• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tek selia e PD ranë maskat: njëri unik në mizori, tjetri mizor unik

by
10/01/2022 10:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Emili Bibolli

Ngjarja e ndodhur dje në Selinë e Partisë Demokratike sado qesharake të duket, është një ngjarje që besoj u la të gjithëve, të majtë, të djathtë dhe njerëzve pa bindje politike një shije shumë të hidhur. E kisha menduar disa herë një përplasje të tillë por në fund dyshimet e mia shuheshin duke menduar që për 8 vjet z.Basha nuk bëri as përpjekjen më të vogël për t’u çliruar nga tutela e z.Berisha. E megjithatë në momentin më të (pa)përshtatshëm përplasja e tyre ndodhi. Ajo që ndodhi dje i ngjan një kurthi të mirëmenduar nga z.Berisha, kurth ky të cilit Lulzim Basha i përfolur shpesh si politikan i papjekur politikisht, u duk qartë se nuk i shpëtoi dot.

Z.Berisha ka provuar të jetë unik në mizorinë e vet, mizori e cila i ka rrënjët e thella, filluar që në krye të karrierës së tij politike, vazhduar me vitin 1997 ku bandat zaptuan rrugët e Shqipërisë, dhe shqiptarët humbën të ardhurat nëpërmjet firmave piramidale dhe sa e sa raste te tjera. I katapultuar në politikë nëpërmjet lëvizjes studentore edhe pse dikur pjesë e familjes së madhe të regjimit komunist, u kujdes që ti jepte vendit dhe shoqërisë shqiptare goditje të njëpasnjëshme pa marrë parasysh vuajtjet dhe tmerret që përjetoi kjo shoqëri nga regjimi komunist për plot 45 vjet. Mizoria e tij u shpalos në ngjarjen e Gërdecit, ku ende edhe sot familjarët e viktimave nuk kanë marrë drejtësi dhe kulmoi me 21 Janarin, me katër shqiptarë të vrarë në bulevard të cilët protestonin kundër qeverisë së tij.

Kurthi i djeshëm i tij, nxorri në dritë edhe mizorinë deri tani të kamufluar të z.Basha që deri më sot ishte menduar të jetë gjithçka por jo i tillë. U katapultua në politikë nga Sali Berisha, përfitoi disa poste të rëndësishme përsëri nga Sali Berisha, i cili në 2013 i dhuroi dhe postin e kreut të PD pa asnjë meritë apo garë të ndershme. Thonë se pushteti i shpërfytyron politikanët, në Shqipëri ndodhka që edhe opozitarizmi i shpërfytyron ata. Ilustrimi tipik është z.Basha i cili tradhëtoi çdo kauzë që ngriti sëbashku më mbështetësit e tij, tradhëtoi votuesit dhe dorëzoi mandatin e deputetit, tradhëtoi çadrën dhe u ul me z.Rama, tradhëtoi demokratët dhe braktisi zgjedhjet bashkiake në vitin 2019, e shumë të tjera. Kulmi i mizorisë së z.Basha arriti pikërisht dje, ku pa menduar qoftë edhe një sekondë se ata që po u mbusheshin mushkëritë me gaz lotsjellës dhe po dhunoheshin në mënyrë makabre me shkopinj druri në ballkonin e asaj godine, ishin të njëjtët shqiptarë që e kanë shoqëruar në çadër, në protestat kundër qeverisë apo e kanë votuar. Ra menjëherë në kurth, harroi se dikur sulmonte z.Sandër Lleshaj dhe z.Edi Rama për përdorimin e gazit në protestë, dhe përdori të njëjtën strategji për të shpërndarë turmën, akt ky që tregon shumë për karakterin e atij që pretendon të qeverisë shqiptarët në të ardhmen.

Ngjarja e djeshme rrëzoi përfundimisht maskat e këtyre dy politikanëve, të cilët nuk ndalen së akuzuari njëri-tjetrin çdo ditë me të njëjtat akuza. Kulmi arrin kur secili akuzon njëri-tjetrin se po i shërben Kryeministrit të vendit, duke bërë sikur se kuptojnë se po i shërbejnë të dy atij. Një situatë e tillë do i shërbente kujtdo që do ishte në krye të maxhorancës. Të dy e dinë mirë këtë, por nuk duan t’ia dinë për sa kohë që një pjesë e ujit shkon nëpër mullinjtë e tyre respektivë.

Unë kam një pyetje të thjeshtë, po vendit kush i shërben? Shqiptarëve kush u shërben? Një gjë është e sigurt, asnjë nga 4 figurat kryesore të politikës shqiptare sot nuk i shërben vendit.
Shqiptarët kurrë nuk i kanë merituar qeveritë që kanë pasur e as politikanët që kanë votuar. Shqiptarët nuk i kanë bërë asgjë këtij vendi e mbi të gjitha nuk i kanë asnjë borxh këtij vendi, përkundrazi politika shqiptare është në borxh të thellë me shqiptarët. Është në borxh sepse kjo politikë kurrë nuk i dha këtij kombi modele konstruktive por i dha modelet e vjedhjes, vrasjes, luftës për pushtet, nuk mbolli kurrë farën e dashurisë dhe mirëkuptimit midis shqiptarëve por mbolli farën e luftës nëpërmjet ndasisë “ne dhe ata”. Kjo politikë bëri të vetmen gjë që di të bëjë më mirë, promovoi dhe mbështeti sistemin e antivlerave, pabarazisë, pandershmërisë dhe rrëzoi sistemin e meritokracisë, vlerave dhe drejtësisë.

Vendosini çfarë emër të doni kësaj kohe të çmendur në të cilën po jetojmë sot, sepse vetëm demokraci nuk quhet. Demokracia për fatin e saj të keq dhe fatin e mirë të politikanëve shqiptarë, u përdhunua që në foshnjëri në këtë vend. Ne kurrë nuk kemi jetuar në demokraci, por në një autokraci moderne, me disa të drejta më shumë, dhe me të njëjtët ekzekutues të demokracisë mbi kokat tona.

Next Post
Vdekja e 3-vjeçarit/ “Na gënjyen për kamerat”, familjarët para prokurorisë: S’mund të jetë mbytur në atë lartësi!

Vdekja e 3-vjeçarit/ "Na gënjyen për kamerat", familjarët para prokurorisë: S’mund të jetë mbytur në atë lartësi!

Comments 1

  1. Agron says:
    5 years ago

    Analizë shumë të saktë,bravo.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

November 6, 2026
Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

November 6, 2026
Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

Putin zbulon datën e negociatave për Ukrainën: Rusia, SHBA-të dhe Kievi në të njëjtën tryezë bisedimesh!

November 6, 2026
“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

November 6, 2026
Lufta me Rusinë/ Paketat e reja të ndihmave, Zelensky: Javën e ardhshme takime me partnerët europianë!

Zelensky i bën thirrje SHBA-së për raketat “Patriot”: Mos i shtyni dërgesat, Rusia po planifikon sulme të reja!

November 6, 2026
“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

November 6, 2026
“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

November 6, 2026
Giorgos Mazonakis, zëri i njohur i muzikës greke që la gjurmë në skenë dhe në repertor

Mediat greke zbulojnë detaje tronditëse: Dëshmi shokuese për vdekjen e këngëtarit Giorgos Mazonakis, ekipet e EKAB…

November 6, 2026
Trump sulmon demokratët në fjalimin e fundit para zgjedhjeve: Janë jashtëzakonisht të rrezikshëm

Trump: Izraeli dhe Lindja e Mesme nuk do të ekzistonin pa ndërhyrjen e SHBA-ve ndaj Iranit!

November 6, 2026
Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In