse kallinjsh misri. Shkoqësja disgustoze me nofulla gize e shekullit të kaluar, dukej si diagaç i luftës së parë botërore.

Haberi për diçka të pakëndëshme që kishte ndodhur kur Kryeministri kishte kqyrur shkoqësen, arriti në torneri me shpejtësi supersonike, më përpara se Kryeministri dhe shpura e tij.

Pasi paskej pritur që shkoqësja e kallamoqit të shkoqte një kalli, Kryeministri kishte shqiptuar fjalët e frikshme:

-Nga 1 kalli misri që shkoqi kjo karrakatinë, 10 kokrra i hodhi në dysheme. Sa kokrra misri humbasim po të shkoqim 1 ton kallamoq me këtë vjetërsirë ? Nuk dini as nuk doni të punoni. Jeni borgjezuar. Duhet të shkoni të tretni dhjamrat nëpër fshatra me baltra.

Nga shkoqësja, drejt e te tornoja sovjetike, Kryeministri i kuq gjak, shtrëngoi duart me teknikun e zi qymyr me kominoshe blu.

Rretherrotull tornos ruse, kamera që fimuan shtrëngimin e dorës së kuqe me dorën e zezë për një dokumentar të ardhshëm me rastin e vizitës.

Lakej me laps e letër në duar duke marrë shënime.

Teknik të kuq nxënësa moshatarë me teknikun e zi, zhytur në ekstazë revolte: Ne që i kemi prindërit kuadro në Komitetin Qëndror, drejtora në Komitetin Ekzekutiv, oficera në Sigurim, nuk është e drejtë, nuk është parimore, nuk ështe marksiste leniniste, të rrimë duarkryq kur Kryeministri shtrëngon duart me një sorollop kolaboracionistash. Lepale por po e marrin dhe në film. Do ankohemi. Do protestojmë. Do shkruajmë letra anonime. S’do lemë yll në qiell pa fikur për tu kujtuar edhe një herë masave punonjëse se armiku më i rrezikshëm është ai që harrohet.

Shtrëngimi i duarve të ftohta, kamerat e qelqta, gjymtyrët e ngrira, surratet e mpira, buzëqeshjet e shtirura, pardesytë e lagura, kasketat e rrasura, ma kallën datën.

Punoja si i marrë. Punoja dhe heshtja. Punoja dhe qepja gojën. Romani E Kuqja dhe e Zeza s’është ai i Stendalit. Është ky i imi me tornon e kuqe që më bëri teknik të zi.

Pasi hodhi një herë sytë rrotull, Kryeministri mu drejtua, fjalpërfjalë:

-Ku do punosh kur ta mbarosh shkollën?

Për një çast më vetëtiu t’i them “Ku të më hedhin…si rraqe, si leckë, si kockë”. Se kur të degnisnin me punë diku, ose të syrgjynosnin ushtar, kështu thoshin: “Filanin e hodhën me punë në Leskovik”. Ose “Fistekun e hodhën ushtar në Kukës”.

Pas përgjigjes imagjinare me kunj, shqiptova klishenë shpëtimtare:

-Ku të ketë nevojë Atdheu.

Kryeministri bëri një gjest mosbesues gjysëm ironik gjysëm qesharak tip: posi ore posi, na mbushe mendjen, nuk ma hedh dot mua, dhe u largua.

Un gënjeva për pritshmërinë e punësimit pas mbarimit të shkollës.

Ai, Kryeministri, u tall dhe kërcënoi në korridor me shkoqësen e misrit dhe me pyetjen klishè ku do punoja.

Letargut që priste të ngrohej moti, ky bilanc i mjaftoi.

Teknik i kuq, torno e kuqe, proletar i kuq, kënd i kuq, gjak i kuq, ishin të gjitha rrena, fantazira, kllapira, broçkulla.

E vërtetë ishte se Teknik i zi isha, inxhinier i zi u bëra.

Ata të kuq dhe të kotë. Un i vërtetë dhe i zi.

Sot e mot e përgjithmonë. Falë motorrit që e ngriti dhe mbajti gjallë atë shkollë, Harry Fultzit.

Next Post
Një foto intime shkaku? Familjarët akuzojnë: Vajza s’është hedhur nga pallati, e ka shtyrë ai legeni!

Një foto intime shkaku? Familjarët akuzojnë: Vajza s'është hedhur nga pallati, e ka shtyrë ai legeni!

Comments 1

  1. Telemak Kameleti says:
    2 years ago

    Sa ngjan me Luli Bashën në atë foto mo Yp…..njëherë ma hyp, pastaj ta hyp.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dy të vdekur dhe pesë të plagosur nga një ortek në Itali

Dy të vdekur dhe pesë të plagosur nga një ortek në Itali

March 21, 2026
35 vite më pas: Pse nuk u dënuan kurrë krimet monstruoze të komunizmit në Shqipëri

Asgjësimi dhe vetëasgjësimi i opozitës

March 21, 2026
Aksident në Pogradec, makina përplas çiftin e bashkëshortëve që udhëtonte me motor, dërgohen në spital

Aksident në Pogradec, makina përplas çiftin e bashkëshortëve që udhëtonte me motor, dërgohen në spital

March 21, 2026
Meta kërkon lirinë, GJKKO shqyrton të martën kërkesën! Për herë të parë ofron edhe garanci pasurore

Meta kërkon lirinë, GJKKO shqyrton të martën kërkesën! Për herë të parë ofron edhe garanci pasurore

March 21, 2026
Shqipëria prezantohet në MIPIM 2026, një magnet për investitorët dhe arkitektët ndërkombëtarë

Shqipëria prezantohet në MIPIM 2026, një magnet për investitorët dhe arkitektët ndërkombëtarë

March 21, 2026
Intervista nga Ilva Tare: Sa na rrezikon inteligjenca artificiale dhe si të mbrohemi

Intervista nga Ilva Tare: Sa na rrezikon inteligjenca artificiale dhe si të mbrohemi

March 21, 2026
Alban Bushi: Lista e Kombëtares, më e mira e mundshme. Polakët e kanë frikë Muçin

Alban Bushi: Lista e Kombëtares, më e mira e mundshme. Polakët e kanë frikë Muçin

March 21, 2026
Çmimi i naftës, biznesi në Kosovë: Kurti të hartojë paketë mbështetëse

Çmimi i naftës, biznesi në Kosovë: Kurti të hartojë paketë mbështetëse

March 21, 2026
OBSH: Duhanpirja, kërcënimi më i madh i Europës! Tendencë rritëse te gratë dhe adoleshentët

OBSH: Duhanpirja, kërcënimi më i madh i Europës! Tendencë rritëse te gratë dhe adoleshentët

March 21, 2026
Fushatë mashtrimi me telefonata nga interneti/ Ekspertja: Mos jepni të dhëna, ndërprisni komunikimin

Fushatë mashtrimi me telefonata nga interneti/ Ekspertja: Mos jepni të dhëna, ndërprisni komunikimin

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In